Vargjet e Arben Dukës!

June 14, 2013 17:11

Vargjet e Arben Dukës!

Ç’ne ndryshim o Sal ‘mbrekudhia’?

Ti shoku Sali,
s’je një Don KiShot,
po me kët parullë,
ja ke futur kot!

Ja ke futur kot,
Sali kryetrimi,
kur thua çdo çast:
“Ne jemi ndryshimi!”

Nëse me ty ndodhi,
këtu mrekullia,
pse duhet ndryshimi,
tani xha Salia?!

Pse duhet ndryshimi,
më thuaj o dreq,
zakonisht ndryshon,
një gjë që shkon keq!

Gjersa me gjermanin,
vendi krahasohet,
i gjithë ky galop,
përse të ndryshohet?!

Që me gjithë miletin,
të jem i përpiktë,
ka slogan’i Salës,
goxha kontradiktë!

Këtë lloj slogani,
hajde ta kuptosh,
edhe je kampioni,
edhe do ndryshosh?!

Ndryshimi do ndodhi,
ndryshe bëhet njëra!
Po ç’bëre o Salë,
tetë vite të tëra?

Gjer tani na lodhe,
progres e zhvillim,
pse në treg e hodhe,
trendin për ndryshim?

Të qenë të vërteta,
Ç’ke thënë nga fillimi,
do kishe sloganin:
“Ne jemi vazhdimi!”

Dhe kjo gjë do qe,
një parullë normale,
kur ti ke arritje,
kaq fenomenale!!

Kaq fenomenale,
sa t’i di dhe Zoti,
ndaj fjala “ndryshim”,
duket fjalë idioti!

Duket fjalë idioti,
nga ndonjë i pirë,
fol mor, pse ndryshim
kur jemi kaq mirë?!

Nga të katër anët,
parulla fut ujë!
Ç’na e reklamoni,
me zhurmë e me bujë?!

Po në mijëra veshë,
qarkullon e thëna,
arritjet e Salës,
s’janë të mirëqena!

Janë frutë fantazie,
tatuazhi-grimi,
ndaj Salës i thanë:
“Të duhet ndryshimi!”

Të duhet ndryshimi,
po shumë mos u ngut,
se gjer sot ke bërë,
për vendin një m..t!

June 14, 2013 17:11
Komento

8 Komente

  1. linda June 14, 20:46

    shume e bukur

    Reply to this comment
  2. Gramoz June 14, 23:20

    ylllllllllllllllllllllllllllll ll je

    Reply to this comment
  3. BESNIK June 15, 08:41

    AH! MOR BENI, NUKBIE RRUFEJA NE HALE

    Reply to this comment
  4. SETKI JASHARI June 15, 11:03

    ….nuk ju kasha njohur me pare…BRAVO…Ju lutem shkrani dicka dhe per ”pederastin”Arian Cani qe I hoqen pas skene jelekun antiplu Berishes ,i mesuan dhe ca vjersha bajate,i lane dhe b….n dhe e futen brenda duke e pershendetur si te ishte lavire bulevardi
    ,

    Reply to this comment
  5. nick June 15, 12:56

    shume e goditur.O Beni,po ku ka fantazi Saliu te gjeje slogane,ia kane thene keshilltaret e Podestas,atyre ua ka thene ndonje tjeter,rrezik del ne fund fare qe sloganin e Saliut e ka shpikur Nastradini

    Reply to this comment
  6. Mark.uk June 15, 14:55

    Kryetari I mbrojtjes te figures se Enver Hoxhes tani bene poezi.Jan nja dhjet ish komunista qe ja lexojn dhe e perkrahin.

    Reply to this comment
  7. kadeti bigler June 15, 18:22

    E keqia qendron tek ty mark mos je edhe ti komunist qe e lexon megjithate dashur pa dashur u bere i njembedhjeti qe e lexon

    Reply to this comment
  8. savo dukati February 22, 05:18

    20 vet që dikush leh pa pushuar, 20 vjet që një popull po shbëhet, 20 vjet që një popullpo e deprosiononjnë për ta asgjësuar. Kush na mbron. ne po kalojmë në pa aftësi mendore për tu mbrojtur,Unë ja agronom dhe brënda erudicionit tim kuptojse: 1-nevej kosppirativët kundër shqiptarë npon na ushqejnë me OMGJ, e cila gaada organizmin e defjenerin.
    w2-Ne ushqehemi me hormone që është vdekje be gadaltë për grat që nuk i lë të bëhen nëna,
    3-Komplloti botror kundër shbërjes së shaippërib don t a shbëj si popull që ta futi plotësisht ndën nhundrën sërbo greke dhe taq lugujdojë këtë opouul të bukur, Beza mbështetëse e kësaj tradegjie është dhe Oliggarkia e Dukatit e cila e krzen punën e shejtanit nëpërnjet drejtimit të ish sigurimsava, piramidës së Partis dhe oligarkëve.,.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*