Vargjet e Arben Dukës!

April 2, 2013 15:25

Vargjet e Arben Dukës!

Më mirë djepi bosh…

Tash po mbushen katër vjet,
Që nisa këto shigjeta,
Kundër krimit me pushtet,
Që quhet Berisha-Meta!

Me Berishën në pushtet,
LSI-së i ndiu fati,
Dhe në gjithë këta vjet,
Asnjë gjë të majtë nuk pati!

Dhjetëra herë e kam thënë,
Qartësisht si drit’e syve,
Gremina ku kemi rënë,
Është vepër e të dyve!

Tani flasin ca e ca,
Po njëlloj siç flet i piri:
“Që të vijmë në pushtet,
Duhet patjetër Iliri!”

Pse s’hapet e zeza tokë,
Që paqja t’i vijë njeriut:
“Po Iliri more shokë,
Është gjysma e Saliut!”

Domethënë që LSI-ja,
Nuk qenka dhe fare zgjyrë?!
Domethënë dhe xha Salia,
Mos na del vall’ burrë i mire?!

Parë në këtë aspekt,
Do të qe më e pranueshme,
Aleanca me…. PD-në,
mbasi është “më e qëndrueshme”

Mbasi është “më e qëndrueshme”
sesa me partinë e Metës,
Ku Katra për ironi,
I vë shumë kushte Shtatëdhjetës!

Kjo që sapo thashë më lart,
Mund t’ju duket si skandal,
Po Saliu me Ilirin,
Kanë të njëjtin moral!

Po qe se këta të kalbur,
Opozita nuk mund dot,
Na tregon që është e mardhur,
Dhe ne jemi ngjirur kot!

Po do Meta aleancën,
Kurrë besë mos i zini,
Po nëse e doni ju,
Atëherë TURP TË KINI!

Nuk sjell dot asgjë të mirë,
Një parti në dekadencë,
Nëse vejn Meta këtej,
Unë do iki me urgjencë!

Unë do iki me urgjencë,
Po s’do vete te Saliu,
Më intereson e drejta,
Jo kolltuk’ i një njeriu!

E kam thënë dhe tjetër herë,
Si tani në kohë të rënda:
“Më mirë të jetë djepja bosh,
Se shejtani të hyjë brenda!”

April 2, 2013 15:25
Komento

11 Komente

  1. eduard April 2, 15:44

    hallall Beno , ke shum shum po shum te drejte ama ,edhe une do iki e bashke me mua shume njeres te themi socialiste qe kishin shprehse per me shume pune e buke.Te jete i bindur Rama qe njerzit qe kerkojne interesa personale nga pushteti do ti kete me vete.Me aleance me LSIN do te maresh me pak vota sec do te merje vetem

    Reply to this comment
  2. NjeQytetarOptimist April 2, 16:00

    Arben, te kam lexuar gjithmone qe kur thurje vargje ne fillim tek Shekulli..Eshte e kote te thuresh me vargje per politiken..Sonte u demostrua qe politika shqiptare eshte aty jo te japi demokraci tek populli, por ti mbaje ata ne varg rresht si dele dhe te jene gjithmone ne karrige..Shqiperia nuk behet Arben..Do te lexoj gjithmone por qe ketej e tutje lerja politiken ujqerve dhe thur ca vargje per jeten dhe natyren…Faik Konica paska qene nje gjenial…

    Reply to this comment
  3. kaposhi April 2, 16:13

    sikur cdo dite te beheshin votime asnjehere sdo votoja kunder ps po me kete corbe qe beri sme ben zemra prap ta votoj do zgjedh nje tjeter parti

    Reply to this comment
  4. MaliJ April 2, 18:33

    Bashkimi iPS me LSI eshte turp ipolitikes sone .Kjo i perlyen ne turpe pasi mjaftoka te marrin karriget disa dhe do qeverisin disa hajdute te tjere.Ky bashkim eshte tradhetia e radhes,
    mos e beni .Le ta vendos populli .

    Reply to this comment
  5. ivani i madh April 2, 19:06

    A more Arben ti do ikesh me orgjent po se parashikon sa njeres ke pas andej nga do shkosh sa pas 24 qershorit do e mare vesh ky koke bosh.Berisha ne pension ky do bjere nga shkallet si kryetar e do shkoje ne emigracion. se me sa dihet e realizoi deshiren e 90 -tes qe te shkatronte deri ne fund te majten dhe elektoratin e saj

    Reply to this comment
  6. ELAMI April 2, 19:21

    KISHA VRARE MENDJEN,SI NUK U PRONONCUA Z.KADARE,QOFTE DHE NJE HEREPER GJITHE KETO PROBLEME QE KANE NDODHUR,PER KETE KORRUPSION ETJ ETJ.PASKA PASUR SHUME TE DREJTE.NGA Z.KONICA SHPREHJA E TIJE SHQ……. TE KAME ……….
    E PO TE KISHTE SHKROJTUR DHE AI ,TANI DO I DUHEJ TE SHKRUANTE NDONJE DHJERJE TJETER DHE AJO DO MBAHEJ MENDE PER GJITHMON.POR KY NJERI I KA KUPTUAR QE POLITIKANET TANE XHUVELI,META,ISLAMIE TANI SE FUNDEMI DHE RAMA E RUCI. ETE TJERE NUK QENKAN ME TE MIRE SE SALI BERISHA
    ELAMI

    Reply to this comment
  7. katarakti April 2, 20:10

    Nuk me intereson me fitorja e PS-se. Madje tani dua me gjithe shpirt qe Rama te humbase zgjedhjet dhe te kepuse qafen nga kryesia e PS-se. Do preferonja 1000 here me shume nje koalicion PD-LSI sesa PS-LSI. Sepse kisha shpresa deri tanite nje opozite e ndershme dhe e perkushtuar per vendin dhe popullin. Shpresonja se ka nje te ardhme per Shqiperine, Por tani jam bindur se nuk ka me te ardhme. Fituan perseri Berisha dhe Meta. Rama beri kesaj rradhe jo gabimin e rradhes, por Tradhtine e Madhe. Me se paku tradhtoi gjakun e atyre te 4-terve qee u vrane me 21 janar. Ne djall te vene te gjithe. Dhe i pari Rama.

    Reply to this comment
  8. ELTONI USA April 2, 21:35

    EDHE KETE HERE E HENGRI RAMA JA FUTI SALI BERISHA.I MADH JE O SALI BERISHA TANI FITORJA ESHTE E SIGURTE.

    Reply to this comment
  9. sherifi April 3, 04:59

    nuk di si do e argumentoi z.Rama ne publik kete skandal,po kjo per shume njerez te thjeshte dhe votues te se majtes eshte shume zhgenjyese. dhe kame pershtypjen qe do rritet ndjeshem numri i atyre qe nuk do te marin pjese ne votimet e 23 qershorit.

    Reply to this comment
  10. mitro April 3, 15:11

    E pamoralshme e nxituar dhe pa te ardhme eshte kjo aleance.Mendja ma thote se PS-ja do humbe me shume vota nga aleanca me LSI_ne se sa do i sjelle LSI-ja nga ky koalicion. .Njerezit prisnin rilindje te Shqiperise dhe kjo rilindje do vinte se pari nga ndeshkimi i atyre qe e vodhen .shkateruan vendin dhe vrane njerezit e thjeshte ne Gerdec e Tirane .Por kjo rilindje s’mund te vije nga LSI-ja ,pjesa me e korruptuar e qeverise Berisha .qe tani do na kthehet ne force per rilindjen e Shqiperise,pasi e shkateroi ate.Ilir meta kjo figure e ulet morale e politike eshte bere garante per Saliun per te mos i hyre gjemb ne kembe ne rast rrotacioni.Eshte nje hap i gabuar i Rames , nje lak qe e ka hedhur ne qafene tij.

    Reply to this comment
  11. nick April 3, 20:03

    Doli lajmi i gezuar,
    mbushi rruget edhe sheshet
    LSI-ja ka nderruar
    dhe na beri marreveshje.

    Marreveshja do festuar,
    domosdo me gjithe kumbaret
    mu ne sheshin e bekuar
    ku u mblodhen kokepalaret.

    Do na sjelle sapunet Meta
    te lajme kokat,helbete,
    do ti leme llafet e vjetra,
    se do nise epoke e re.

    Kokepalaret,kokepalaret,
    ju do jeni vota jone,
    ju te fundit – ju te paret
    ngrençi mut nga muti jone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*