Vargjet e Arben Dukës!

April 12, 2013 13:20

Vargjet e Arben Dukës!

Një të majtë të bashkuar, me ngulm e kemi kërkuar!

Pjesa e parë

Vallen gjer në fund,
Ta hedhim o burra,
Se nuk kemi moshë,
Më për aventura!

Thashë se do të ikja,
Po të sillnin Metën,
Po s’iki që s’iki,
Sa të kem unë jetën!

Ndonjëherë dhe mua,
Më kap marrëzia,
Si të iki unë,
Tani nga liria?!

Unë asaj lirie,
I këndoj çdo ditë,
Puna ime s’varet,
Aspak nga partitë!

Unë kam qenë gjithmonë,
Nga ana e duhur,
Askush ëndrrën time,
Nuk e bën dot pluhur!

Unë nga bark’i mëmës,
Kam lindur i majtë,
Dhe këtej nuk iki,
Le të vijnë dhe djajtë!

Po bëjnë marrëveshje,
Serbë e kosovarë,
Si të mos bëjmë ne,
Që jemi shqiptarë!

Edhe neve jemi,
Njerëz e jo male,
Dhe kalojmë çaste,
Krejt emocionale!

Edhe neve jemi,
Njerëz e jo male,
S’i frenojmë dot,
Fjalët momentale!

Kur në mijëra njerëz,
Ti ke një ndikim,
Duhet që të flasësh,
Sa më pak qesim!

Ato që ju shkruaj,
Shumë i kam peshuar,
Dhe në thelb të çështjes,
Kurrë s’kam gabuar!

Na zuri gafil,
Ne kjo aleancë,
S’patëm kohë ta vinim,
Fare në balancë!

Nuk duhet të dalim,
Në një korr si shtriga,
Fare pa peshuar,
Të mira-të liga!

Të rendis të ligat,
Nuk kam hiç dëshirë,
Se më intereson,
Vetëm anë e mirë!

Të gjithë kemi dashur,
Të majtë të bashkuar,
Tani u bë fakt,
Çfarë kemi kërkuar!

Shpesh dhe jemi shprehur,
Se s’do ndodhte kurrë,
Po tani që ndodhi,
S’mund ta zëm’ me gurë!

Po tani që ndodhi,
Nuk mund t’i vëmë flamën,
Meqë kanë inat,
Ca Metën – ca Ramën!

VIJON

April 12, 2013 13:20
Komento

5 Komente

  1. Mergimtari i Larget April 12, 15:40

    Himni i perdorur

    Mire o mire, o Ben
    Faji s’eshte tek ty
    Por ata fitojne
    Humbes mbetesh ti!

    Ata bejne sikur
    Haen me sho-shoq
    Hungerijne, skermiten
    Per nje tjeter cope.

    Ti e ke me zemer
    Me shpirt e ke ti
    Me te dy barkushet
    Mban gjalle Shqiperi.

    Edhe vete ata
    Shqiperine e duan
    Por vetem per veten
    Shih, e masakruan…

    Ty te dhimben plaget
    Ata shtojne dhembet
    Dhe si maske qe fsheh
    te rrembejne ty kenget.

    Dhe kur ngopen pjesesh
    Me ndonje marreveshje
    Shkojne tek Varrezat
    Hapur prej buezeqeshjesh…

    Pa Fe e pa Zot,
    Pa At-Mëmëdhè
    Parate numerojne
    Si bibel te re.

    Me librat e tu,
    Tallen lehte mes veti…
    Le te kendoj populli
    Me kenget e Benit!

    Beni rima donte,
    Ne donim miliona
    Eh, idealistet
    Varua…bidonat!

    Shih si jemi ngjallur
    Viça Grumbullimi
    Benët mezi rrojne
    Ne fund 15 ditçi!

    Ja keshtu ka ndodhur
    sot dhe pergjithnje…
    Ata reformohen
    Beni kengen s’lë!

    Ata Majtas-Djathtas
    Vetem Majtas, Beni…
    Kenga lindur Himn
    Fiket nga veremi…

    Edhe historine
    Paraja e shkruan
    Pa le kur te shtojne:
    Benin e paguam!

    Reply to this comment
  2. linda April 12, 16:13

    ka te drejt arbeni ,te gjitheve nuk na erdhi mir kur ata u ndan,po ashtu u habitem kur u bashkuan,po ja qe pa kete bashkim na duhej patjeter.e vertet ,po negociojne serb e kosovar,/dhe bejne shume mire/dhe jo ne qe jemi shqiptar.e vertet kush ka lindur i majte i majte ngelet,nuk i ndryshoj dot bindjet e mia,pse zihet ,rama dhe meta.na bejn mir keto vargjet e dukes.bravo.

    Reply to this comment
  3. laraska April 12, 18:36

    Ahhh erdha ne kete faqe per te lexuar vargjet tuaja qe ndoshta do me sillnin buzeqeshjen dhe shpresen ne kete situate pislliku, por…….. Laraska kokepalara vazhdon e mendon se shkrimtari e artisti duhet te jene si ai qiriu qe udheheq qytetarin e thjeshte te humbur ne nje labirint te erret dhe nuk shuhet kurre si vete shpresa e njeriut. Shkrimtari e artisit e humb magjine e vet nese tradhton qellimin e artit te tij per ti sherbyer njerezimit. Mos na zgenjeni edhe ju!

    Reply to this comment
  4. katarakti April 12, 19:09

    Qellimi justifikon mjetet. Dhe politika eshte kurve.Prandaj mendoj se ne rast se opozita arrin te largoje Berishen nga pushteti aferim i qofte. Te pakten u largua e keqja me e madhe.Pastaj duhet te presim qe te pastrohet edhe politika shqiptare. Ndofta eshte momenti per nje rifillim te ri te demokracise ne Shqiperi. Jam i sigurt se qytetari Rama nuk do ngjitet pas kolltukut te pushtetit si shpellari i Viçidolit. Pra do te hyjme vertet ne rrugen e gjate dhe te mundimshme te demokracise se vertete.

    Reply to this comment
  5. Illo April 12, 19:16

    Je në nivel shumë më të lartë se disa politikanë , që e heqin veten baballarë të Kombit . Kur është fjala për analistë , ata janë shumë formalë , pa intelekt dhe larg diplomacisë stragjike . Shkurt muhabet nuk dinë t’i ndajnë gjërat e para nga të të dytat po se po , por dhe nga të fundit . Populli ka nevojë , për njerëz inteligjentë , sepse budallenjtë i gjen me lopatë . T’u lumtë pena . Illo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*