Vargjet e Arben Dukës!

June 26, 2013 11:40

Vargjet e Arben Dukës!

Po “analistët” ?!

Jo vetëm Berisha,
mori “patërxhanin”,
po dhe “analistët”,
që na ndynë ekranin!

Që na ndynë ekranet,
me gojën e ndyrë,
tetë vite shpalosur,
skllevër të pështirë!

Gojën më s’e prish,
me emrat e tyre,
shyqyr që shpëtuam,
prej gjithë kësaj zgjyre!

Ju të gjithë i njihni,
ata faqezinj,
tani do kërkojnë,
për padronë të rinj!

Kush ata afron,
ne na përqesh mundin,
me ata malinja,
të shpejtë e ka fundin!

Ne ishim me gishta,
pak robër të fjalës,
ata me dyzina,
në shërbim të Salës!

Njëlloj si pushteti,
u bënë të urryer,
se hynin e dilnin,
nga të njëjtat dyer!

Këta zvarranikë,
alla “analistë”,
të falimentuar,
si profesionistë!

Ç’hosana i bënë,
Salë-ndryshim-fitores,
bënë me ndërgjegje,
zanatin e gorres!

Kur i gjithë vatani,
ishte bërë kripë,
flisnin për parajsën,
këta të pacipë!

Bythëlëpirsit bëjnë,
vetëm hosana,
shqipot i mendojnë,
popull budalla!

Po shqipua në ballë,
përgjigjen u’a dha,
them se mijëra vota,
na dhanë dhe ata!

”Çilizmi” na sillte ,
vetëm neveri,
Çilet e bënë Salën,
kudo shkrumb e hi!

Ata që e bënë,
të bardhën të zezë,
PD-në e Berishës,
e kthyen varrezë!

S’them se për fitoren,
janë krye faktorë,
po çilet i dhanë,
Rilindjes një dorë!

Shum’ shpejt shum’ çilista,
do të bëhen rozë,
se krimbat s’kanë gene,
të jenë dinjitozë!

S’e kanë hiç problem,
se janë të urryer,
shërbëtorë e skllevër,
janë për të shërbyer!

June 26, 2013 11:40
Komento

13 Komente

  1. Tani June 26, 12:47

    As edhe nje sekonde ne ekrane,Kjo te behet me vendim qeverie.Keta plehra duhet te kerkojne 1000 here falje.

    Reply to this comment
    • aldo June 27, 11:42

      Ore ky sala na e mori te keqen,
      dhe sazet e analistet e tij
      nuk do i bien me teneqes,

      se gishtat u jane thyer
      e peshtyma u eshte thare,
      dhe nga boja qe i mbuloi,
      kollaj nuk kane per tu lare,

      Por nje merak kam une,
      se mos kjo ngjyra mavi,
      nuk do bej shume pune,

      dhe analistet si krimba qe jane,
      me ngjyre apo ma ngjyre,
      ne anal te rri do hyne dhe do hane.

      se nuk e ka fajin krimbo-analisti,
      qe lageshtiren pelqen,
      por anali i politikes,mavi apo blu qofte,
      qe dashurine per krimba e ka ne gen..

      Reply to this comment
  2. ciko-nili June 26, 13:10

    Arben sot do flas
    Prape ciko-nili
    Po ketej e pas
    S’do jem me i tilli

    Mos u merr me Cilet
    Se nuk ja vlen me
    Sa te ngjisin gjeket
    Do jene film pa ze

    Te tillet s’durojne
    Por si krymba lluce
    Te ngjiten si vemje
    Si m… per kepuce

    Tani qe ra mbreti
    Per ta s’eshte hata
    Kush do shaj i pari?…
    Prape do jene ata

    Ndaj do bejne mire
    Qe ta mbyllin gojen
    Se per mend te tyre
    S’ua ka kush nevojen

    Vajten tete vjet
    lodhur duke lehur
    Prape sic thua ti
    Mbeten bythperdredhur.

    Reply to this comment
    • Eri June 26, 20:52

      Dite e madhe sot
      Festa e demokracise
      Besoj se paska nje Zot
      Sheroi kancerin e Shqiperise

      Zheji, Fevzo, Cani
      Jane turpi i ekranit
      Ne krye qendron Artani
      Loloja i sulltanit

      Reply to this comment
    • aldo June 27, 11:43

      Ore ky sala na e mori te keqen,
      dhe sazet e analistet e tij
      nuk do i bien me teneqes,

      se gishtat u jane thyer
      e peshtyma u eshte thare,
      dhe nga boja qe i mbuloi,
      kollaj nuk kane per tu lare,

      Por nje merak kam une,
      se mos kjo ngjyra mavi,
      nuk do bej shume pune,

      dhe analistet si krimba qe jane,
      me ngjyre apo ma ngjyre,
      ne anal te rri do hyne dhe do hane.

      se nuk e ka fajin krimbo-analisti,
      qe lageshtiren pelqen,
      por anali i politikes,mavi apo blu qofte,
      qe dashurine per krimba e ka ne gen..

      Reply to this comment
  3. Dorina June 26, 14:00

    Vertet, jane shume te neveritshem. Plehrat!

    Reply to this comment
  4. Baro Liçaj June 26, 14:11

    Cili analisti
    Cili ” filozof ”
    Na ka çare trapin,
    ka qne nje gallof.

    Qeni atje ku ha,
    Qeni atje leh,
    Dhe ky Cili yne ,
    Me Salen u deh !

    Na kane neveritur,
    Cili me Artane,
    edhe ca te rrjedhur,
    qe lepijne sahane !

    Reply to this comment
  5. katarakti June 26, 14:13

    Jo, jo, jo. Zheji, Qili, Qimi, Fevziu e kompani mund te kerkojne 1 milione here falje. Se nuk kane as turp dhe as shtylle kurrizore. Ne rast se Rama i afron, kjo ve nje pikepyetje te madhe per politiken e tij. Por nuk e besoj. Sidoqofte Arben Duka, syte hapur. Nuk ka me hosanara. Gabimi i pare dhe kritika. Boll me me lider hyjnore, “te bekuar nga Zoti” si i çmenduri nga Viçidoli.Por kam besim ne kulturen dhe qytetarine e Edit. Jam shpreseplote se Shqiperine e presin dite te mira.

    Reply to this comment
  6. bato June 26, 14:48

    Ata puthadore do behen, as mos dyshoni. Dine te bejne lajka, ne fillim me drojtje, si mpuna e ketij Blendit (fantomasi) me pseudonimin “Peshku”, i cili qe dje filloi e po kritikon Salen. Madje analizon edhe gabimet e tij ne fushate e ne qeverisje. O zot deri ku arrin hipokrizia e me te jargaviturit ndaj Sales, Fevzo ziut! Edhe Cili, filloi qe para tre ditesh t’i buzeqeshe Ilir Metes ne ekran, kur nje dite me pare fyente dhe ironizonte Ramen po ne te njejtin ekran. Edhe Shkullaku, gollaku, artan bythaku e shume te tjere bq te Sale Vicidolit keshtu do bejne! Rama, Meta, Hapni syte se keta ta bejne te zezen te bardhe dhe ju qorrollepsin deri atje sa te harroni pse populli ju solli ne pushtet.

    Reply to this comment
  7. ilir June 27, 09:21

    ka edhe te tjere
    si ai shuushllllaaku,
    me fytyre te dhjere
    fytyre alabaku

    kerko te na shitet
    si i mençur shume
    por kalojne vitet
    prap se prap merhum

    Reply to this comment
  8. mira June 27, 10:07

    shume te bukur vargjet z.Duka,por mendoj te shtosh dhe nja 4 vargje per ate zv,profetin nga Prizreni, qe u cfaq te Qani para dy apo tre muaj .ooo po ku eshte ky Qani me duket se ka shkur te vizitoje Jozin se ka qene semure.

    Reply to this comment
  9. mari June 27, 10:11

    vdekshi te gjith……………………ju…….

    Reply to this comment
  10. aldo June 27, 11:41

    Ore ky sala na e mori te keqen,
    dhe sazet e analistet e tij
    nuk do i bien me teneqes,

    se gishtat u jane thyer
    e peshtyma u eshte thare,
    dhe nga boja qe i mbuloi,
    kollaj nuk kane per tu lare,

    Por nje merak kam une,
    se mos kjo ngjyra mavi,
    nuk do bej shume pune,

    dhe analistet si krimba qe jane,
    me ngjyre apo ma ngjyre,
    ne anal te rri do hyne dhe do hane.

    se nuk e ka fajin krimbo-analisti,
    qe lageshtiren pelqen,
    por anali i politikes,mavi apo blu qofte,
    qe dashurine per krimba e ka ne gen..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*