Vargjet e Arben Dukës!

June 3, 2013 16:16

Vargjet e Arben Dukës!

RRUGA MË E MIRË

Ende më lexojnë,
si herën e parë,
Çdo ditë më urojnë,
me dhjetëra shqiptarë!

Nga kjo ndìhem mirë,
dhe s’kam pse të qahem,
kjo tregon se unë,
ende rroj e mbahem!

Se kam deklaruar,
dhe e deklaroj,
do vdes atë ditë,
që më s’do krijoj!

Dhe të jetë poeti,
një me perëndinë,
asnjë grosh nuk vlen,
kur s’ka vegjëlinë!

Asnjë grosh nuk vlen,
kur s’ka vegjëlinë,
se është vegjëlia,
që bën historinë!

Poeti kalon,
mes territ e shqotës,
por veç vegjëlia,
është fuqi e botës!

Kush ka vegjëlinë,
s’i duhet gjë tjetër,
dhe kjo fjalë është,
sa bota e vjetër!

Mua s’më rendisin,
si poet zyrtar,
por më dinë përmendësh,
me mijëra shqiptarë!

Pikërisht nga kjo,
ora kurrë s’më mbeti,
dhe më shumë se kaq,
s’arrin kurrë poeti!

Vetëm të vërtetës,
ja kushtova jetën,
kush kapet me mua,
nuk do të vërtetën!

Nuk kam bërë replika,
dhe s’ka për të ngjarë,
do pranosh çdo sfidë,
kur je misionar!

Sikur hapat tona,
të ishin në gara,
unë gjithmonë do isha,
njëqind hapa para!

Njëqind hapa para,
në erë e furtunë,
që t’ju tregoj rrugën,
nga kalova unë!

Që ju rrugëtimin,
më të lehtë ta kini,
që né gjurmën time,
tek unë të arrini!

Që t’ju them sërish,
me vargjet e mia:
“Rruga më e mirë,
është ndershmëria!”.

Rruga më e mirë,
është ndershmëria,
dhe strehë e sigurtë,
është veç vegjëlia!

Ndaj unë i përulem,
gjithmonë poezisë,
se ajo më bëri,
Bir të Vegjëlisë!

June 3, 2013 16:16
Komento

11 Komente

  1. Naftetari June 3, 22:25

    Ne kete sistem poet ndershmeria eshte vyrtyti i budallajit ske ci ben ke degjuar kur thon kane kaluar afatet se gjykojme dote dhe Luli vodhi sa deshi u be dhe kryetar bashkie sistem i kalbur.

    Reply to this comment
  2. Gramoz June 3, 23:24

    ma lehteson shpirtin O GJENI IPOEZISE Nuk ka shqiptar te ndershem qe te shaje ty o njeri nuk ka njeres qe kane gjak te paster te te shaje ty o lum miku ti o dashur mund te besh c do gje po jo te gjithe ose shume pak jane ata qe bejne kete qe ben ti .. poezise se sotme i ke gjetur fundin por mendja jote nuk ka fund ja kjo eshte ajo qe thua eshte vegjelia ajo qe nuk do te te haroje kurrrre kur shikoj gazeten qe ka poezine tende syri me vete mu ne mes te ballit…e lexoj shpejt e shpejt epastaj kthehem e te lezoj ty …po do thuash pse ne fund po ne fund haet embelsira oFLORI PENA JOTE ESHTE SI BRISKU ENUK LAJTHIT KURE ZOTI TE BEKOFTE

    Reply to this comment
  3. Dorina June 4, 09:08

    Do ishte mire qe shqi[peria te kishte shume njerez me mendim dhe shpirt te lire.
    Komplimente Arben! Do te doja shume te isha edhe une nje nga votueset tuaja.

    Reply to this comment
  4. zhaku June 4, 10:42

    Fjalet e tua,
    qe ti i thur ne vargje,
    i lexoj perdite
    e nuk lodhem fare.

    Reply to this comment
  5. Gim çami June 4, 10:54

    Je gjigand i vegjelise i thjeshte dhe popullor ishalla te kemi perfaqesues te popullit ne parlament me dt 23

    Reply to this comment
  6. Mark.uk June 4, 14:10

    gim: Ka qene ktyetar I mbrojtjes se figures se E Hoxhes.Nje krijues nuk duhet te jet I njeanshem te pakten kur shkruen.

    Reply to this comment
    • Gim çami June 4, 15:07

      O marj un nuk e di a ka qene a ska qene. Po dhe te kete qene ashtu si thua ti nder i ben enver hoxha ka qene eshte dhe do jete figure e nxjerre nga ky popull. Ka me shume tituj enveri se skenderbeu. Per sa i perket figurave ktu eshte bere lemsh. Nderohet zogu e saliu e harrohet ismaili e kacorri noli e bajram curri dhe avni rustemi. Sa per enverin ka qene diktator si te gjithe evropa lindore ndertoi dhe ndryshoi shqiperine vrau e preu por mua si gim me intereson cka bere te mira e te keqija. Arben Duka eshte figure sot dhe do jete permot per ate cka bere dhe po ben.un kam qene pak i presekutuar po sme prish pune enveri qe ka vdek sesa me prish pune gjyshi me anti plumb qe vrau 4 vete live ne mes te bulevardit deshmoret e kombit.

      Reply to this comment
  7. labi June 4, 14:24

    O Agim trimi
    O Agim djali
    Sot ne Shqiperi
    Flen bashk , Shejtani dhe Djalli.

    Te urojm jete
    Pena te kete jete
    Fjalet te mos shterojn
    Agimin brezat do ta lexojn

    O Agim poeti
    Na shkruaj dy fjal per sikletin
    Per fushten elektrole
    Per deputetet e pa shkoll
    per ekonomin e dobesuar.

    Reply to this comment
  8. labi June 4, 14:27

    me fal se te ndryshove emrin o jet gjati Arben.

    Reply to this comment
  9. labi June 4, 14:30

    O Arben trimi
    O Arben djali
    Sot ne Shqiperi
    Flen bashk , Shejtani dhe Djalli.

    Te urojm jete
    Pena te kete jete
    Fjalet te mos shterojn
    Arbenin brezat do ta lexojn

    O Arben poeti
    Na shkruaj dy fjal per sikletin
    Per fushten elektrole
    Per deputetet e pa shkoll
    per ekonomin e dobesuar.

    Reply to this comment
  10. Cipinii Bolene March 9, 19:21

    Mesazhi juaj..Pena top o Arben Duka. Mezi pres te dihet ,e te shkoj ne rradhe.gazeten e zemres ,diten te me [email protected] e shpirtit ,shpejt ta lexoj ,si gjakun e trupit mendjen te me kthjelloj.*Arben I Dukajve ,perjete do lexohesh,se me vegjeline ,pergjerohesh. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim