Vargjet e Arben Dukës

November 24, 2012 15:08

Vargjet e Arben Dukës

Abaz Kupi apo Myslim Peza?

Si e pësoi Jozefina,
Ka harruar derëzeza,
Ka harruar Haxhi Lleshin,
Dhe legjendën Myslim Peza!

I kanë dhënë asaj një listë,
Pa dyshim prej qeverisë,
Ku janë njerëzit më të shquar,
Me rastin e pamvarësisë!

Nga lista e Jozefinës,
Abaz Kupi është lançuar,
Dhe jo veç për hir të tij,
Lista krejt është deformuar!

Ku krahasohet Abazi,
Abaz Kupi – Abaz Leshi,
Me dy burrat legjendarë,
Myslim Pezë e Haxhi Lleshi?!

Ky Abazi i paepur,
Që i bëka nder vatanit,
Nuk ka shkrepur që s’ka shkrepur,
Asnjë pushkë kundër gjermanit!

Kur çlirohej Shqipëria,
Nga dyfeku i partizanit,
Pse iku Abaz mavria,
Me ushtrinë e gjermanit?!

Dhe ashtu i arratisur,
Bazi i Canes komandant,
Si një patriot ka nisur,
Në Atdhe plot diversantë!

Ndaj të thashë moj Jozefinë,
Është e shpifur ajo listë,
Se diversantët e Bazit,
Ishin të gjithë terroristë!

Terroristët kudo janë,
S’ka mbi ta më të këqij,
Faqezinjtë si Abaz Kupi,
Mbeten gjithnjë faqezinj!

Tash do flas për Babë Myslimin,
Ty do të zërë dhimbja e kokës,
Baba-partizani i parë,
I të gjithë Europës!

Haxhi Lleshi derë e madhe,
I nderuar në barjake,
Kur këtu parti s’kish fare,
Ngriti çetën luftarake!

Kujt i flas unë sot për Babën,
Qenkam më keq se i marri,
Atyre që si kusarë,
E nxorën natën nga varri!

Krimet që ju keni bërë,
S’i shkruat mbi tog të rërës,
Ndaj do kaloni të tërë,
Mu në vrimën e gjilpërës

Myslimi s’është veç në Pezë,
Në qendër të katakombit,
Është e bardha mbi të zezë,
Nder i Madh i gjithë Kombit!

November 24, 2012 15:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*