Vargjet e Arben Dukës!

June 20, 2013 18:53

Vargjet e Arben Dukës!

SA NJËMIJË PINOKË!

O Sali gënjeve,
një botë të tërë,
se ti pret shirita,
po “veprat” s’janë bërë!

Një fjalë nga ty,
s’kam besuar kurrë,
si mund të gënjesh,
kaq hapur o burrë!

Shiritat e tu,
i ka zënë flama,
se je gënjeshtar,
s’ta ka fajin Rama!

Kaq hapur o burrë,
si mund të gënjesh?!
Kur ka sy në ballë,
secili prej nesh!

Ti universal,
je si gënjeshtar,
saqë edhe mushkën,
mund ta bësh me barrë!

Në rrugët e tua,
edhe unë kam shkuar,
po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar!

Po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar,
dhe pse dy-tri herë,
janë inaguruar!

Gënjeve kaq hapur,
sa u pataks bota,
me këto gënjeshtra,
s’të jep njeri vota!

S’të jep njeri vota,
asnjë o katran,
se s’është sosur rruga,
për në Elbasan!

Thonë ata që vinë,
dhe ata që venë,
s’ka mbaruar rruga,
për në Tepelenë!

Gënjeshtrat e tua,
na u bënë refren,
sa dhe në të ikur,
gënjen e gënjen!

Ndaj bëjmë gallatë,
me miq e me shokë,
ti i vetëm je,
sa njëmijë Pinokë!

Para dy-tre muajsh,
po këtu kam thënë,
të është zgjatur hunda,
këtu e në Hënë!

Po gjithë rekordet,
theve këtë herë,
të shkoi majë e hundës,
gjer në Jupiter!

Thonë që NASA vetë,
ka shumë përfitime,
hundën ta përdorin,
si sondë për kërkime!

Fundja punë e madhe,
që ne na gënjen,
sepse hunda jote,
për një punë po vlen!

June 20, 2013 18:53
Komento

3 Komente

  1. sazan June 20, 19:51

    je gjigand Duka

    Reply to this comment
  2. sazan June 20, 19:56

    je gjigand Duka. Njoh nje koketrashe ketu ne usa qe thote po qe nevoja do vije te mbroj saliun me arme. ka bere burge per vjedhje pulash ne kohen e xhaxhit dhe do ta shperbleje sali pinoku per burg politik. ka mare ca leke me duket eshte me prejardhje kosovare dhe boshnjaku. eshte hajvan. ishalla fiton vetem Edi qe vetem per kokelope hajdutin mos te kete nevoj per te formuar qeverine.

    Reply to this comment
  3. ciko-nili June 21, 11:50

    Ky eshte genjeshtari
    Me i madh i kohes
    Cmimin nobel merr
    Nga ndeshkimi votes

    Shqipja eshte semure
    Vuan eshte rende
    ngrihuni o njerez
    Ngrihuni ne kembe

    Se eshte dita jone
    Nje ne kater vjet
    Votat per Rilindjen
    Le te jene det

    Le te derdhen votat
    Ne kuti me mijera
    Se pas kohes “nate”
    Do gdhije me e mira

    Ju njerez te dashur
    Ju qe me lexoni
    Nje apel ju bej
    Votoni votoni

    Pas kesaj te keqe
    Do vije me i miri
    Se ky qe eshte sot
    Eshte Haxhi Qamili

    Nuk na vjen e mira
    Nga ky palo plak
    Ne mend e ne bema
    Mbeti turkoshak

    Se na erdhi dita
    Pas dites se shtune
    Votoni Rilindjen
    Votat te vene lume.

    V.O. Pershendetje te gjithe lexuesve te mi. Mbaresi dhe me mend ne koke. Vetem me trenin e Rilindjes shkojme ne Europe. Ndersa me karocen e Saliut nese vemi per ne Sarande arrijme deri ne Metoq, nese shkojme drejt Tiranes s’arrijme as ne Ndroq.
    Ja dy anet e medaljes per te cilat ju duhet te veconi e te votoni me 23 Qershor.
    Vetem numurin 29.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*