Në Feizbuqe po e tundin…

Nga Arben Duka June 30, 2013 20:26

Në Feizbuqe po e tundin…

Gjithë “liderët” e PD-së,
në Feizbuqe “e kanë tundur”
Këta janë gallat’ pa fund
Jan’ krenarë që paskan humbur (!)

Fillimisht m’u duk shaka,
po pastaj komplet u binda,
kur me germa të mëdha,
kishte shkruar dhe Majlinda!

Maja tok me shok Imamin,
natyrisht në vetë të parë,
për humbjen universale,
shkruajnë: “Jemi shum’ krenarë!”

Shakaxhinjtë e përparimit,
s’hoqën dorë nga këto vese,
dhe në ditën e varrimit,
na “sulmuan” me suksese!

Na sulmuan me suksese,
me gomar që fluturoi,
Eh “mileti injorant,
që gjenialët s’i votoi!”

Shqipëri e rebeluar,
qind për qind u nxori bojën,
delenxhinj s’keni mësuar,
si ta mbyllni njëherë gojën?

Juve jini të mallkuar,
ku shkelni lëndoni tokën,
Ende nuk kini kuptuar,
duhet fort të ulni kokën?!

Mirë që humbët me kaq turp,
po pse bëhi qesharakë?!
Gojën e keni me helm
Duart i kini me gjak

Unë nuk jam kryeministri,
që sot flet me terezi,
por rithem se shumë prej jush,
e kanë vendin në qeli!

S’jemi tufa e majmunëve,
që s’kuptojmë dot nga liria,
po e para e gjithë punëve,
në çdo vend është Drejtësia!

Më vjen keq dhe për një mizë,
ndërroj udhën mos e shkel,
po në mes njerëzve të lirë,
s’mund ta shoh një kriminel!

Nuk them të bëhet fushatë,
kush të prangoset më parë,
por ka ndodhur një mandatë,
në Njëzet e Një Janar!

Në Njëzet e Një Janar,
ranë për ne 4 dëshmorë,
po s’u “gjetën” kriminelët,
të vrarët mbeten fajtorë!

Ky është vetëm një nga krimet,
ku vetë shteti kishte dorë,
po ka dhe të tjera krime,
(dhe s’ka krim pa autor!)

E një vend që s’ka drejtësi,
s’qëndron dot në këmb’ një ditë,
me të keqen përsëri,
unë do jem në opozitë!

Nga Arben Duka June 30, 2013 20:26
Komento

10 Komente

  1. Tani July 1, 01:47

    Do te kalojne dhe ca dite ne qurravitje por do ta kuptojne se jane te humbur.

    Reply to this comment
  2. Fanolist July 1, 08:35

    Te lumte Arben shume e goditur :shpuze e barut .

    Reply to this comment
  3. sazan July 1, 09:06

    Te lumte pena Arben nuk duhet harruar 21 janari duhet te paguajne vrasesit qe vrane njerezit me duar ne xhepa

    Reply to this comment
  4. marina July 1, 12:56

    z.duka tu shtofte jeta

    Reply to this comment
  5. Illo July 1, 13:04

    Kjo , që ka thënë Arbeni në vjershë , nuk kanë mundur ta artikulojnë edhe analistët dhe politikanët , që e kanë zanatin e pare . Gjithçka është thënë bukur , saktë , pa ekuivoke dhe pa tepërime . T’u lumtë mendja Arben ! Illo

    Reply to this comment
  6. poshte saliu July 1, 14:30

    Mos vdeksh kurre o Arben Duka.Shpresoj qe keto vargje te arta t’i lexoj dhe z Rama qe te kujtohet per premtimet e dhena popullit shqiptar,i cili i dha voten per te çuar drejtesine e mohuar ne vend.

    Reply to this comment
  7. ben trimi July 1, 14:39

    Ben, je ezopi i shqiperise

    Reply to this comment
  8. linda July 1, 18:26

    shume e vertet .bravo.

    Reply to this comment
  9. nick July 2, 01:56

    Lule more trim / o Sali Tyneli / te qau Nard Ndoka / dhe Luftar Xhuveli. Do qajme ne per ty / dhe do na marre malli / pa ty s’hame dot buke / dhe s’na pihet dhalli. Ti dhe Skenderbeu / jeni legjendare / njeri me dy brire / tjetri krejt gomar

    Reply to this comment
  10. NjeQytetarOptimist July 2, 16:55

    Te lumte pena o Arben Duka..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*