Vargjet e Arben Dukës!

July 12, 2013 21:08

Vargjet e Arben Dukës!

KRYQËZATAT MBARUAN
(TOK ME BERISHËN)

Bërtet Basha dhe Saliu:
“Mbahu fort administratë,
se do vijë tash’ ky i riu,
dhe mbi ju do bëjë fushatë!”

Asnjë të mos japë dorëheqje,
të vazhdojë ku ka qëndruar,
Edhe po të jenë idiotë,
Dhe super të korruptuar!

Sipas meje do pastruar,
nga zgjyra administrata!
Tok me Salën ka mbaruar,
ka marrë fund dhe kryqëzata,

Do pastruar domosdo,
se është rënd’ me infeksion,
kriminelët që i shporrëm,
s’mund të bëjnë dot presion!

S’mund të bëjnë presion,
me një zëri turi derrat,
që hoqën pa turp nga puna,
dhe pastrueset dhe shoferat!

Unë s’do jem në qeveri,
po këtë e di që s’ndodh,
të krijosh një histori,
Luli leshi mos u lodh!

Më të zotet dhe të zotët,
s’ka arsye të ndërrohen,
po kusarët dhe idiotët,
domosdo që do qërohen!

Socialistët s’janë si Sala,
t’u heqin bukën fakirëve,
po në shtet duhet të jenë,
më të mirët e të mirëve!

Té flasësh sot për Tetorin,
thjesht do bësh ca thashetheme,
po Lulashi me Doktorin,
duan të hapin probleme!

Punën RILINDJA akoma,
zyrtarisht nuk e ka nisur,
po mandatin e ka marrë,
gjërat krejt për të përmbysur!

Duhet zgjedh’ administrata,
duke ecur mbi pengesat,
s’mund të rrinë në ambasada,
vajzat-djemtë-nuset-mbesat!

Me patjetër do ndryshuar,
le të çirret ky idiot,
sepse më të korruptuar,
nga këta nuk ka në botë!

Në llumin e historisë,
mostrat shpejt u trimëruan,
po qeverinë do ta mbrojnë,
gjithë ata që e votuan!

Se tani për fat të mirë,
këtë llum e njeh dhe bota,
ndaj s’do lëmë asnjë mynxyrë,
të na fus’ shkopinj në rrota!

July 12, 2013 21:08
Komento

1 Koment

  1. linda July 12, 21:48

    vertet kur do ta mbullin njeher gojen keto bisha ,shajne e bertasin,dhe tani qe skan gje ne dore,nje zot e di cfar do kishin ber po te fitonin prap.fytyra te urryera,harrojn ato qe beri basha ne bashkin e tiranes .nuk kan as turp as dinjitet,flasin sikur mos ta ken lexuar verdiktin e popullit qe i hodhi poshte si plera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*