Vargjet e Arben Dukës!

April 3, 2013 12:30

Vargjet e Arben Dukës!

Një dashuri e pakufi!

S’besoj që vetes un’ t’i them:
“Ndal!” asnjë moment në poezi,
Sot asgjë tjetër s’kam t’ju fal,
Veç dashurisë së pakufi!

Se ju më ndoqët në çdo hap,
Ndaj në një udhë jemi tani,
Unë tjetër gjë nuk mund t’ju jap,
Veç dashurisë së pakufi!

Po unë qëndrova i paepur,
Dhe shpirti kurrë nuk m’u nxi,
Për ju gjë tjetër s’më ka mbetur,
Veç dashuri e pakufi!

Dhe kurrë pis s’më bënë të liqtë,
Që nxijnë si qymyr i zi,
Unë zemrën time kam për miqtë,
Plot dashuri të pakufi!

Veç miqtë s’dua t’i lëndoj,
Veç miqtë e jo tjetër njeri,
Ndaj dhe çdo ditë ju dhuroj,
Veç dashuri të pakufi!

Kur djalli poshtë më ka vënë,
Për ju jam ngritur përsëri,
Dhe si më parë ju kam dhënë,
Veç dashuri të pakufi!

Si para Zotit jam i bindur,
Vetëm tek fjala drejtësi,
Dhe jam i sigurt që kam lindur,
Për dashuri të pakufi!

S’më lodhën vitet e qëndresës,
Për dreq kam mbetur krejt i ri,
Për miqtë e nderit dhe të besës,
Jam oqean me dashuri!

I varfër kurrë s’isha unë,
I mbytur jam në pasuri,
S’e di se ç’mund të vlejë më shumë,
Se dashuri e pakufi!

Përreth kam pasur plot zinxhirë,
Po unë kam rrojtur në liri,
Asgjë s’ka bota më të mirë,
Mbi dashurinë e pakufi!

Kuptimin jetës ia kam gjetur,
Te kjo yllnajë, te kjo magji,
Kur dashuria të është tretur,
Dhe ti ke vdekur, o njeri!

April 3, 2013 12:30
Komento

3 Komente

  1. ylli April 3, 22:45

    ZOTI Arben,here pas here i lexoj vargjet qe ju shkruani,dhe gjithmone me kane Pelqyer.
    Ju Uroj shendet,dhe te qendroni gjithmone i Lire nga Hijenat e ketij populli te vuajtur.
    Qofsh gjithmone i rrethuar me DASHURI nga Familja jote, por edhe nga te gjithe Shqiptaret,brenda dhe jashte Shqiperise.
    Me shume Respekt per penen tuaj fshikulluese,ndaj te gjithe Barbareve,Tradhetareve, Kusareve,Harbuteve e Capaculeve.
    Nga Ylli ,Tirane.

    Reply to this comment
  2. tefta April 4, 07:41

    NE, te gjithe njerzit e ndershem dhe patriot te duam shume ZOTERI ARBEN DUKA DHE PERULEMI PARA VEPRES TUAJ!

    Reply to this comment
  3. Marin April 4, 12:18

    Duhej qe Djalli ta rrezonte pertoke poetin e shquar Arben Duka, sic na ndodhi te gjitheve kesaj radhe; por nga kjo humbje morale, ne tashme kemi nje perle tjeter artistike nga dora e tij. Poeti qendron mbi partite dhe dredhite e kurves politike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*