Vargjet e Arben Dukës!

June 5, 2013 18:06

Vargjet e Arben Dukës!

Ha të hamë o kapedan

Kapardisur e serbes
Që të gjiithë me lugë në brez
Ha e ha në atë thes
Nga mëngjesi në mëngjes

Ha të hamë, more kasap
Se kjo ditë nuk na vjen prapë
Dhe aty ku ka veç pak
Vetëm ha o malukat

Ti nuk ha thjesht ca patate
Po përtyp me qindra fate
Qindra fate njerëzore
Malësore dhe jugore

Kush mund ta pengojë ariun
Kur ha jugun dhe veriun
Ai ha e s’bën shakara
Dhe një mal t’i vesh përpara

Iku koha “bisht’i’qenit”
Po ndrit koha e legenit
Ha të hamë me qeverinë
Mbi kët’popull bëj kërdinë

Ha të hamë o kapedan
Ca si minj, ca si luanw
Atje te guri me vërë
Do shkojm’ që të hamë të tërë

Ha mor ha se të kam xhan
S’keni din e as imam
Hani bëni kijametin
Për të ngrënë vodhët pushtetin

Ha të hamë e mos u stepni
Gjë të tjerëve mos u jepni
Njëmijë qengja njëmijë desh
Do t’i hani me përshesh

Këtë vakt e kishim pritur
Ndaj ma shihni të bab’zitur
Ha të hamë për njëmijë vjet
Këtë vend e këtë shtet

Suluni si karkaleci
Nuk i sos paratë Gërdeci
Ha të hamë o bark i derrit
S’mbarojnë depot e Enverit

Hani fort o racë e hutit
Jetojmë kohën e harbutit
Me një frymë mbaroni butin
Se në fund kemi tabutin

Ha të hamë o Sali boza
Pa limit si kakëzoza
Ha tre herë peshën e vet
Sigurisht pastaj pëlcet…

June 5, 2013 18:06
Komento

6 Komente

  1. Sulo KAPEDANI June 5, 20:12

    Urime per penen e arte.

    Reply to this comment
  2. linda June 5, 20:28

    shume e gjetur.

    Reply to this comment
  3. zekthi' June 5, 21:49

    Arben s’u lodhe nje here
    Per çdo dit’ kerren nje vjershe
    fshikullon me fjalen rende
    hajdut,vrases te pa bese

    Luft’ e mir behet me pene
    fjala mbetet brez pas brezi
    dufeku te vret per fare
    edhe s’fiton gje mileti

    ndaj e bere penen top
    zgjon dhe ata ne gjume
    ne njezet e tre qershor
    votat do derdhen si lume

    per Rilindjen shqipetare
    shqipetaret do votojne
    gjyshi do te marre tespihet
    prane oxhakut do te shkoje.

    Reply to this comment
  4. liri a vdekje June 6, 07:14

    mbas 23 qershorit do hani ke .ythet e njeri tjetrit o fekale te pushtetit serb

    Reply to this comment
  5. poshte saliu June 6, 13:34

    Ore po nuk tu soskan ,qenke i pa arritshem tu befte dita 1000 .por une insistoj se duhet te jete mbas hekurave ,dhe jo si pensionist ,se pastaj do thone dhe keta te tjeret he mo ja dhe nexhmija po rron akoma, ramizi jetoi mes salltanetit ,zogu nga tradhetar u be hero ,prandaj duhet vene pika mbi (I) te pakten kush duhet te jap llogari per keto 20 vjet ?

    Reply to this comment
  6. Gramoz June 6, 14:26

    rofsh o i bekuar ti je yll i karvanit c te te them me

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*