Vargjet e Arben Dukës!

April 15, 2013 12:14

Vargjet e Arben Dukës!

Disa vargje për Shpëtim Idrizin

Eh, këtu vazhdon akoma
Luft’or luftë për ato zyra,
Menjëherë sa i la Meta,
I kërkoi Shpëtim yndyra!

E në çast ia dha Saliu,
Nuk ia bëri fjalën dy,
Se akoma Shpëtim ziu,
E ka vulën në Parti!

Se akoma Shpëtim ziu,
E ka vulën në Parti,
E gjithmonë kur mbaron dasma,
Mbetet rreth mish e raki.

E gjithmonë kur mbaron dasma,
Mbetet rreth mish e raki,
Tani “kryetar Shpëtimi”,
Sillet thjesht si plaçkaxhi!

Po dhe Sala mbeti mjeshtër,
Gjer në fund një pazarxhi,
Nuk iu them ndonjë gënjeshtër,
Kot shpreson më tek ai!

Kot shpreson o xha Sali
Tek Idrizi vaj medet,
Çamët thjesht për shkak të tij,
S’marrin asnjë deputet!

Nuk i shton asgjë PD-së,
Në votimin e qershorit,
Ndaj më duken qesharake,
Dorovitjet e doktorit!

Shpëtos sot i duhet plaçka,

Të mbajë pjesën e taborrit,
Po nuk merr as lakër-gaçka,
Hiç në zgjedhjet e qershorit!

Shpëto, s’dihet puna jote,
Ndryshe ngrysesh ndryshe gdhihesh,
Kokulur do vish zotrote,
Tjetër zoti t’i lëpihesh!

Se do zgjidhësh çështjen çame,
S’e besojnë më as bretkockat,
Se ti ke tjetër mision,
Në një thes të mbledhësh kockat!

Natyrisht ti do qërohesh,
Fundi yt është i natyrshëm,
Por me gisht ti do tregohesh,
Plaçkaxhi i neveritshëm!

Je shëndoshur e je trashur,
Gjer te koka ke vënë tul,
Vetë u bëre më i pasur,
Çështjen çame bëre nul!

Të shpresojnë çamët tek ty?
Kur në pjatë të hajë lejleku!
Me detin si sipërfaqe,
Tri Çamëri mori greku!

April 15, 2013 12:14
Komento

5 Komente

  1. klo April 15, 19:12

    o shpetim i pa pergjegjshem, o zorr qe nuk mendon as per te ardhmen tende, e jo te cameris pale shqiperis.

    Reply to this comment
  2. tani April 15, 20:32

    kemi nje ceshtje te rendesishme perpara dhe jo kush te jete i pari me share.lejani kohes se ajo eshte deshmitarja me e mire…!!!

    Reply to this comment
  3. siar April 15, 21:10

    o Arben ,o duk ,o cuke
    ne cdo vend hundet i fut
    Kaqe shume te kane share o ditezi
    qe vec shan e shkruan zi

    Reply to this comment
  4. Siri April 16, 11:51

    Pena e ARBENIT ne ditet e sotmejo qe eshte e rralle, por them qe eshte e vetmja qe godet ne shenje, se kot nuk e thot populli “te vihet gishti ne plage”. Dhe DUKA i ndritur ate po ben qe ta marrin vesh te gjithe ku qendron e keqja..C’do njeri duhet ta luftoje te keqen, dhe jo te luftoje ate qe e lufton te keqen, sic po lexoj me larte,??//.

    Reply to this comment
  5. Xhevat Daci April 17, 09:08

    Pershendetje. Shqipetaret e kan nje qellim dhe nje qendrim per qeshtjen Came. Shteti Helen duhet te perballet me te verrteten me dashje apo pa dashje, me qellim si Shqipetaret Cam te debuar nga trojet e veta etnike, si pasoj e terrorit shtetror Grek, duhet ti nifet Shtetsia Greke me te drejt kthimit ne Cameri. Perveq ksaj shqipetarve te Cameris duhet te ju rikthehen pronat e grabitura te cilat Shteti Grek ne menyr te pa ligjshme i kolonizoj me pjestar te komunitetit Grek. Perfundimisht nevojitet nje presion nga shtetet aleat mbi Greqin qe te ballafaqohet me drejtsi per Genocid – Masaker dhe ato Krime kunder Njerzimit si Greqia eshte fajtor kunder Camve gjat shekullit te kaluar. Ne fund duhet percaktuar statusi i Cameris, me presion nderkombetar me presion nderkombetar, ashtu siq ndodhi me shtetin Hebrej pas luftes se dyt boterore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim