Vargjet e Arben Dukës

November 22, 2012 11:28 Updated

Vargjet e Arben Dukës

More CEZ i ngratë

Ca si shpejt e hëngre
More CEZ i ngratë
Se erdhe në xhungël
të mblidhje paratë

Të futën në kurth?
Apo s’të të treguan?
Që kush është me Salën
Këtu nuk paguan

Kalove Tiranën,
s’shton dot gjë në arkë
Se andej s’paguajnë
as dhe një qindarkë

Mos i ngisni robtë,
lart në ato male
Se dritat e tyre
janë elektorale

Kanë qenë me kohë
Nuk u bënë sot
Sala fal korentin
të gjithë për një votë

Sikur t’ia ketë lënë
peshqesh baba Rama
Ndaj gjithnjë buxhetit
I ka rënë flama

E ule, e ngrite
Korrentin s’ka vlerë
Me Salën s’paguhet
Korrent asnjëherë

Po u fal korrenti
sërish për votime
Dhe ne që paguajmë
Mos japim thërrime!

Sala llogaritë
Le t’i bëjë me laps
Sa ta kalojë vendin
të gjithë në kolaps

November 22, 2012 11:28 Updated
Komento

1 Koment

  1. Illo January 17, 16:08

    Je vrojtus i hollë dhe i saktë . Illo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*