Vargjet e Arben Dukës!

July 30, 2013 13:44

Vargjet e Arben Dukës!

Që të bëhemi normalë…

Duhet – kemi thënë qëkur,
një investim kolosal,
që ky shtet karikaturë,
të kthehet në shtet normal!

Nga sundimi i kusarëve,
asnjë gjë mbi tokë nuk mbeti,
por si fillim shqiptarëve,
t’u rikthehet dinjiteti!

Ta kuptoj që tash në krye,
se i tija është shteti,
në çdo zyrë qeverie,
mos e presé “baba ryshfeti”!

Ta kuptojnë ç’u ka tërë,
“Sulltani” që këtu ish,
kur të tërë dhe të tërë,
merrnin dhe jepnin bakshish!

Jemi në kapitalizëm,
ndonjë buçko mund të thotë,
dhe pa këtë mekanizëm,
asnjë punë s’kryen dot!

Ata që me turpe ikën,
më kan’ shpifur shpesh të vjellat,
se këtë “sistem” e ngritën,
njerzit që erdhën nga shpellat!

Zero té më peshoi zigji,
sikur të vdes gjer në darkë,
për atë që më jep ligji,
s’paguaj asnjë qindarkë!

Një zyrtar bëhet gazep,
kur “bakshishe” të kërkon,
po dhe ai që e jep,
veten keq e poshtëron!

Ndaj kërkojnë punë shteti,
të shumtët në Shqipëri,
aty është bërë kiameti,
nga korrupsioni i zi!

Kur shpërblehej ndonjë “trim”,
një vend pune për të zgjedhur,
pyeste që në fillim:
“Ç’farë ka aty për t’u vjedhur?!”

Babëzia e hatashme,
u bë ligji i pa shkruar,
tjetër gjë krejt të pangjashme,
të majtët na kané premtuar!

Do presim fundin e flamës,
jo më larg se në Nëndor,
në se në “zyrat e Ramës”,
do të gjejmë shërbëtorë!

Është e kotë të fantazojmë,
fjalën me pahir ta ngasim,
do presim dhe do shikojmë,
do shikojmë dhe do té flasim!

“Dita” që shpesh ju ka zgjuar,
një kambanë do jetë çdo dité,
unë veten e kam “dënuar”,
të mbetem në opozitë!

Të jem opozitë me shtetin,
i patrembur si një lis,
ndonjëherë edhe poetin,
pushteti mund ta bëjë pis!

July 30, 2013 13:44
Komento

13 Komente

  1. Gramoz July 30, 16:50

    kjo eshte brilante kur thua une dhe dita do mbetemi opozite ,,ky eshte karakteri nje njeriu qe qe kerkon prosperitet ,,qe nuk bie ne oportunizem qe do jete me te mire qe nuk ben kompromis me te keqen keshtu te duam poeti yne ,,se nese nuk ndodh kjo poeti eshte i kompromentuar dhe ketu mer fund gjithecka te uroj nga zemra dhe pune te mbare me qeverine e re ,,por majen e penes mbaje gjithmone te mbrehte qe c do mangesi qe te konstatosh mos kurse asnje qe ta kesh gjithmone dashurine tone ,,

    Reply to this comment
  2. tol francezi it July 30, 17:21

    Bravo arben ,sic demaskove me vargjet e tua ,dumbabistet pdist ,ashtu te diskretitosh. Dhe dumbabistat socialist

    Reply to this comment
  3. Ada July 30, 18:14

    Shprese kam e mezi pres
    se keta qe do te vine
    do te kene me kujdes,
    duarlidhur s’do te rrine

    Qe mitmarrja te mos shfaqet,
    ne strukturat e shtetit
    le t’i biem qe te gjithe
    te pegerit – RUSHFETIT

    A do shkojne me te miret
    ne te shtetit administrate
    ai mjeku ne spitale,
    do ta zgjase doren prape?

    Bjeruni, mos hezitoni
    te pegerve prej rushfetit
    Ndryshe Shqiperia s’behet
    kembet do ti dridhen shtetit.

    Reply to this comment
  4. pashai July 30, 20:16

    hallall dora dhe mendja do presim me shpres se nje dite do te kete shtet ne kete vende te mbrekullushem nga natyra dhe teshperber nga dora djallezore e njeriut qe vetem njerze nuk munde tu thuash qe e shkaterruan ke te vend ne te gjitha drejtimet qe ne fuksionimin e shtetit ne arsim qe i lane te rinjet analfabet ne shendetesi qe nuk sherohesh dot po spagove lek ne buqesi qe i mbushen fushat me gure e beton ne drejtesi qefiton ai qe ska te drejte ne rruge qe vetem rruge smude te quhen ne polici qe per te ruajtar popullin se bejn dote se qeveritaret qe grabiten popullin i ruajn mire e shum te tjera

    Reply to this comment
  5. nuri July 30, 21:40

    Nga ta presim kete shtet te ndershem z. Duka nga Rama qe bleu PS me leje pallatesh apo Iliri Floriri dhe i bllokut 700 000 eurosh ? Me duket se poetin bejtexhi ka filluar ta lere mendja.

    Reply to this comment
  6. psy July 31, 07:28

    Po prit o Nuri…duro,prit te kaloje ndonje vit,shiko si do qeverisin dhe pastaj flit.Jo per gje ,por te ben mire te ushqehesh me shprese e pak pozitivitet.

    Reply to this comment
  7. Beni July 31, 11:39

    Te lumte o Ben Duka.
    Opozita e Dites dhe Temes kontribuoi ne fitoren e opozites.
    Tani kontribuoni ne ndryshimin e mentalitetit dhe kultures se shqiptareve, se shteti nuk behet dot pa to.

    Reply to this comment
  8. Milena July 31, 13:12

    Edhe vargjet e tua o Ada me pelqyen, krahas atyre te Dukes, sidomos kur thua bjeruni mos hezitoni te pegerve te rushfetit. Po se beme kete mbaruam me kuc e me mac. Faleminderit o njerez te mire.

    Reply to this comment
  9. Mark.uk July 31, 13:32

    pse nuk I jepni komentet qe nuk ju shkojn per shtat

    Reply to this comment
  10. nono August 1, 02:15

    500 milion njerez eshte deshira e te pasurve te globit te jete popullsia e ardheshme e globit.Se ku shkojne 5.5 billion njerez nuk dihet.
    AHMET zogu,RAMIZ ALIA sali berisha nuk dhane llogari para asnje gjykate shqiptare per keqtrajtimin ekonomik,fizik,politik etj qe u bene shqiptareve.KUSH e kontrollon punen e qeverise?asnje.me kete formule qeverisese krimet do te thellohen akoma.po nuk pati kontroll te zgjedhesve mbi te zgjedhurit kjo pune ka marre fund.PRANDAJ E KE KOTE TI ZOTI BEJTEXHI se kesaj rradhe do te behet cudia.do te vidhet me skema te reja sa do te kenaqen.pa ju dhene drejtesise klika berisha nuk behet mesim per asnje pale qe te kete kujdes kur te ulet ne karriket e shtetit.

    Reply to this comment
  11. nono August 1, 02:34

    KARRIKET E ADMINISTRATES SHQIPTARE JANE TE PERLYERA ME NJE SHUMELLOJSHMERI TE MADHE KRIMESH>ME THONI SA U NDESHKUAN? PO MILIARDA LEKE TE PERVETESUARA NGA SHTETI QE I DISPONOJNE NE XHEPAT E TYRE KOLLTUKOFAGET SI DO TI KTHEHEN SHTETIT?A KA NJERI PERGJEGJESI KUR ARKA E SHTETIT BOSHATISET?KA POR AI QE BOSHATIS ARKEN KA DHE QEVERINE NE DORE DHE KA PERFSHIRE NE BOSHATISJEN E SAJ EDHE ISH OPOZITEN(POZITEN E NESERME) DH LOJA E BOSHATISJES VAZHDON PA FUND>PRANDAJ SHQIPTARE TE PAPERLYER NUK DO TE NDODHE CUDIA,PER AQ KOHE SA DO TE SPEKULLOHET SE SHKOJME DREJT EUROPES KJO PUNE DO TE JETE.PASTAJ EUROPA DO TE NA I BEJE SI JA BERI GREQISE.KUBEZOJE ENTUSIAZMIN ZOTI DUKA.DREJTESINE E KA KAPUR SEMUNDJA E PADREJTESISE>KETE PUNE NUK E RREGULLON AS NDRYSHIMET KUSHTETUESE TE MUNDESHME TE ARDHESHME QE BEHEN PER TE KONSOLIDUAR

    Reply to this comment
  12. aureli August 1, 05:33

    mark uk me ato komentet e tua je ber si ata gabelat e vegjel qe u bien daulleve kohe e pa kohe dhe te cingerisin nervat kur i degjon. mark duhet te tregohesh me koherent

    Reply to this comment
  13. Demir August 1, 12:43

    Arben, mire e ke, por kur degjuam Nasip Naco Minister Drejtesie e morem vesh qe e mori ferra aten, pervec Dritan Priftit, q denoncoi vjedhjet e Metes, asnje hajdut tjeter i qeverise se Berishes nuk ka per t’u ndeshkuar nga Qeveria Rama 1. Presim e shpresojme, por kjo qe pame dje dhe sot nuk na ngroh, o Arben Duka. Ilir Floriri te peshon me flori, ndaj dhe merr ato ministri qe do ai.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim