Vargjet e Arben Dukës!

July 26, 2013 21:16

Vargjet e Arben Dukës!

Z.Rama, përdore kamzhikun që të dha populli!

Tani një strukturë e re,
po projektohet në letra,
gjithë ç’punuan për Berishën,
tani janë këpucë të vjetra!

Kushtetuta e thotë qartë,
se kryeministr’i ri,
mund ta bëjë qeverinë,
siç e dëshiron ai!

Rruga do të jetë e gjatë,
dhe shum’ e vështiré vërtetë,
që tash opozit’e re,
pupthi po kërcen përpjetë!

Po Rilindja s’mund të kryhet,
me Njazira e Salinj,
Sot në çdo qeliz’të shtetit,
duhen krejt njerëz të rinj!

Me këtë s’kam parasysh,
njerëz veç me mosh’ të re,
them duhen njerëz të rinj,
në mendime dhe ide!

A-ja kualifikimin,
do synojë qeveria,
por them kaq e rëndësishme,
pa dyshim është ndershmëria!

Natyrisht jo veç Saliu,
kish këtu gripin e derrit,
janë përhapur an’ e kënd,
metastazat e kancerit!

Ç’ka thamë vite me radhë,
po e themi dhe njëherë:
“Administratë e Salës,
është e gjitha me kancer!.”

Kot bën opozitë e re,
deklarata të mjerueshme,
sepse sëmundja e tyre,
ende është e pashërueshme!

Kot dhe Lulka që “u zgjodh”,
si një histerik bërtet,
Se trajneri i futbollit,
bën ekipin si do vetë!

Nga votimi popullor,
Shum’ të fortë e ka mandatin,
por s’besoj se do të djegi,
dhe të njomin me të thatin!

Simbol i asaj qé shporrëm,
pa dyshim që është Njaziu,
më thoni a mund të mbahet,
në drejtim Burgaj Hysniu?!

Qeverisë që do vijë,
i dha populli “kamzhik”,
them se është e detyruar,
ta përdori krejt pa frikë!

Sepse populli me votë,
gjith’ piramidën përmbysi,
me “këpucët” e Saliut,
Rama rrugën s’mund ta nisi!

July 26, 2013 21:16
Komento

7 Komente

  1. linda July 26, 21:24

    shume e bukur.vertet rama ka nje detyr te veshtir,me kete administrat te korruptuar nuk vazhdohet .ti heqi dhe te hapi nje kapitull te ri per shqiperin.mua nuk me pelqejn as gjinushet dhe as milot,booll me keto figura.megjithese per zmilo kam respekt se eshte nje historian i mire,po per ne qeveri nuk me pelqen

    Reply to this comment
  2. Dorina July 26, 22:22

    Ke te drejte. Administrata e ketyre viteve kla qene per turp. Nuk mundet qe pjesa me e prapambetur e vendit te drejtoje gjithe Shqiperine. nuk mundet q eai qe ka ruajtur dhite deri ne moshen 18-vjecare te beje drejtorin. mbase do ndryshojne disa gjera.
    Vetem nese do kerkohet respektimi i kritereve qe i kaane vene ata vete, iken nga puna rreth 80% e tyre. O zot cfare paaftesie dhe injorance na ka drejtuar. Ndaj i them Lulit: Boll se na i shp[ife me ato idiotesi q epo thua. Per cfare administrate na flet o idiot!!!!!

    Reply to this comment
  3. mere, lere. July 27, 08:11

    -Me kepucet qe vine era m..!

    Reply to this comment
  4. LABINOTFUSHA July 27, 09:43

    ABSOLUTISHT DUHET TE BEHEN RREGULLIME THELBESORE,NUK KA ILUZIONE KETU,NESE NUK DUHET TE NDIQET SHEMBULLI I KORRUPSIONIT GALOPANT, QE MBYTI KETE VEND,QE NUK ESHTE AS NE NJE QOSHE TE RRUZULLIT,PER KETE LLOJ DREJTIMI E JETE SHOQERORE.
    AJO QE DUHET ESHTE PERGJEGJESIA, QE DO TE MBAJNE SEJCILI SIPAS LIGJIT DHE DEMIT TE SHKAKTUAR,DUKE JA MARRE PARATE EE KETIJ POPULLI KOKERR ME KOKERR.NE TE KUNDERT S`KA DHE S`DO TE KETE QETESI APO PRETENDIME TE TJERA. URIME E.RAMES.

    Reply to this comment
  5. andi July 27, 11:24

    Kepucet e keti Shpellari Kriminel kane ere aq te rande, sa nxjerrin edhe Cjapin nga cadra! Kush e din ate tregimin me Cjap e kupton me mire.

    Reply to this comment
  6. geri July 27, 12:40

    As qe diskutohet qe do kete riformatim te dikastereve ministrore dhe drejtorive por duke respektuar statusin e punonjesve me pozicion apolitik.

    Reply to this comment
  7. Fleks July 27, 14:39

    Qeverisë që do vijë,
    i dha populli “kamzhik”,
    them se është e detyruar,
    ta përdori krejt pa frikë!

    Sepse populli me votë,
    gjith’ piramidën përmbysi,
    me “këpucët” e Saliut,
    Rama rrugën s’mund ta nisi!

    Te lumt pena o Arben Duka.Po mund ta kishe shkruar dhe keshtu.

    Qeverise qe do vije
    63 ne nje samar
    O sa shume i paska hije
    Hipur 16 kembe gomar

    Qe e mban per kapistalli
    16 kembe te LSI-se
    Me kepucet e Metiut
    Rama rugen te ta nise.

    Prandaj hik,hik o kamzhik
    Ike shko,shko dhe thuaj
    Keni hipur si muzhike
    Ne gomar,gomar te huaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*