Vargjet e Arben Dukës!

April 24, 2013 12:19

Vargjet e Arben Dukës!

Kuqëlon Nikolla…

Ç’ma kënaqe synë,
Xhan more Nikollë,
Në krah të Saliut,
Skuqje si një mollë!

Skuqje si një mollë,
Vetëm nga gëzimi,
Se u riciklove,
Sërish tek Ndryshimi!

Një flakë të çuditshme,
Të kish marrë ‘fitira’,
Se të kish bërë Sala,
Oferta të mira!

Mbase të ka thënë,
Do të bëj ministër,
Po Sali mavria,
S’ka gjë në kanistër!

Po ta them më shkoqur,
Që ti ta kuptosh,
Sala është një bankë,
Me sirtarët bosh!

Mund të ta japë çekun,
Shumë të majmë vërtet,
Po banka e tij,
S’ka likuiditet!

Besoj më kupton,
Se je burrë i zgjuar,
Saliu me kohë,
Ka falimetuar!

Ndaj kot vetëtin,
Si një rreze drite,
I hodhe në lumë,
Ato pak kredite!

Ndonjë gjë të madhe,
Tek ty s’mund të vjelin,
Të paktën do jesh,
Me baba Xhuvelin!

Në gazetën tënde,
Tok e grimë të dy,
Si ai që shamë,
U bëre dhe ti!

Të bëri Fatosi,
Dikur deputet,
Se dikur o Lesi,
Kishe një gazetë!

Unë e di fuqinë,
E asaj gazete,
Qe për xha Salinë,
Opozitë më vete!

Opozitë më vete,
Çelik edhe hekur,
Sala që dje puthje,
Dikur ta ka djegur!

Mbasi tok do rrini,
Gjatë në opozitë,
Si ta vuri zjarrin,
Do ta thotë një ditë!

Sot ndrin si një mollë,
Porse në Qershor,
Do bëhesh jeshil,
Si një sallator!

Të them sallator,
S’dua të ta ngec,
Se për ty nuk shkon,
Fjala kastravec!

April 24, 2013 12:19
Komento

2 Komente

  1. leon68 April 24, 14:30

    Nikolla e ofendon edhe kastravecin me kete qe beri. Mua kastraveci me duket me inteligjent

    Reply to this comment
  2. Mergimtari i Larget April 24, 15:48

    N’kolla ka qene
    N’kolla qe mbeti
    krijuar ne Lezhe
    Gazete Komiteti

    Komitet Partie
    shpallur i Pa-varur
    kur nga Katovica
    pluralizmi ardhur

    Ben, vertete s’e di
    ende s’e merr vesh
    komunizmin rus
    mbjelle midis nesh?

    Nuk i pe valle serbet
    zbritur paq’ ne Shkoder
    Uronin Ilir’
    shendoshur si loder…

    edhe edin bashke,
    si shkop xhezbandisti
    te dy bashke nje Sale
    mezi e vidhisni…

    eh, na shkriu Edi
    ne krah Zef Bushati
    veç qe mero Baze
    te plas nga inati!

    “S’jemi vec te majte
    dhe te djathte kemi…”!
    Dy demokristiane Sala
    sa per dy Zefin e kemi!!!

    Edhe çamet ndare
    ndare ne Dy Parti
    si vete Çameria
    Shqiperi/Greqi…

    Serbet ndaj gezojne
    zbritur poshte ne Shkoder
    Plas o Arben Duka
    Nga dora ta morem…!

    Plas e qaj me vete
    S’eshte Shqiperia
    ajo qe desh Plaku
    Smail Pavarsia…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*