Vargjet e Arben Dukës!

June 7, 2013 15:48

Vargjet e Arben Dukës!

Si s’të lodhi kjo mënyrë jetese?!

Po na thot’ Saliu se do bëjë,
ato që nuk bëri në tetë vite.
Mos e hani prapë këtë gënjeshtër,
se këtu s’është fjala për simite!

Pikësëpari duhet të rrëfehet,
pse gënjeu dhe s’i bëri dot..
Dhe ato që s’bëri për aq kohë,
si nuk i vjen zor thotë “i bëj sot”?!

Si gënjen ky rob pafundësisht,
dhe na jep çdo ditë fjalën e nderit,
kaq gënjeshtra mund të krahasohen,
veç me piramidën e Xhaferrit!

E gënjeshtrat kur mbulojn’ gënjeshtrat,
Populli e thot’ – bëhen mullar,
dhe mullarët një mbi një krijojnë,
piramidën që thamë pak më parë!

S’mundet më të thotë një të vërtetë,
me gënjeshtra e çliron gurmazin,
natyrisht që bëhet trim me fletë,
nga robotët që duart trokasin!

Kjo nuk ndodhi veç periferive,
ndodh edhe në mesin e Tiranës,
brohorasin se kanë qejf gënjeshtrën,
apo thjeshtë për inat të Ramës?!

Brohorasin se kanë qejf gënjeshtrën,
si më parë dhe tash në Qershor?
Dhe e zhysin thellë edhe më thellë,
në gënjeshtër shokun orator?

Me kët’ soj dot nuk diskuton,
Trurit i kanë vënë të gjorët drynin,
Me një të vështruar i kupton,
Lidhje fort nuk kan’ me qytetërimin!

Por shumic’e heshtur e di mirë
kush gënjeshtrat ngriti piramidë!
Një pakicë besojnë kur thot’ Saliu,
se nga vapa piqesh n’Antarktidë!

Por shumic’e heshtur e di mirë
Dhe shumica ësht’ si dallg’e detit
Ç’dreq sëmundje të ka zënë o Sal,
që kaq keqaz i je qep pushtetit?

Keq të ka pushtuar çdo qelizë,
Të ësht’ futur more thell’ në eshtra,
dhe s’e ke problem në Moshë të Tretë,
të sajosh gënjeshtra e gënjeshtra!

Që të dy o Salë jemi shqiptarë,
formalisht themi të një bese,
po të pyes sot për herë të parë:
“Si s’të lodhi kjo mënyrë jetese?!”

Kjo mënyrë jetese ku gënjeshtra,
është zot e mbret, motivi yt,
nesër kur të shkruhet historia,
Një mashtrus si ty s’do ket’ të dytë!

June 7, 2013 15:48
Komento

5 Komente

  1. Mark.uk June 8, 08:50

    Na je ba si gazeta zeri I popullit o kryetari I mbrojtjes se figures se Enverit.Vargjet tuaja jane me name,shkoj I vjerri ne zyrehane [wc] sa her shkoj atje me dhie me bjen ndermen per zotrin tane.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA June 8, 09:50

    I nderuar Poet,
    Ti simbolizon me Poezine tende shpirtin n vital te Shqiptarise, ndershmerine, dinjitetin, karakterin e forte, burrerine, mençurine, sepse ke per Perendi te Verteten!
    Ndërsa Saliu yne, Mashtrusi yne i talentuar, do te mbahet mend si nje Genjeshtar mitoman!
    I sëmure ne delirin e vet per pushtet!
    Veprimtaria jote Poetike i nderuar Arben, eshte biografia ne Vargje e Varrmihsit te Shqiperise!
    Ndersa qorra si ky komenruesi Mark.uk dhe soji i tij, jane ushtria qe i beson Opiumit te
    SaliMashtrusKriminelHajdutSpiunRrumpallëBerishes!…
    Pena Top Poetit qe rron me ritmin e Zemres se Popullit te vet!
    Ti i nderuar Poet e ke rreshtuar vehten me krimintarine tende ne anen e duhur te Historise!
    Dhe si i tille i ke bere vend vehtes ne panteonin e shenjte te Kultures shqiptare!
    Urime, i lexoj me kenaqsi vargjet e tua kuptimplote!

    Reply to this comment
  3. Mark.uk June 8, 14:35

    Te besh poezi vertet eshte shume mire,po te tregosh bindjet politike behesh I bezdishem.Ju si ish oficer I sigurimit duhet prano se zemra ju rreh te puna juej e dikurshme,po ka ikur ajo kohe e nuk kthehet tjeter.

    Reply to this comment
    • Gim cami June 8, 14:57

      O mark po spaske pune tjeter ti qe stu mbyll haleja? Po cte ka bere arbeni o komunisti saliut? Pyet teteme njehere mos ka qene ne gjirokaster.

      Reply to this comment
  4. Gramoz June 8, 15:42

    c fare e poshter qenke o lamash i rugeve te shkodres,gjumi nuk te ka zene o kriminel i pari ke komentuar o kafshe e ndyre..o njeri pa karakter o antishqiptar a ke personalitet ,a ke bureri a ke familje ,po nuk le njeri pa fyer e lenduar o pervers .hiqu nga kjo gazete o kriminel se je bere qen per te gjithe ….te gjithe te shajne te gjithe te urejne a je njeri apo je kafshe oo llumb ishkodres …..i lutem gazetes DITA ne emer te te gjithe shqipetareve te ndereshem mos endyni kete gazete prestigjoze duke botuar felliqesite e ketij felliqesire..Z THANO TE LUTEM EDHE NJE HERE KOMENTUSI ,,,MARK UK ..ESHTE SHKODRAN I 97 ES DHE FUT PERCARJE NE SHQIPETARET E BRITANSE …………MOS I FUT KOMENTET ETIJ SE NA KA BERE ME FIKSIME TE GJITHEVE NA SULMON BRUTALISHT DHE NUK NA LE TE SHPREHEM I LIRISHT KY ESHTE ELEMENT I REZIKSHEM…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*