Vargjet e Arben Dukës!

July 6, 2013 17:41

Vargjet e Arben Dukës!

Më dhimbet kjo tuf’e servilve

E bëjn’ ca Berishën hero,
që doli dhe humbjen pranoi
Po ç’mund të bënte më thoni,
kur humbja për turp e gozhdoi?

Gallatë e shkuar gallatës,
kjo “vlerë” e bacës Sali,
se më në fund e pranoi,
se Një edhe Një bëjnë Dy!

Do kishte vërtetë disi vlerë
të dilte që ditën e parë,
mos priste tri ditë e tri netë,
të dilte pastaj duke qarë!

Më dhimbet kjo tuf’e servilve,
Eh, duken idiotë të vërtetë,
se dalja e Salës si humbës,
është thjesht një formalitet!

Ka patur ca raste në Botë,
që ndoshta s’i di cilido,
kur Franca i lutej Atij:
“Perandor, ti mos abdiko!”

Por ja që Ai abdikoi,
dhe pse një Zot gati ish,
pushtetin pa zhurm’e dorëzoi,
pastaj u rikthye sërish!

Tani ndonjëri do thotë,
se unë vërtetë flas përçart,
se Sala është vetëm Sali,
nuk mund të jetë Bonapart!

Por ky u rikthye sërish,
sërish në majë të lavdisë,
por iku shumë shpejt more gjysh,
se ju kundërvu historisë!

Dhe kjo histori ka ca ligje,
Se mëndja këdo e gënjen,
por rrotën e saja gjigande,
as Zoti dot pas nuk e kthen!

Kaq gjë e di ti doktor,
që sot mbi të tutë hodhe zinë:
Në çdo sistem shoqëror,
janë popujt që bëjnë historinë!

Po ty nga humbja t’u thye,
t’u thye krejt zemra në mes,
se tyja pushteti t’u kthye,
t’u kthye o Salë në një ves!

Dhe un’ ndonjëher kam dyshuar,
tani besoj shumë në Zot,
Sikur të kishit “fituar”,
një tmerr do kalonim ne sot!

Diktati mbi ne do krekosej,
Në dasëm do qe tirania,
Këtu përjetë do varrosej,
Çdo vlerë që lind nga liria!

E pritura erdh’ si “pa pritur”,
shpëtuam nga gjithë ky katran,
ndaj kemi me shpirt brohoritur:
Të falemi, Zoti Sovran!

July 6, 2013 17:41
Komento

9 Komente

  1. linda July 6, 18:25

    vertet ,sikur te kish fituar vertet berisha.do ishte nje ferr i vertet.nje zot e di pse nuk largohet ky njeri po akoma firmos ligje e dekrete.

    Reply to this comment
  2. marina July 6, 19:43

    Pac jeten e gjate dhe pena tu befte top.

    Reply to this comment
  3. Njeriu realist. July 6, 19:53

    Te gjitha ligjet dhe dekretet qe firmos tani kremoneli Edi Rama duhet qe ne çastin e pare qe te futet ne zyren e k/ ministrise thjeshte me nje firme ti beje te pa vlefshme se edhe tani Sali karabushi eshte i pa vlefshem.dhe kete e di çdo shqiptar qe flet shqip.
    Ne na vjen keq per ket sjellje te tilla qe shohim dhe degjojme per sali berishen dhe karvanin e tij famkeq.
    Poshte kremineli qe i ka duarte me gjak.Demokracia dhe liria e nje kombi nuk ndertohen duke vrare dhe duke vjedhur por duke punuare dite e nate per ate sovran qe te ka dhene voten dhe kariken e k/ ministrit..Per mua dhe shume shqiptare te tjere Sali Berisha nuk ka qene kurre k/ minister por vetem nje barajktar primitiv dhe injorant.

    Reply to this comment
  4. Mexhiti July 6, 20:19

    Ku e di te se c’eshte ZOTI mor i marre. E si mundesh ti te flasesh per ZOTIN ne politike dhe te mendosh se c’far mund te beje ZOTI. A ke nder e ndergjegje ti mor njeri.

    Reply to this comment
  5. Gramoz July 7, 00:03

    te pershendes beni nuk po e stis ate poezine per ne emigrantet qe te duam shume

    Reply to this comment
  6. Baro Liçaj July 7, 07:51

    Gjate fushates elektorale Sali Berisha deklaroi se 23 Qershori do te jete nje Vaterlo per socialistet. Nje profeci saliste , vertete doli ,por nje Vaterlo me tmerrshme , p perkthuer ne shqip nga sovrani : Vaterlo per PD-ne ! I gjori Sali : Nuk do ta besonte kurr se sa lot do te derdhej per ‘te , ne diten kur ai do te dilte kokeulur para militanteve te vet dhe se do te mbytej ne lot Erla, Silvia Bardhi, Laura Vorpsi, Jozefina …. e sa e sa te tjere si Majlinda Bregu, Genti Bogdani ,Keltis Kruja

    Reply to this comment
  7. Mark.uk July 7, 13:21

    marina:Mos ke menduar ti rritet nje gje tjeter?

    Reply to this comment
  8. Mark.uk July 7, 13:23

    marina:Mos ke menduar ti rritet nje gje tjeter?Deshiroj te ralizohet ne se vertet ke menduar.

    Reply to this comment
  9. jovan July 7, 17:13

    epo iku pse duhet ta kujtojm me…iku fara e keqe…duken dhe pseudodemokratet te cliruar se na qe ber si oktakpod me tentakula te shtrir ne gjith shqiprin…magjinojeni vllezer si ka ngel oktapodi tani ju kan prer tentakulat eka mbet trupi si breshk e kthyer permbys..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*