Vargjet e Arben Dukës!

April 21, 2013 16:18

Vargjet e Arben Dukës!

Për “rotacionin” dhe ngjalat

Gati në çdo emision.

Si një parafabrikat,

Dëgjoj fjalën “rotacion”.

Se këta kanë ndenjur gjatë!

 

Po kur ka kapur pushteti,

Zenithin e korrupsionit,

S’mund të iki siç po thuhet,

Thjesht për hir të rotacionit!

 

Po kjo fjalë e shumëpërdorur,

Vlen kur ke një shtet normal,

Dhe s’ka vlerë në Shqipëri,

Që tani është në skandal!

 

Salës t’i merret timoni,

Se gjithçka ka degraduar,

Jo për hir të rotacionit,

Po më shumë për t’u ndëshkuar!

 

Ndaj  nuk ka hiç fare vlerë,

Tek ne fjala rotacion,

Me votimet këtë herë,

Duhet një revolucion!

 

Këtu nuk mund të ndryshojë,

Vetëm emri Shqipëri,

Çdo gjë tjetër do të shkojë,

Bashkë me shokun Sali!

 

Ndaj do kenë mundime ferri,

Ata që pas tij do vijnë,

Se janë prishur gjithë balancat,

Që mbajnë demokracinë!

 

Kur i merr pushtetin Salës,

Nuk quhet një rotacion,

Unë sërish i mëshoj fjalës,

Na duhet revolucion!

 

Me votim plebishitar,

Asgjë nuk është e pamundur,

Ne na duhet sa më parë,

Të kapim kohën e humbur!

 

Dhe njëlloj si mendja ime,

I shkon mendja çdo njeriu,

Shumë vite kemi humbur,

Kur ka qeveris’ Saliu!

 

 

S’ka problem që bën të fortin,

Edhe grricet fare kot,

Ka kohë që ka bërë abortin,

Asnjë mizë nuk tremb dot!

 

S’është çudi që e shikojmë,

Mal më mal e breg më breg,

Të tijve t’u japë pak zemër,

Mos dalë fare fishek!

 

Po ka ik nga mentë e kokës,

Ka roitur ai plak,

Se me ngjalat e Nar Kokës,

Po bëhet krejt qesharak!

 

Kudo vete, kudo shkon,

Ato ngre e ato ul,

Ikj’e Metës ia ka kthyer,

Llogaritë, të gjitha nul!

 

Ngjalat në grykë nuk mbetin,

Se rrëshqasin more mik,

Është problem po të të futen,

Ty në ndonjë vend të lik!

April 21, 2013 16:18
Komento

3 Komente

  1. katarakti April 21, 19:05

    Revolucion – jo rrota-cion. Ke plotesisht te drejte. Duhet revolucion se me zgjedhje Berisha nuk iken nga pushteti. Jo se i fiton, por se i vjedh dhe te vret, po kundershtove. Si vellezerit e tij ne Egjipt, Siri, Libi etj.

    Reply to this comment
  2. shakaxhiu April 21, 19:15

    po ato mban mend i xhori o beno

    Reply to this comment
  3. linda April 21, 20:55

    bravo.cdo gje qe shkruan eshte shume e vlefshme per ata qe din te lexojn

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*