Vargjet e Arben Dukës!

May 8, 2013 13:54

Vargjet e Arben Dukës!

Unë jam me Aleancën Popullore

Në Aleancë partitë s’janë shkrirë,
Dhe pse jan’ në të njëjtën anë,
Nuk janë fantazma-kanë fytyrë,
Profilin e vet ato kanë!

Kualicioni është Hambari,
Ai që duhet për pushtet,
Po çdo parti duhet të marri,
Vota-të mbush thesin e vet!

Në “Aleancë” vota ka vlerë,
Për çdo parti që e ke hedhur,
Sepse në fund veç këtë herë,
Në një hambar kan’ për t’u mbledhur!

Ja fletën para ti ke marrë,
Me radhë partitë i studion,
S’quhesh aspak një tradhëtar,
Nëse PS-në s’e voton!

Nëse PS-në s’e voton,
Të tjera ka Kualicioni,
Se vota juaj njëlloj peshon,
Për cilindo që do votoni!

Partitë aspak s’i kemi shkrirë,
Dhe pse luftojmë në një llogore,
Unë fjala vjen ndihem shumë mirë,
Në Aleancën Popullorë!

Ditlindje’ saj është në Maj,
Ndaj eshtë e re dhe krejt e pastër,
Poeti me flamur të saj,
Do konkurrojë në Gjirokastër!

Do bëjmë luftë për çdo mandat,
Unë jam i pari i asaj liste,
Ndaj s’ mund të shkoj të bëj fushatë,
Un’ për Partinë Socialiste!

Më njeh çdo gur në vendin tim,
Koka më ra në ato male,
Ndaj do kërkoj që në fillim,
Një votë të pastër personale!

Do më pranojnë zemrat e pastra,
Do mbledh me vete mijëra zëra,
Se po të thuash Gjirokastra,
Patjetër i ke thënë të tëra!

Po këtë këngë e kam bërë unë,
Është më e bukura në botë,
Besoj askujt s’i prishet punë,
Kur të ma japi atë votë!

Dhe po ta keni me tërë mënd,
Ju do nderoheni garant,
Se do të kini në Kuvend,
Një zë kumbus, të veçantë!

Ju mund t’i merrni listat radhë,
Dhe mua kjo më ndreq shumë punë,
Shkruar e zeza mbi të bardhë,
S’do gjeni dot asnjë si unë!

Do më votoni miqtë e mi,
Një votë poeti e ka hak,
Dhe unë me vargje e muzikë,
Për juve s’do të bëj më pak!

Ky është i pari prezantim,
Që sot e bëra për ju shokë,
Po shpejt do vij në vendin tim,
Të bisedojmë kokë më kokë!

*Arben Duka është pjesë e listës së kandidatëve për deputet të partisë Aleanca Popullore në Qarkun e Gjirokastrës.Emri i tij e kryeson këtë listë dhe poeti ynë i famshëm i dashurisë, i këngëve, i humorit dhe satirës, “mik i madh i vegjëlisë dhe fukarenjve” – siç dëshiron ta quajë veten – është i bindur
plotësisht për fitoren. Këto ditë do hapet në internet faqja Arben Duka për deputet në Qarkun e Gjirokastrës me partinë e re Aleanca Popullore. Arben Duka është shpallur “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Komunës Odrie”, “Nderi i Lunxhërisë” etj.

May 8, 2013 13:54
Komento

13 Komente

  1. Gim cami May 8, 14:04

    Bravo o poeti yne je gjigandi vegjilise! Te uroj me zemer fitoren e gjith gjirokastra te mbeshtet

    Reply to this comment
  2. NjeQytetarOptimist May 8, 16:02

    Shpresoj te fitosh…Je nje figure e denje per deputet…

    Reply to this comment
  3. Illo May 8, 16:20

    Të falnderoj në emër të fisit për këtë nismë , që ke marrë .Ti i meriton votat e njerzve të thjeshtë , të ditur dhe të ndershëm , sepse ke qënë dhe je gjithë jetën pranë tyre fizikisht , mendërisht dhe me ndjenjë . Kam shumë besim se do të kuptojnë votusit , sepse ti kandidon për ata , jo për vete . Kjo është vija e demarkacionit , që ndahen kandidatët: Sa ata janë të përkushtuar për votusin . Jam kundra atyre , që ligaviten dhe qajnë , sepse nuk janë përfshirë në lista .Njeriu idealist nuk i shërben vëndit vetëm nga kolltuku i deputetit .
    Paç sukses . Illo

    Reply to this comment
  4. Kely J. Andress May 8, 16:56

    BYTHQIMERI.

    Qe ne moshe te rinise,
    e mbaj mend nje fjale te urte.
    Qe per hatrin e femise,
    nene e mjere del ne “rruge”.

    Sot proverbi ka ndryshuar,
    seç e ka nje bisht nga mbrapa.
    Me preteksin e femise,
    del ne “rruge” edhe baba.

    Reply to this comment
  5. linda May 8, 17:29

    me falni ,kush eshte kryyetari i partise aleanca popullore,sinqerisht nuk e kam iden.kam degjuar aleanca kuq e zi,po kete popullore se di se kam iden,mund te ma thoi njeri,ju lutem

    Reply to this comment
    • Gim cami May 9, 13:44

      Linda kryetari i aleances popullore eshte z. Artur dojaka. Nipi abaz dojakes themeluesi i shoqates cameria dhe patriot 24 karatesh

      Reply to this comment
  6. ivani i madh May 8, 19:07

    Arben ju mire bete qe kandiduat per deputet po te isha ne ate zone do votoja me gjithe shpirt per ty .Po kam nje hall se mos hyn ne ate bordello politike dhe mer virusin e sides e na more me qafe.Do ndahesh nga ne e ne do hymbasim nje ze te fuqishem poeti qe na i pakesonte dhimbjen e na jipje force me penen tende.Rruge te veshtire ke mare i dashur Beni mbare te shkofte e mos na tradheto e na shit si keta kameleonet e tjere.Urime

    Reply to this comment
  7. sofratika May 8, 19:13

    Bien daulle, gjemon muzika
    lumturohet Sofratika,
    Arben Duka- Poeti
    Kerkon vota deputeti.
    Hallall ti keshe votat tona
    Tutje Lunxhit shkon jehona:
    O cojme Duken ne parlament
    o trute tona i hane qente
    Se ky seshte Duka i krimit
    Por eshte Duka i Agimit.
    I Agimit qe sjell Diten
    Dhe sia ndjell fare per friken.

    Sofratika

    Reply to this comment
  8. alba May 8, 20:02

    Eshte ne nderin e parlamentit shqiptar te kete figuren e Arben Dukes pjese , perberese te tij,,pasi zeri i tij do te dije ta perfaqsoj denjesisht edhe martiren Cameri.

    Reply to this comment
  9. MARKO May 8, 22:41

    Ok !Beni.

    Reply to this comment
  10. Shqiptari May 9, 08:34

    Beni e ke vonuar per tu bere deputet, por mos na u shkeput nga vargjet! Urimet me te mira!

    Reply to this comment
  11. Tani May 9, 13:06

    Cirrja masken atyre qe kesaj radhe do te marin 7% .E kam fjalen per me nder pd.

    Reply to this comment
  12. Mark uk May 9, 14:53

    Harruet edhe meriten si kryetar i mbrojtjes se figures se ENVERIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim