Vargjet e Arben Dukës!

May 15, 2013 15:25

Vargjet e Arben Dukës!

Madhështia e thjeshtësisë

Mund ta kuptojë me lehtësi,
Edhe njeriu që thur vjersha,
Dhe më e madhja madhështi,
Kalon në rrugët më të thjeshta!!

Jezusi do të jetë kurorë,
Deri në fundin e gjithë jetëve,
Kryevigani madhështor,
Se qe i thjeshtë midis të thjeshtëve!

Kur hymn i thur unë thjeshtësisë,
Takim nuk kam me thjeshtëzimin,
Askush s’i vidhet historisë,
S’e gënjen dot gjithë njerëzimin!

Gjenitë që lindën në epoka,
Nuk lindën me këmishë të artë,
Po do të rrojnë sa të jetë Toka,
Se qenë të thjeshtë dhe të qartë!

Me qindra shembuj mund të gjej,
Në historitë shekullore,
Po thjeshtësi sublime gjej,
Në dy krijimet më hyjnore!

Një thjeshtësi e madhërishme,
Gjer përmbi yje lart më mban,
Kur përpin faqet e magjishme,
Njëlloj në Bibël e Kuran!

Kjo s’ka shumë lidhje me Perëndinë,
Me birin apo bijtë e saj,
Aq shumë sa ka me thjeshtësinë,
Që vjen tek neve fjalë e saj!

Një gjë po deshe të arrish,
Dëgjo sot fjalët e “idiotit”:
Njerëzve në zemër mund t’u hysh,
Vetëm me thjeshtësinë e Zotit!

Gjithë konceptim’ i Perëndisë,
Është realisht i komplikuar,
Po fjalë e saj mes njerëzisë,
Nga çdo njeri lehtë ësht’ kuptuar!

S’e kam bezdi sofistikimin,
Po labirinthet i urrej,
Ndaj dhe për gjithë njerëzimin,
Një tjetër rrugë dua të gjej!

Unë s’jam profet-veç shkruaj vjersha,
I ngre lirisë përmendore,
Po pa kaluar rrugë të thjeshta,
S’del dot në rrugë madhështore!

Mbase dhe vlen kjo që kam shkruar,
Për çdo njeri e për çdo brez,
Orët e natës kur kanë shkuar,
Me domozdo do vijë mëngjes!

Ndofta këtu në fund gabova,
Përdora pak alegori,
Si për të thënë-këto që shkrova,
Kanë vlerë edhe në Shqipëri!

May 15, 2013 15:25
Komento

3 Komente

  1. eduard May 15, 15:31

    RRofsh Beno dhe ishalla krijimtaria jote sa te jet jeta.

    Reply to this comment
  2. linda May 15, 17:43

    vertet kemi nevoj per pak poezi shplodhese.bravo

    Reply to this comment
  3. Gramoz May 20, 22:34

    j gjith te mirat si gjithmone ihapur dhe iivogel dreitperdrejt ben je imbrekullushem ,,,,,,,me pelqen qe c,do njerit t,i them te mirat dhe te metat me shume delikatese nuk e teperoj ti je nje lazgush ivogel por menje ndryshim i madhi LAZGUSH i kendoi dashurise kurse ti i kendon njerezise dhe qelbesires politike une ilexoj mesazjet tuaj ….disa mediokerve nuk ju pelqejne vargjet etua .dava alldupesh.karvani te na shkoje drejt i bekuar qofsh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim