Vargjet e Arben Dukës!

April 22, 2013 16:25

Vargjet e Arben Dukës!

Toma në Gjykatë

Tani besoj se të gjithë,
Ju e kini krejt të qartë,
Toma u ngrit në detyrë,
Vajti në Gjykatë të Lartë!

Ju që në pushtet do vini,
Çelsat e kashtës do mbani,
Po qe se aty do kini,
Si dhe sot zotin Nishani!

Ai që ndenji me vite,
Në grupimin e shpellarëve,
Nuk ka asnjë shans të bëhet,
President i gjith’ shqiptarëve!

Nishani dhe gjithë Nishanët,
Nga Saliu janë të kapur,
Emërimi i Tomë Ndrecës,
Është një provokim i hapur!

Që të gjithë këtu e dimë,
Si ka shkelur hapur ligjin,
Po Tomrat dhe pas qershorit,
Në dorë do ta kenë zigjin!

Ndaj pyes Ramën edhe Metën,
Që do bëjnë qeveri,
Me Nishanrët edhe Tomrat,
Do të bëjnë drejtësi?!

Ndaj më keq se dhe korriku,
Me vapë do na mbyti vjeshta,
Se problemet o lum miku,
Nuk qenkan dhe aq të thjeshta!

Rama mund ta marrë mandatin,
Po nuk do mbarojë mandata,
Se këtu sërish do jenë,
Si sot të njëjtat gjykata!

E majta do të fitojë,
Po s’ka shkopin e magjishëm,
Se i njëjti do vazhdojë,
Prokurori i Përgjithshëm!

E majta këtu do bëjë,
Pa dyshim një qeveri,
Po dhe në krye të SHISH-it,
Do jetë i njëjti njeri!

Di që Rama edhe Meta,
Kanë një mal të madh përpara,
Do na thonë nuk kemi ç’bëjmë,
Se pushtetet janë të ndara!

Emërimi i Tom Ndrecës,
Është alarm sot i vërtetë,
Ndaj në shenjë të opozitës,
Nishani duhet të jetë!

Kësaj here të mos flasin
Sikur kanë arra në gojë,
Të na thonë se më të parin,
Presidentin do shkarkojë!

E kaloi Edi Rama,
Duke bërë thjesht një shaka!
Por për mua ky emërim,
Është vërtetë një hata,

Berisha vërtetë do iki,
Po s’çlirohet Shqipëria,
Se prapë surratin e tij,
Këtu do ketë drejtësia?!

April 22, 2013 16:25
Komento

5 Komente

  1. lilolabja April 22, 18:38

    Je i madhe o Zoti Duka!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk shkulet ky rregjim me aleanca ,do revolucion kjo pune.
    Keto kodoshe aleancash na kane bere peshqesh qe ne krye te ketij vendi te kemi keta kriminele qe nuk hezitojne te vrasin popullin e tyre ne rruge e ti etiketojne dhe kokepalare.Me keto mostra nuk gjen dot pakt e as negociohet liria dhe demokracia.Perrallat qe do hedhim Berishen por jo institucionet qe instaloi Berisha vetem copat e mishit i hane.Jame e majte deri ne kokalo por kjo nuk do te thote qe çdo bire kurve i ketij vendi ben nje aleance kur ti doje qejfi per te zgjatur tmerrin e pa fund qe sjellin keto aleanca.
    Je i vetmi qe zemra te rreh me te njejti rritem me ate te popullit Jam krenare qe kam fatin te lexoj keto vargje te mrekullueshmme,nuk humb asnje edhe pse nuk komentoj .Shendet I MADHI DUKA.

    Reply to this comment
  2. linda April 22, 19:20

    ne vargjet e dukes gjen gjithmon nje gje qe te perket dhe ty,nje gje qe te shqetson dhe ty ,por vetem se nuk di si ta shperhesh,si ta thuash,qe ta degjojne te gjithe.bravo.

    Reply to this comment
  3. ELTONI USA April 22, 19:54

    Po te fitoje BERISHA o poet si do veje halli yt .shpresoj te botohet komenti.

    Reply to this comment
    • tefta April 23, 07:17

      Poetet nuk vdesin kurre dhe nuk ka force qe i ndal , Poeti do vazhdoje te ligjeroje per te verteten dhe drejtesine ashtu sic e mesoi nena e tij e ndershme !

      Reply to this comment
  4. baffo April 23, 07:54

    SI gjithmon i madh je DUKA TE pershendes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*