Vargjet e Arben Dukës!

May 9, 2013 16:45

Vargjet e Arben Dukës!

“Gjaku blu” është bërë i kuq!

Tani që listat u shpallën,
Pak a shumë u mbyll sherrnaja,
Tash e tujte çdo parti,
Do shikojë punët e saj!

Listat e dy të mëdhenjve,
Kanë në thelb goxha difekte,
Sipas shkallës së gabimit,
Do të kenë edhe efekte!

Dy tri difekte PS-ja,
I kam thënë ku i ka,
Po për fat të mirë PD-ja,
Ka defekte të mëdha!

Tradhtarë të çdo ngjyre,
Jasht’ liste asnjë nuk ngeli,
Dhe kulmi i asaj zgjyre,
Pa dyshim që është Xhuveli!

Nuk besoj që demokratët,
Do mblidhen si mizë lisi,
Të votojnë te Xhuveli,
Te Dogjani dhe HaIdrizi!

Kjo është listë telashi,
Dhe i pari është Xhuveli,
Pastaj Equa-pastaj Dashi,
Pastaj Ndoka dhe Kadeli!

Të gjithë dot nuk i kujtojmë,
Se janë shumë meqë ra fjala,
Demokratët do votojnë,
Çdo zgjyrak që u thotë Sala!

Çdo zgjyrak që u thotë Sala,
S’e shikoni atë listë,
Të vërteta e jo prralla,
Gjysmat janë ish-socialistë!

Jam i bindur-kjo orvatje,
Do të dalë e gjitha huq,
Se gjysma e “gjakut blu”,
Në PD është bërë i kuq!

Në dymijë e trembëdhjetë,
Mendoj unë dhe shoku Mero,
Të votosh Lufter Xhuvelin,
Njëlloj të kthesh vitin Zero!

Humbja e xhaxha Saliut,
Quhet punë e bitisur,
S’i shkonte mendja njeriut,
Se kaq keq qe katandisur!

Është një listë amorale,
Mbushur plot me tradhëtarë,
Pavarësisht se për Berishën,
Rezultojnë shpëtimtarë!

Lista e xhaxha Saliut,
Është lista më e mjerë,
Vetëm tek ne tradhëtia,
Konsiderohet një vlerë!

Vetëm tek ne tradhëtia,
Konsiderohet një vlerë,
Kjo është mina me sahat,
Që do hedhë Salën në erë!

Veç tyre aty garojnë,
Dhe tridhjetë ish-komunistë,
Ndaj po them se vetëm derri,
Mund ta përtypë këtë listë!

May 9, 2013 16:45
Komento

5 Komente

  1. linda May 9, 17:57

    vertet te votosh akoma per lefter xhuvelin eshte injoranca me e madhe,sa do demokrat te jesh,se di po ai nuk duhet te merret me fare me politik,se di cfar i ka dhen vendit ky njeri dhe partia e tij,une kisha koh qe sia kisha degjuar emrin gjall eshte akoma

    Reply to this comment
  2. MARKO May 9, 23:04

    Mere me leng, se thelat u mbaruan, i thone kesaj pune .

    Reply to this comment
  3. Dorina May 10, 09:34

    Sa te forte qenkan keta komunistet!!!

    Reply to this comment
  4. kanani May 10, 11:55

    nuk e imagjinoj se si demokratet do votojne kacin,dogjanin,kadillin?????.keta ose u kan ikur bletet nga kosherja,ose kosheret kane kohe qe i kane pa blete.TURP,TURP TURP per te gjithe ata qe e quajne vehten demokrat!!!!!!!!.

    Reply to this comment
  5. ciko-nili May 10, 12:30

    Hej Arben Xhuveleria
    Na eshte bere afeksion
    Mikrobi Xhuveleri
    S’eshte vec prostitucion

    E kam ditur e degjuar
    Qe politika eshte kurve
    Por jo pleq si Xhuveli
    Qe jane per tjeter udhe

    Dhe demokratet e gjore
    Vene ne rresht per votime
    Postulati i Saliut
    Votoni per shtepine time.

    Te votojne per kurvaret
    Per Nardin e per Spahine
    Per Kacin e per Dogjan
    Qe nderuan “tradhetine”

    Reklamat qe u ben Sala
    Prurjeve me kaq buje
    Nga te kuq u kthyen blu
    Dhe e bene gjakun uje

    Ndaj dhe une u them votoni
    Ne votim ikni me vrap
    Vec ate dite mos harroni
    Mbani pas nje uturak

    Nje uturak per Xhuvelin
    Ja porositni per trupin
    Brohorisni per Kacistet
    Qe me buke e hane turpin

    Me listen qe ben Saliu
    Gjoja demokrat me hile
    Kjo s’eshte liste, por nje shporte
    Shporte e mbushur karavidhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*