Vargjet e Arben Dukës

November 27, 2012 13:48

Vargjet e Arben Dukës

Sa të rrojnë Tomrat
nuk ka drejtësi…

Me shaka u mor
Bashki e Tiranës
Ne thoshim nuk vjen
Durrësi pas Qafë Thanës

Mendja për të keq
S’i shkonte njeriut
Thoshim s’ka gjykatë
Që ja jep Saliut

Thoshim e ç’nuk thoshim
Në bisedat tona
S’dinim që këtu
Jetonte dhe Toma

Jetonte dhe Toma
Doemos dhe Sasha
Që çuan Bashkinë
te Sala, te Basha

Tash Sala në skenë
Na ka nxjerrë mandatet
Jo thjesht për të tallur
bythën dhe hallatet

Këtë mos e merrni
aspak me shaka
Po tha një gjë Sala
Seriozisht e ka

Po duket marri
Që topi s’e tund
Po ai marrinat
I çon gjer në fund

Ai me Ristanin
Kanë bërë llogarinë
Si vidhen mandatet
Mu në tavolinë

Ndaj në këtë pikë
Pa fund do përpiqet
Dhe s’e ka problem
Se helli do digjet

Që të gjithë ne duhet
Që të tundim botën
Ky e ka në mend
Të luaj prapë me votën

Me krye-hajdutët
Gjumë nuk flihet kurrë
Pastaj nis avazi
Gjyq me “procedurë”

Unë u dola borxhit
Sot them përsëri
Sa të rrojnë Tomrat
Nuk ka drejtësi

November 27, 2012 13:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*