Vargjet e Arben Dukës

November 26, 2012 13:47

Vargjet e Arben Dukës

Është detyrim
të jesh antifashist

Ka ngjallur Hitlerin
Aty në Greqi
“Agimi i Artë”
Agimi i Zi

Greqi e “Agimit”
Që në derë e kemi
Është pjesë e BE-së
Ku duam të vemi

Si mund Europa
Që kaloi mes ferrit
Sot të tolerojë
Partinë e Hitlerit?

Ky është fakt i kryer
Dhe nuk do koment
Hitlerët e grekut
Janë në Parlament

Ai bark që polli
Bishën e mallkuar
Akoma dhe sot
Nuk është shterpëzuar

As fjalë e Fuçikut
Sot nuk do koment:
“Ju dua o popuj
Jini vigjilentë”

“Agimi” që kapi
Edhe Parlamentin
Është ngjarj’e shëmtuar
Për gjithë Kontinentin

Nuk ka greku sot
Problem varfërinë
Sa këtë parti
Që varros lirinë

Hitlerët e grekut
Gjelat e ngrehosur
S’duhen nxjerrë jashtë ligjit
Por duhen groposur

Një Europë vlerash
Ku s’jemi të huaj
Këtë tufë derrash
Shpejt duhet ta shuaj

E vonuar është
Me këta bandilla
Që nesër mos kemi
Plot halle të tilla

Ata duhen djegur
Me rrënjë e me farë
Që nesër mos themi
Si s’i pamë më parë?!

Ndofta një mendim
Shpesh të gjithë e kemi
Por anti-fashistë
Është detyrë te jemi

Në Europë është hequr
Me kohë gjysm’e lekut
Ai bënte punë
Me partinë e grekut

November 26, 2012 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*