Vargjet e Arben Dukës!

June 6, 2013 16:19

Vargjet e Arben Dukës!

Për cilin ndryshim…?

Për cilin ndryshim,
koha na ka thirrur?!
Për ç’përhap Sala,
me zërin e ngjirur?!

Mëndja pa të keq,
i shkon kot njeriut:
“Ndryshimi do jetë,
si zër’i Saliut!”

Ndryshim’i Saliut
zero nga takati,
ndaj do ketë nevojë,
për një regjim shtrati!

Vërtetë që do ketë,
ndryshim atë ditë.
Sala nga pushteti,
shkon në opozitë!

Shkon në opozitë,
kjo s’ka diskutim,
dhe ky do të jetë,
i vetmi ndryshim!

Më kot miliona,
Sala hedh në erë,
direkt s’ka fituar,
këtu asnjëherë!

Kur s’fiton tre herë,
s›quhesh shumë i humbur,
le ta quajmë thjesht:
“Mision i pa mundur!”

Që të gjith’ pushtetin,
e ka të molepsur,
po nuk e kupton,
se është matufjepsur!

Shtylla kryesore,
nëpër qarqe janë,
ata që i quajnë:
“Tradhtarët tanë!”

Këta ndryshe quhen,
si kredi me risk,
po gomë e Saliut,
ka shkuar në disk!

Ndryshimin e Salës,
S’e hanë më shqiptarët,
se në thelb të tij,
janë tradhtarët!

Se në thelb të tij,
janë tradhtarët,
dhe s’ka drejtësi,
për katër të vrarët!

Se në thelb të tij,
janë tradhtarët,
dhe ndryshimi s’vjen,
nga 70-vjeçarët!

June 6, 2013 16:19
Komento

3 Komente

  1. linda June 6, 18:56

    shume e bukur

    Reply to this comment
  2. Njeriu realist. June 6, 19:23

    Bravo Arben Duka,e rithekesojme per te mjten here bravo dhe ylym mos i lere fare kreminelit,Juve beni punen e mijra njerzeve dhe institucionev te marra se bashku per ta nxjerre lakuriq tradhetarin e popullit shqiptar ashtu siç e ka bere nena,qe kurre nena shqiptare mos lindet nje specie te tille,se kemi pare e degjuare armiq,tradhetare,kolaboracioniste te pa fytyre,te felliqur,keqberes,etj por te gjthe kane nje kufi kane nje limit kurse ky nuk ka fare sa kufi sa limit por vetem kerkon qe te zhduke kombin shqiptar dhe me e keqa eshte se ka akoma debila qe e besojne dhe pa pike turpi bejne edhe prapagabde.Kjo eshte lemeria shqiptare.
    BJERI BENI SE PENA ESHTE ME E RENDE SE PLUMBI:
    RROFTE EDI RAMA K/MINISTER I SHQIPETAREVE.

    Reply to this comment
  3. Gramoz June 7, 18:05

    nete lumte pushka ben tani nuk do te them PENA PO PUSHKA LUM GJIROKASTRA C KA LINDUR E LUM SHQIPJA QE TE KA TY TE LUTEM BENI BEJU NJE APEL ASHTU SI DI TI ATYRE QE E NDJEKIN QORAZI ATE qen se ka ndonje nuk e kupton ate fantazem,,te hedhim edhe nje gur nje gur ne lume se pastaj dojete vone per ta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim