Vargjet e Arben Dukës!

May 26, 2013 11:33

Vargjet e Arben Dukës!

Një pauzë për Dashurinë dhe Zotin

1
Porsi agimi rrëzëllitës,
Të kthjellët porsi qielli blu,
Si yll’ i artë i Afërditës,
Njëlloj shkëlqejnë sytë e tu!

Përsosmërisht të gdhëndi Zoti,
Sikur të bëri veç për vete,
Kam mbetur unë aty që moti,
I zhytur thell’ në ato dete!

As rri aty – as nuk dal dot,
Sepse jam mbytur me dëshirë,
Sa erdhe ti në këtë botë,
E bëre botën më të mirë!

Nga fund’i detit të pafund,
Me një vështrim më ngre në maja,
Bëhem i bardhë si një pëllumb,
E ngjitem gjer mbi Himalaja!

Kjo s’është fantazi poeti,
Poeti s’është kaq i fuqishëm,
Saç është qielli edhe deti,
Që bënë dy sytë e magjishëm!

Ti vetëtin e ndrit nga nuri,
Si yll i artë me vezullime,
Si monument koha të vuri,
Veç njezët vjeç në zemrën time!

2
Fati nuk më përkëdheli
Kur kalova kurthe, prita,
Kush s’më do ju shtoftë inati,
Kush më do ju shtoftë dita!

Ndenja vite në buzë-varri,
Po logjikën kurrë s’e humba,
Në një kudhër farkëtari,
Gdhenda këngë, nuk derdha plumba!

Dhimbjet, ferr. Por nuk e ktheva,
jetën në një shkretëtirë,
Të bën dhimbja që rrëfeva,
Më të dashur më të mirë!

Ndonjëherë dhe jam dorëzuar,
Se njeri jam natyrisht,
Po në çast në këmbë jam çuar,
Kur mendoja zotin Krisht!

Më për dhimbjet s’bëj çudi,
Shkenca pse nuk i mund dot,
Që në dhimbje çdo njeri,
Të mendojë të shënjtin Zot!

Të kujtojë të madhin Zot,
Të paepur në torturë,
E mos përkëdhelet kot,
Duke thënë: Jam i sëmurë!

May 26, 2013 11:33
Komento

9 Komente

  1. katarakti May 26, 12:35

    O la la. Arben Duka revolucionari, vizionari, kryengritesi, mbrojtesi i te varferve te kesaj bote qenka zgerlaqur fare nga bukuria dy syve blu… Na qenka kthyer edhe ne mistik, religjioz i pershpirtshem…. Ku iku pathosi, vrulli, vetmohimi, guximi, etj etj?! E si eshte Njeriu. I forte si shkembi, i brishte si qelqi. Pas 23 qershorit do te duam me shume poezi te tilla njerezore dhe idilike nga ty Arben, por deri me 23 qershor duhet te rrime syhapur ne barrikada. Si Gavroshi i Viktor Hygoit jo ai i Levonjes. Se Balozi i Zi po pergatit gjemen e ardhshme.

    Reply to this comment
  2. poshte saliu May 26, 12:47

    Brilante. fitore ne 23 Qershor. Per nje Shqieri vertete demokratike..

    Reply to this comment
  3. Njeriu realist. May 26, 18:37

    Arben Duka per mua dhe per shume te tjere qe mendojne si mua ju jeni vertete shume e me shume se sa ne te mendojme. Bravo dhe nje deshire kam: Nuk e di çfar do jete ajo dite kur une te shoh ne parlamentin shqiptar si nje zgalem per gjithçka ne interes te kombit tone qe poshtersishte disa kreminele e kane çuare ne kete derexhe.Kurre dite te bardhe mos pafshin ata dhe pjella e tyre.

    Reply to this comment
  4. Zani Burimi May 26, 20:45

    Z. Arben,
    Rrofsh e qofsh dhe te ndritte pena e arte! Me lumturove, o buure! Vargje brilante dhe te kendofte perhere zemra! Urime, o Poet!

    Reply to this comment
  5. malua May 26, 23:03

    po saliu do ti vjedh prape vjedhjet dhe tani ka me shume “te majte ” ,ne stanin e tij te gjarperinjve .

    Reply to this comment
  6. Gramoz May 27, 00:30

    A TE KAM THENE QE JE LAZGUSH I VOGEL NUK ME BESONIN HE E SHIKONI YLLIN

    Reply to this comment
  7. Gava May 27, 04:19

    Beno, cthuhet na koshta e sakatit more? Apo ku vakerron asaj ane ..Ai!

    Reply to this comment
  8. Mark.uk May 27, 07:11

    Poezit tua jane me name shkoj e vjerri ne zyre-hane[w].Sa her shkoj atje me dhie,me bjen ndermen per zotnin tane.Na cave vesht se nuk po themi ndryshe.

    Reply to this comment
  9. ira ira May 27, 07:22

    E pyeten jeten se nga se ke frike
    Ajo tha nga vdekja
    Pyeten pastaj vdekjen
    Nga cila gje tmerrohet
    Ajo tha trishtueshem
    Nga perpjekja e njeriut per te jetuar.
    E pyeten njeriun
    Cila gje te tremb me shume
    ai u mendua e tha
    Nga deshira per te mos jetuar
    Nese me pyesin mua
    Do te thoja me plot goje
    Me mire te vdisja
    Se t’mos egzistoje askush qe t’me doje.

    Eshte e bekuar ajo te ciles ia kushton keto vargje dhe Zoti qofte perhere me ty poeti im i preferuar e te ndihmofte ne cdo cast te jetes tende.Vuajtjet jane vertet per njeriun,por njeri eshte ai qe ato i kthen ne gaz e i mund ato megjithese duhen sakrifica te medha.Pac nje jete sa me te gjate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*