Vargjet e Arben Dukës!

May 20, 2013 17:50

Vargjet e Arben Dukës!

Mbi gërmadhën që la pas

Ka një kohë që diktatorët,
Ndihen krejt të mbipushtetshëm,
Dhe njëlloj mendojnë të gjorët,
Se janë gati të përjetshëm!

Na mësoi koh’e shkuar,
Na e la në histori:
Me themel e shkatërruar,
Si ka rënë çdo tirani!

Po! Ka rënë çdo tirani,
Kur i thoshte vetes: Kurrë!
Nuk po flas për këtë tonën,
Që është krejt karikaturë!

Që është krejt karikaturë!
Sot nga hija e vet trembet,
E nuk ka kurrfarë themeli,
Ndaj shum’shpejt ajo do shembet!

Thotë Saliu “Jam i sigurt”!
Brenda ditës njëqind herë,
Është i sigurtë vetëm fakti,
Që për turp ai do bjerë!

Mund të ikte krejt i qetë,
Tani ikjet janë normale,
Por mendon ky mendje-shkretë,
Shqipërin’ pronë personale!

Po i duket personale,
Si me qen’ nji kullë në mal,
Ndaj gjëmon si gjëm’ e madhe,
Thotë: “Pushtetin nuk e fal!”

Eh mor Salë, Sali mavria
Je i gjithi jashtë sistemit,
Edhe ky në të vërtetë,
Ësht’ problemi i problemit!

Është pjellë e pluralizmit?
Po tani dot s’e pranon,
Bir i denjë i komunizmit,
Pluralizmin e minon!

Na e ktheu Shqipërinë
Prapë në vitet nëntëdhjetë?!
Kjo o miq është gjendja jonë
Është një dramë e vërtetë

Por veç emrin e Berishës,
S’mund të ketë këtu ndryshimi,
Sepse mbarë do filluar,
Prapë e prapë që nga fillimi!

Do na iki shoku Salë,
Malet jo, s’kanë për t’u tundur,
Po atdheu nga ai,
Mbi njëzet vite ka humbur!

Nuk është një sekret ta dini,
Se do përfundojë në kosh,
Mbi gërmadhën që la pas,
Eh, ç’ mundim të rifillosh!

May 20, 2013 17:50
Komento

5 Komente

  1. Gramoz May 20, 18:19

    te drete ke ben i dashur ,ai eshte ckizofren ,por ekeqja me madhe dhe fatkeqesi edhe me madhe eshte per ata qe ndjekin ate .kemi rene ne doren e te liqve

    Reply to this comment
  2. lini May 20, 22:35

    O Arben o sy kalesh,
    mos gjej shesh e ben pershesh!
    Se Enveri sa ish gjalle,
    vatane se la si germadhe.
    Shteti ishte i gjithi ne kembe,
    keto plehra s’shinin ne leme,
    Shqiperia akoma e patretur
    dhjamin e tij deri tani ka tretur.
    Je talent i madh ne pene,
    por edhe rrufjan ne gen.
    Je ngjyrosur ngjyre lejla,
    si Edvini me ca gra.
    Ndaj te lutem tjeter here,
    matu kur te besh refere.
    Mos u katandis kaptere,
    nga ata qe s’kane ndere.

    Reply to this comment
  3. Mark.uk May 20, 22:58

    Kur flet edhe kryetari I shoqates te mbrojtjes se figures se E Hoxhes.

    Reply to this comment
  4. poshte saliu May 21, 10:58

    Po saliu eshte nxenes qe ia kaloi dhe ustait.

    Reply to this comment
  5. ciko-nili May 21, 11:47

    Vec mos mu merzit Arben
    Une tani dicka do them
    Se midis vet diktatoreve
    Ka diktatore “te medhnj”

    Ky nuk quhet diktator
    Thjesht se eshte violine e pare
    Ky me shume do mbahet mend
    Si mashtrues, si kusare.

    Diktatoret kane bere emer
    Jo per kapital e prona
    Ata nga dhuna kane lindur
    Dhe rritur po si kjo jona

    Por te gjithe diktatoret
    I sjellin kohe te keqia
    Ndersa sot s’eshte kohe e tyre
    Kohen ka demokracia.

    Ja pse them me ze te lart
    Ky nuk eshte as pushtetar
    Ka vetem nje epitet
    Magazin pa inventar

    Ndaj do iki, do harrohet
    Per te mos u kthyer kurre
    Dhe kur emri ti permendet
    Do thuhet qe palo burre

    Ndaj o njerez gjithe ne kembe
    Mos u mundni nga pertesa
    Voten kundra ne Qershor
    Per ta fshire nga kujtesa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*