Vargjet e Arben Dukës

November 23, 2012 11:50

Vargjet e Arben Dukës

“Presidenti” edhe “Mbreti”

Për ty në të rrallë shkrova,
Në shënjestër rrallë të vura,
Se të kam nga Libohova,
Që ka lindur proto burra!

Po pilafi ujë nuk mban,
Që t’i vëmë kokë muhabetit,
Më patakse o Nishan,
Kur i mbajte fjalim “mbretit”

Ti je Njësh’i Republikës,
Me ferman i par’i shtetit,
Dhe s’duhet të shkoje fare,
Në maskaradën e “mbretit”

Pa le kur the “mbreti ynë”,
Thashë Nishani lajthiti,
Se yni nuk është aspak,
Po i Salës dhe i yti!

Ty të kam nga Libohova,
Nga vendi i bir Avniut,
Që e vrau pabesisht,
Mbreti yt dhe i Saliut!

Mohove Avni Rustemin,
Kur halesë i dhe vlerë,
Kaq mjafton që Libohova,
Mos të qasi as në derë!

Kjo nuk është gafë e parë,
Ke të tjera për ibret,
Ke një “princ” për këshilltar,
Një “princ” që do shpallet “mbret”!

Nga qyfyret e gjithë kohës,
Më të madh nuk mund të ketë,
Do jenë gati në një zyrë,
“Presidenti” dhe një “mbret”!

Domosdo që do t’i thuash,
Dhe atija “mbreti” ynë,
Pse e bëtë gazin e botës,
Nënë-zezën Shqipërinë?!

Ndaj dhe do këndohet kënga,
Dy Kamberë në një derë,
“presidenti” edhe “mbreti”,
Njëri pirdh-tjetri mban erë!

Ç’të të them o president,
Ç’të të them më tepër unë,
Le ta quajmë aksident,
Ditën që aty të vunë!

November 23, 2012 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*