Vargjet e Arben Dukës!

June 15, 2013 19:07

Vargjet e Arben Dukës!

KUSH BESON FITON!

Pyesin e thonë,
dhe këtej nga ne:
“Kush do të fitojë,
në njëzet e tre?!”

Të njëjtën përgjigje,
Arbeni ju thotë:
“ Pyetje më idiote,
s’mund të ketë në Botë!.”

Britmat e Saliut,
ju kanë nakatosur,
por ditët e tij,
janë në të sosur!

Por ditët e tij,
janë në të sosur,
ndaj klith e gjëmon,
si bishë e plagosur!

Si bishë e plagosur,
në çark e rrethim,
që një fund të hidhur,
ka pa diskutim!

Asnjë të mos ketë,
asnjë pikë dyshimi,
do jetë ky Qershor,
fundi dhe fillimi!

Dhe këtë u’a them,
me bindjen e bindjes,
fundi i Saliut,
fillimi i Rilindjes!

Më shumë se të bindur,
ju të jini sot,
ardhja e agimit,
nuk pengohet dot!

Nuk pengohet dot,
kjo është e pamundur,
preludi i fitores,
besim” i patundur!

Ardhjen e agimit,
askush s’e pengon,
dhe gjithmonë në jetë,
kush beson fiton!

Është deviza ime,
t’ju mbars me besim,
se të gjithëve tok,
na pret një fillim!

Na pret një rilindje,
ne dhe Shqipërisë,
rruga e vërtetë,
dhe e mirësisë!

T’i shohim me sy,
t’i prekim me duar,
gjithçka që pushteti,
sot na ka mohuar!

Atë ditë dhe unë,
do gjëmoj si deti,
sepse do t’i kthehet,
sovranit pushteti!

Veç aherë do thuren,
himnet e mëdha,
se populli sot,
pushtetin s’e ka!

June 15, 2013 19:07
Komento

2 Komente

  1. linda June 15, 21:06

    vertet kur do vij nje dite e bardhe per ne shqiptaret

    Reply to this comment
  2. ARUSHA June 15, 21:14

    PO LIND AGIMI PERSERI
    NE DO JEMI TE LUMTUR NE SHQIPERI
    DO TE BASHKOHEMI SI VLLAZERI
    DHE DO LULEZOJME ATDHEUN E TIJ

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*