Vargjet e Arben Dukës!

May 18, 2013 15:11

Vargjet e Arben Dukës!

KUFIZIM dhe KUFIZIM!

Vetëm në një diktaturë,
Një njeri drejton përjetë,
Ndaj dhe fjala Udhëheqës,
S’ekziston më sot në shtet

Anti-Njëshin si model
Ky sistem na ka ofruar,
Një nga ligjet më të mira?
Është “MANDAT ’I KUFIZUAR”!

Amerika e ka zgjidhur,
Si kampion demokracie,
Sepse presidenti është,
Edhe krye’ qeverie!

E partitë mund të fitojnë,
S’kufizohen asnjëherë,
Po nuk lenë që qeverinë,
Ta bëjë i njëjti përherë!

S’e kam fjalën për Berishën,
E ka mbyllur historinë,
Duhet KUFIZIM MANDATI
Për ata që do të vijnë!

Sepse një pushtet i gjatë,
Krejtësisht të deformon,
Edhe përveç mendjes tënde,
Asnjë tjetër nuk dëgjon!

Sepse një pushtet i gjatë,
Nga çdo anë do jet’ i frikshëm,
Bëhet për demokracinë,
Armiku më i rrezikshëm!

Këtu s’është më një sekret,
Me pushtetin abuzohet,
Ndaj na duhet çdo pushtet,
Me një ligj TË KUFIZOHET!

Neve vijmë nga diktatura,
Ku për dardhë shitej gorica,
Por rrall’ gjen nga ata burra,
Të lindur për sakrifica!

Neve vijmë nga diktatura,
Gati nga Urë e Qabesë,
Në pushtet me këta burra,
S’mund të kemi ndonjë shpresë!

Po flas për të gjitha palët,
Nuk mund të bëj përjashtim,
Një fjalë më buçet në kokë,
KUFIZIM dhe KUFIZIM!

Kufizim dhe kufizim,
Është zgjidhja më e mirë,
Sepse ujët që s’lëviz,
Në pellg qelbet porsi zgjyrë!

May 18, 2013 15:11
Komento

4 Komente

  1. poshte saliu May 18, 18:05

    Si gjithmonë je i madh,mezi presim qe te shkruash se vjershat e tua paraqesin realitetin e hidhur te vendit tone.

    Reply to this comment
  2. Oni May 18, 22:32

    Bravo , tregon se e njeh shtetin e se drejtes. Po ke pare ti ndonje vend demokratik ne boten perendimore qe ti kufizohen mandatet kryeministrit. eshte vota qe ja kufizon.

    Reply to this comment
  3. Fleks May 19, 08:36

    Kur te kesh kohe dhe kur te mundesh,gjej rastin z Duka e na bej dhe nje bejte per kandidimin per 4 here me radhe te E Rames per Kryetar Bashkie Tirane.

    Se i ishin thare trute socialisteve te tjere.

    Kete punen e truve nuk eshte nevoja te zesh ne goje.

    E meqe jemi ne teme:

    Ky eshte shkaku qe Partia Socialiste nuk do te fitoje per 3 here radhazi.

    Nga BUMERANGU I MADH.

    Reply to this comment
  4. kadeti bigler May 19, 11:25

    e gjete fleks direkt tek edi Edi ishte kryetar bashkie jo kryeminister dhe president pse i ngateron gjerator or i uruar sa per trute qe permend qe na jane thar e ke gabim se kemi me shume nga ty ore truthare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*