Vargjet e Arben Dukës!

June 19, 2013 21:28

Vargjet e Arben Dukës!

E TË TJERA, E TË TJERA …

Po presim me padurim,
po presim të shqitet ferra,
të shqitet nga vendi im,
e të tjera-e të tjera.

Sa na lodhi kjo fushatë,
me fjalime dhe idera,
fushata ka dhe gallatë,
e të tjera-e të tjera.

Ja shikoni “Zonë e Lirë”,
çdo të Premte si përhera,
promovohen dhe by…irë,
e të tjera-e të tjera.

Çani shumë i frymëzuar,
vetëtin përmbi mendera,
veç PS-ën për të sulmuar,
e të tjera-e të tjera.

Një hall e ka natyrisht,
që i është qepur si ferra,
po s’e marrim seriozisht,
e të tjera-e të tjera.

Na shton pik Ai dhe Çilja,
dhe këtu nuk bëj hilera,
vetëtijnë posi kandilja,
e të tjera-e të tjera.

Si kandilja dhe si pisha,
me ca flakë krejt të mjera,
sikur i ka pjellë Berisha,
e të tjera-e të tjera.

Njeriu me plot dëshirë,
kthehet andej nga fryn era,
mund të bëhet i pështirë,
e të tjera-e të tjera.

Nuk ju shohin dot me sy,
mish i prishur në mezera,
anë e mbanë në Shqipëri,
e të tjera-e të tjera.

Juve dot s’i mbani frenat,
ndaj gjëmon vjerri dhe vjerra:
“Hiqe se dolën legenat.”,
e të tjera-e të tjera.

Kjo është vjershë e parafundit,
se s’do merrem më me derra,
pocaqi e gjithë katundit,
e të tjera-e të tjera.

Vazhdojmë me antiplumbin,
dhe tani që të djeg vera,
sa keq zgjedhjet do t’i humbin,
e të tjera-e të tjera.

Monument gënjeshtrën bëri,
ai që na solli plehra,
sa keq i ka ikur zëri,
e të tjera-e të tjera.

Punët mire po t’i kishte,
nuk bëhej i shpejtë si era,
s’kish arsye të bërtiste,
e të tjera-e të tjera.

Për tokë i ka kredencialet,
fare i ka rënë vlera,
tromaksi fushat dhe malet,
e të tjera-e të tjera!

Tani i është shkruar fati,
do shpëtojmë nga kolera,
më s’do dali si lugati,
e të tjera-e të tjera…

June 19, 2013 21:28
Komento

4 Komente

  1. Arbi June 19, 21:45

    O i madh, te uroj suksese dhe te pafshim deputet!
    Pse vetem plehrat te behen MP, te pakten te jene dhe nje dore e hajrit si ti e Brace!

    Reply to this comment
  2. Ira June 20, 09:13

    Te vizitohet nga syte ky djale, sepse sheh vetem krejt bardh majtas dhe krejt zi djathtas.E nese del mire, atehere problemi eshte gjetiu, do shume pune dhe perkujdesje per tu sheruar, natyrisht nese ky vete e desheron kete.

    Reply to this comment
  3. ciko -nili June 20, 12:06

    Kjo eshte vjersh e parafundit
    Si per mua dhe per ty
    Se do jemi te ” helmuar”
    Qe do iki kjo qeveri

    Kush i pari degjon gjemen
    Se Saliu u rrezua
    Ka nje dopjo o Arben
    Nje nga ty e nje nga mua

    Po ky lajm ka marre dhene
    Para e pas njezet e trese
    Se dhe vet demokratet
    Nga Sala jane prere ne bese

    Ai miliarda per vehte
    Populli me gisht ne goje
    Ndaj dufin e kesaj urrejtje
    Me vote do ta poshterojne

    Dhe kurre me monster e tille
    Unikal perbrenda llojit
    Mos i mbifte Shqiperise
    Kurre me ne trup te Kombit

    Reply to this comment
  4. ciko -nili June 20, 12:32

    THIRRJE!

    Dilni dilni nga shtepia
    Nuk eshte koha per qetesi
    Dilni dilni te votoni
    Se eshte vote per Shqiperi

    Dilni dilni ju te rinj
    Ju votus per here te pare
    Dilni, voten kunder Sales
    Se me te shpresa eshte vrare

    Dilni dilni te moshuar
    Per 29-ten votoni
    Se eshte dita e clirimit
    Mos harroni, por kujtoni

    Ju qe jeni per Rilindje
    Mos qendroni, mos nguroni
    Dilni dilni nga shtepia
    Tek 29-ta votoni

    Nuk eshte koha per qetesi
    Per permbysje dita erdhi
    Gjithe mllefin ndaj qeverise
    Sejcili me vote ta derdhi

    Se eshte vote per Shqiperine
    Se eshte vote per vatren tuaj
    Qe me tej pas kesaj vote
    Ky popull t’mos heq e vuaj

    Se e vrane historine
    Memorjen e Kombit te tere
    Ndaj me 23 Qershor
    Asnje gjumi te mos zere

    Se s’ka kohe per te fjetur
    Kjo vote eshte vote sublime
    Kete qeveri e heq
    Vota jote , vota ime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*