Vargjet e Arben Dukës!

May 19, 2013 13:47

Vargjet e Arben Dukës!

KEMI SHTET, A SHPELLË PIRATËSH?

Është e kotë vërtet’,
mendimin ta zgjatësh,
ne nuk jemi shtet,
po një shpellë piratësh!

Një shpellë piratësh,
tamam fjalë e zgjedhur,
ku gjithkush gëzon,
plaçkën që ka vjedhur!

Fjala vjen ka zgjedhje,
tani në Qershor,
po këtu nuk ka,
Komision Zgjedhor!

Dhe kush kish detyrën,
atë ta ndërtonte,
me një atentat,
do ta shkatërronte!

Shkarkimi i Muhos,
qe një atentat,
dhe s’ishte i pari,
që bën ky lugat!

Këtë situatë,
po ta shkojmë në filtër,
si ndeshje futbolli,
që nuk ka arbitër!

Ose ka “arbitër”,
duket ashiqare,
Janë katër lojtarë
t’anës kundërshtare!

Po të isha unë,
të ndalja një vjedhje,
natyrisht që pjesë,
s’do merrja në zgjedhje!

Sepse kundra meje,
janë të gjitha kushtet,
dhe për drejtësi,
nuk përdor dot grushtet!

Dhe kur kishim tanët,
në atë ekip,
harruat Ristanët,
që na bënë kripë!

Hataja që ndodhi,
askujt s’ju besua,
po kaloi një javë,
gjëma u harrua!

Nëse ka ngel’ ende,
ndonjë që dëgjon,
s’mund të bëhen zgjedhje,
me kët’ Komision!

Besoj se si unë,
mendon çdo njeri,
duhet që të bëhet,
Komision i ri!

Ankesat më mbrapa,
do të ishin kot,
Mos do qe më mirë,
tani një bojkot?

Nuk besoj të duken
dhe kaq i rrëmbyer,
sa pa u bërë vjedhja,
prapë një fakt i kryer!

May 19, 2013 13:47
Komento

4 Komente

  1. gezimi May 19, 14:53

    Mire e ke , o Arben Duka, po si Berishes edhe Rames, nga nje vesh u hyjne e nga tjetri u dalin keto qe ti i thua aq mire, aq drejt de aq artistikisht. Te lumte mendia dhe pena dhe lusim zotin dhe mbase i lexojne dy bajlozet e politikes, se sa per Meten as mos te te shkoi mendia se lexon apo ka lexuar ndonjehere; syte e tij njohin vetem floririn dhe Euron, nuk i perfill fare leket.
    po shkove ne gjirokaster me camet, mos harro qe Ali Demi e ka bere gjimnazin (edhe liceun e ulet frances) ne Gjirokaster dhe cdo te shtune e te diel shkonte ne Mashkullore tek Canajt

    Reply to this comment
  2. linda May 19, 17:19

    ke shume te drejte me keta lloj politikanesh cfar nuk pret,do jete e tmerrshme nqs ndodh si ne 2009 apo 2011.

    Reply to this comment
  3. katarakti May 19, 19:36

    Kjo eshte nje dileme hamletiane: Te marresh apo te mos marresh pjese ne zgjedhje?! Mendoj se “Dita” duhet te organizoje nje konsulte me opinioniste dhe personaliete te pavarura per te marre mendimin e tyre per kete dileme. Sepse edhe me nje Komision 4 me 3 ne favor te Berishes eshte e kote ta quash Komision te pavarur. Por Berisha nuk do te pranoje kurre qe opozita te kete shumicen ne KQZ. Dhe koha po iken. Dhe Sahleja ka me vete KQZ-ne, presidentin, OSBE-ne, ODIHR-in, ushtrine, banditet, parate, gjykatat etj etj. Dmth po te mos doje ai nuk e le pushtetin. Atehere?!

    Reply to this comment
  4. shqiptar May 19, 21:36

    Ateher,revolucion!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*