Vargjet e Arben Dukës

November 21, 2012 12:05

Vargjet e Arben Dukës

Bisedë me Shpëtim Gjikën e Vlorës

Përshëndetje mik i dashur,
Mos e prish hiç terezinë,
Dhe pse punët janë trashur,
Me Salën për pamvarësinë!

Qeveria e Tiranës,
Të nxjerr llogari më vete,
Dhe të mos i biem anës,
Sikur rroni në dy shtete!

Në Tiranë është shteti i mbretit,
Mbi gërmadhë të Republikës,
Në Vlorë në an’të detit,
Është shteti i Shpëtim Gjikës!

Dy qeveritë brenda shtetit,
Ndryshojnë në esencialin,
Tirana preferon mbretin,
Vlora – Ismail Qemalin!

Në datën njëzetë e shtatë,
Tirana do vejë në Vlorë,
Që ta ketë njëzet’ e tetën,
Të gjithën për mbretin-horr!

Njëqind vjet pas dymbëdhjetës,
O Sali përçarje mbolle,
Në nder të njëzetë e tetës,
Do kemi dy protokolle!

I kupton truri i njeriut,
Gjithë notat e muzikës,
Një e ka shteti i Tiranës,
Tjetrin shteti i Shpëtim Gjikës!

Ndofta i ka thënë Salisë,
Si për Çlirimin e ndritur,
Se flamur’ i pamvarësisë,
Në datë tjetër është ngritur!

E kupton dot morë Gjikë,
Sa i thellë është qederi,
Sala nuk feston në ditët,
Që ka festuar Enveri!

Unë vërtetë bëj humor,
Po sot nuk po bëj shakara,
Sala festat në Nëndor,
I feston një ditë përpara!

Saliu me njëshkolonë,
Nga Vlora do iki natën,
Që më pas njerzit të thonë,
Kemi dhe njëzetë e shtatën!

Saliu njëzetë e tetës,
Jo më kot i vuri flamën,
Se ai s’mund të festojë,
Në një vend me Edi Ramën!

Në miting atje në Vlorë,
Njerëzit dhe do brohorasin,
Natyrisht për Edi Ramën,
Dhe më shumë nuk po flasim.

Kaq i dashur Shpëtim Gjika,
Mik i këngëve të mia,
Në Vlorë feston Republika,
Në Tiranë monarkia !

November 21, 2012 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*