Tre gjykatësit e Janarit…

Nga Arben Duka August 4, 2013 22:20

Tre gjykatësit e Janarit…

Them Qershori do t’ja vlejë,
do mbetet ditë e shënuar,
e fituam një betejë,
po lufta sa ka filluar!

Nxjerr ca shënime nga çanta,
për një luftë fitimtare,
me betejat e veçanta,
dhe Betejën Vendimtare!

Kam sosur Akademinë,
Kolonel kam qënë qysh djalë,
Shtab do quaj Qeverinë,
Shefin-Kryegjeneral!

Në kuptimin ushtarak,
fitoren e ke me vete,
kur në orën e caktuar,
ke më shumë njerëz dhe mjete!

Ky është parimi klasik,
po sot këtu e kam prurë,
se parimet themelore,
them se nuk ndryshojnë kurrë!

Për betejat që na presin,
s’mund të kem numur të saktë,
po mundimi i atyre,
kurrë s’do të jetë i paktë!

Hallet që ka Shqipëria,
besoj që të gjithë i dinë,
por them se Betejë e Parë,
do të jetë për Drejtësinë!

Do të jetë për Drejtësinë,
po jo një makiazh fytyrës,
se sot drejtësia jonë,
është zgjyrë e shkuar zgjyrës!

Gjyqtarët e korruptuar,
të ndalojnë kryqëzatat,
unë me kohë kam propozuar,
një Gjykatë për gjithë Gjykatat!

Ata që marrin vendime,
fare haptas kundra ligjit,
të merren si të pandehur,
që prishën anët e zigjit!

Si kriminel i rrezikshëm,
Çdo gjykatës të gjykohet,
s’mund të jenë më të paprekshëm,
vetëm Zoti s’diskutohet!

Gjykatat kanë pamvarsi,
u çmend Duka do të thoni,
e di more shokë e di,
por varen nga korupsioni!

Tani që të gjithë janë,
si në mesin e një lufte,
dhe asnjëri s’mund të ketë,
një pamvarsi absolute!

Kemi dy raste flagrante,
nga të kohës së Doktorit,
tre gjykatësit e Janarit,
dhe pesë tè Kolegj Zgjedhorit!

S’mjafton thjesht’ nga drejtësia,
me urgjencë duhen qëruar,
por duhen dënuar paq,
përse Ligjin kanë dhunuar!

Do qe mirë t’i falen burgut,
të bëhen shëmbuj për dreq,
po s’hyri thikë e kirurgut,
plaga qelbet dhe më keq!

Nga Arben Duka August 4, 2013 22:20
Komento

34 Komente

  1. linda August 3, 18:48

    bravo

    Reply to this comment
    • TIGER August 4, 16:07

      Nasipi ne vend te Ngjeles….nuk me duket se Drejtesia do jete prioritet ne vitet ne vazhdim.

      Do kete disa arrtije ekonomike pozitive, por korrupsioni do mbreteroje kudo si me pare.

      Reply to this comment
  2. nono August 3, 19:24

    JANE SHNDERRUAR GJYKATAT NE QENDRA BIZNESI

    Reply to this comment
  3. Dorina August 3, 19:28

    Te lumte! Nuk mund te falet Besnik Hoxha, gjyqtari i 21 janarit. Edhe burgun e ka pak, plehra.

    Reply to this comment
  4. nono August 3, 19:31

    DEBOJINI TE DEGJENERUARIT PERJETE NGA INSTITUCIONET E DREJTESISE,JANE BASHKEPUNETORE TE KRIMIT TE MADH.

    Reply to this comment
  5. nono August 3, 19:33

    SHTRIJANI LIGJIN SA ME SHUME TE KALBEN BASHKE ME KRIMINELET NE BURG OSE VARR.

    Reply to this comment
  6. nono August 3, 19:34

    KANE BERE LOVE ME BIZNESMENET KETA VRASES ,KANE BERE E C’NUK KANE BERE.KRIMINELE TE DREJTESISE>

    Reply to this comment
  7. nono August 3, 19:51

    RISTRUKTURIM TE THELLE HETUESISE,POLICISE DHE GJYKATAVE TE TE GJITHA NIVELEVE,DHE TU VENDOSET SISTEM KONTROLLI PER GJITHE AKTIVITETIN E TYRE TE GJITHE ATYRE QE PUNOJNE NE KETO INSTITUCIONE.PA SISTEM TE RREPTE KONTROLLI NUK KA REZULTAT>KETO INSTITUCIONE SHUMICEN E TE PUNESUARVE E KANE KRIMINELE OSE BASHKEPUNETORE(SPIUNE)TE KRIMINELEVE NE SHKEMBIM TE PARAVE QE MARIN NGA KRIMINELET E FAVORE TE TJERA>QILIZEM KRIMINELEVE>

    Reply to this comment
  8. nono August 3, 20:01

    PASTRONI GJITHE QYTETET E SHQIPERISE NGA KRIMINELET E RRUGEVE DHE KRIMINELET E ZYRAVE>E KANE MBUSHUR KUPEN >KANE 23 VJET QE VRASIN E PRESIN DHE NUK DENOHEN.NUK PRET ME KOHA .JANE BERE TEPER TE RREZIKSHEM E TE PADURUESHEM.FAKTE PER TA KA PLOT.

    Reply to this comment
  9. pashai August 3, 20:32

    hallall mendja dhe tu lumte dora pore duket pune e veshtire qe te vihet drejtesia pa vedosure spartak ngjelen minister drejtesie me nas nacon nuk behet drejtesi ai eshte mashani i ilire floririt ka shum pune rama per te bere pore i ka duart e lidhura ishalla i kepust litaret

    Reply to this comment
  10. rb August 4, 07:28

    Kriminelet ne rruge mbrohen nga kriminelet e zyrave ne organet e “drejtesise” se Saliut. Ç’pret prej nje shteti qe drejtohet nga njerez te lidhur me te huajt dhe nuk e duan vendin e tyre. Ç’ pret nga nje shtet kur Nenkryetari i Gjykates se larte shprehet: “Organet e drejtesise tek ne kane deshtuar!”. Ç’ pret nga nje shtet, kur nje gjykates shprehet hapur ne televizor se: “Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume!”. Ç’ pret nga nje shtet e polici qe shprehet: “Keqbersi e krimineli u largua ne drejtim te paditur!”. Ç’ pret nga nje shtet qe vendos ne keto vende kyçe njerez te inkriminuar, pa arsimin perkates, militante per te mbajtur edhe me kete kosto kaq te madhe banditet qe s’ duan vendin e tyre.
    Jo, eshte e pafalshme. Pandeshkueshmeria eshte kthyer ne sistem. Kapen e behen shembull hallexhinj pa perkrahje, per akte ordinere, te vogla, si puna e atij qe vjedh nje kallep miser e lihen te lire hajdutet e kriminelet qe drejtojne shtetin e bejne aferat e medha te vrasjeve, te droges, te grabitjeve shteterore.
    Eshte turp per shtetin qe mbrojne kete rrumpalle shtet. Si nuk i vjen turp nga kollarja nje fare Bogdani qe del e broçkullit per t’ i mbushur mendjen njerezve me profka, sikur te mos kete ndodhur asgje me 23 qershor qe u ndeshkuan me shume per keto krime, sesa per anen “bumin ekonomik” te trumbetuar me aq zell. Turp 100 here turp! Arben Duka i thote mire gjerat, por jo vetem s’ u ve kush veshin, pra le trurin qe nuk e lodh njeri, por edhe i kundervihen.

    Reply to this comment
  11. fleks August 4, 10:37

    Qe te vini shpirtin ne paqe te dashur komentues bashke me Arbenin ne krye kujtoni dy gjera:

    Ne cfar gjedje ish krimi ne Shqiperi ne 8 vjecarin e dy legjislaturave te Partise Socialiste.

    Dhe e dyta-A u be avokati Ngjela,Spartak Ngjela Minister i Drejtesise?

    Kur nderkohe ju e dini mire se perse u dogj Tirana me 21 Janar,u dogj dhe u vu flaka cep me cep.

    Prandaj te rroje partia sepse tani jeni hipur ne gomarin me qira me 16-17 kembe te I Metes.

    Prandaj perseri te rroje partia.

    Reply to this comment
  12. fleks August 4, 10:45

    E bazuar ne sa me siper,mendoj qe tani e tutje mos e titulloni me Vargjet e Arben Dukes.

    Por hallet e Arben Dukes.

    Se keni dhe 8 ministra qe kane mesuar ca germa ne Amerike.

    E dini ju kush eshte Amerika?

    A merika eshte shteti ku kapitalizmi e ka kryer ciklin te plote,pra eshte ne fazen e fundit te ciklit.

    Keshtuqe,keta ministra nuk kane ditur as ku eshte koka e kapitalizmit,as trupi eas bishti i kapitalizmit.

    Kur nderkohe u ju komentues te ditur e bashke me Benin,duhet te mesoni se ato ministra duhej te kishin jetuar te pakten 10 vjet ne nje shtet ku kapitalizmi eshte ne azen e mesme,e te perplaseshin cdo dite me ate lloj kapitalizmi e te kuptonn dicka,vetem dicka.
    Se kush jane keto vende,besoj se te pakten kaqe do arini te kuptoni.

    Prandaj tani jemi ne hallet e A Dukes e jo me ne vargejte e Dukes.

    Pasi pa filluar mire keni rene ne barcaleta:Cfar uji ti japim gomarit,si e doni policine,sie doni turizmin e perralla te tjera me kukulla humoristike.

    Me nek rye titullin pompoz se 8 ministra kane mbaruar atej ku po mbaron kapializmi.

    Sikur te thuash,mbriten e ane makinen pasi ishte perfunduar komplet ajo.

    E c’pane?

    Pane vetem sa e bukura jane karroceria dyert e dritaret.Pra aq pane aq kuptuan.

    Perseri te rroje partia.

    Reply to this comment
  13. T'ka sali shpirt August 4, 11:23

    o fleksi sa i dijshem qenke ti ore dreq
    njesoj sikur ha plenc derri

    n.q.s. jeton ketu ne Shqiperi je totalisht plehre qe genjen
    gjykatesit dhe prokuroret jane bere sot si pazari i rrobave te perdorura
    pazari i pare eshte 15 milion leke pastaj zbret dhe deri ne 3 milion leke
    t’ a masin koken aq mire,sa te detyrojne te shesesh dhe shtepine

    Reply to this comment
  14. Vëzhguesi F. August 4, 11:33

    Fleks! Nuk e di se ç’te djeg kaq shume kur lexon Arben Duken. Zakonisht ndodh qe te kercejne shume perpjete ata qe i pickon diçka ne nje vend te holle apo te ndjeshem. Pikesepari ti ose nuk e lexon fare Arbenin ose futesh ne faqe si fandi spathi thjesht pe te nxjerr dufin. Arbeni po troket pikerisht ne ate plage qe ka Shqiperia dhe qe quhet DREJTESI! Drejtesia e korruptuar, e gatshme te mbroje dhe te beje çdo gje, vetem krimin dhe kriminelet nuk i lufton dot. Kjo eshte setence e vjeter Fleks. Dhe ti qe mbahesh pak si i ditur duhet ta kuptosh ndaj dhe kerkon te dredhosh. Fleks! Nuk qetesohen shpirterat e trazuar te atyre qe nuk jetojne po nuk foli drejtesia, po nuk u vendos drejtesia, po nuk vendosi ne pranga krimin drejtesia, jashte dhe pavarsisht çdo lloj ngjyrimi politik. Koha qe prej ku duhet te filloje. Nga afer larg apo nga larg afer, si te duash ti. Nga 21 Janari ne Gerdec, ne 1997-ten, ne mbytjen e Katrit te Rades dhe deri ne 2 Prill 1991. Nga shitja e detit, shitja e HEC-eve, koncensionet te tipit mafioz dhe deri tek shitja e prones se te tjereve. Nga vjedhjet me kod “Rruget” tek firmat piramidale. Nga vrasjet pa shpine dhe deri tek ringjallja e metastazes kanceroze te gjakmarrjes, pa perjashtuar rekordin boteror per aksidentet rrugore. Eshte ky hall i shpirterave te atyre qe nuk jetojne dhe te gjalleve qe jetojne 24 oret e anktheve, sepse drejtesia ka vdekur, dhe nuk eshte halli i poetit. Poeti merr lenden dhe bene buken, ate qe populli pelqen dhe shijon.
    Ta kam thene dhe nje here tjeter mos u hiq si njohes i kapitalizmit, se ti njeh vetem kapitalizmin e Saliut, nje lloj skllavopronarie gjysem feudale. Mos lako ata qe jane diplomuar jashte dhe aq me teper ne Amerike me argumentin sa naiv dhe qesharak po aq dhe keqdashes. Ti ecen sipas parimit se nje vendi te zhytur ne korrupsion i duhen vetem medioker qe dine te bejne vetem korrupsion. Se fundmi, partite le te bejne si te duan, por Shqiperia dhe shqiptaret duhet te rrojne si gjithe ata qe gjeografikisht ndodhen me te.

    Reply to this comment
    • xhebraili August 6, 11:13

      Akoma nuk ke dek mur pusht. Akoma nuk te ka dale shkuma mor lysh i kuq. Bah, kisha koha pa te lexua e piva raki, shkoj dhe nje klysh i kuq nhale tqenve mendova. Do pres dhe pak qe daja atje e ke venin komunist i pa fe.

      Reply to this comment
  15. Gim cami August 4, 12:09

    Bravo fleksi i ke bere nje rezyme te plote gjendjes por ja ke fut kot prandaj mbushu andej. Te kapte ndonje gjykates per zverku ishalla qe ta kuptosh. Ku ja di hallet benit ti ore spurdhjak.

    Reply to this comment
  16. fleks August 4, 13:03

    Jam pothuajse dakort me Vezhguesin F.

    Por me se do e luftojme tani korrupsionin,kur PS nuk ish ne gjedje te vinte ne krye te dikasterit te dretejsise avokat Spartak Ngjelen, ne je ane.

    E ne anen tjeter Saimiri thote si e doni policine,pra cfra uji ti japim gomarit.

    E akoma me tej ne anen tjeter na thuhet se jane 8 ministra qe kane bere ca germa ne Amerike,ku insistoj e kane gjetur kapitalzmin te perfunduar,sic u shpegova shembullin e nje njeriu qe mbrin dhe sheh nje makine te perfunduar.
    E cfar mesoi,pa ca karocerie te bukur aska e dyer e dritare e timon si nje rrote.
    Pra mbin meson e mbetesh nje rrote.

    Sa per Duken,tani po kuptohet se kane filluar ta ein ethet.

    Dhe e dini perse?

    Sepse Duka e ndonje tjeter ketu(se jo te gjithe e dine) se popujt sot jane ne epoken e informacionit imediat,nuk te presin me 4-5 vite se cfar po na ben.

    Por vetem nje peytje te thjeshte te bjene pas 1-2 muajsh ne pushtet,he si na e regullove ate rendin qe na premtoje tere pompozitet.

    Tani lakrat te alin cdo jave jo me pas 1 a 2 vitesh.

    Prandah Beni eshte ne hall te madh sot.

    Hall se avokat Spartak Ngjela nuk u vu Minster i drejtesie

    Se Ministri i Brendeshem pyet si tia bejme,te paberes,cfar uji ti japim gomarit.

    Se 8 ministrat na kane mesuar ndonje germe atje ku cdo gje kish perfunduar.

    Etj etj etj.

    Kur dihet,dihet shume mire,pushtetin qe kish PS ne 8 vitet e meershme te saj,kooorupsion total.

    Qe ky i Berishes,ish hic,hicgje ne krahasim me 8 vjecarin e PS-se.

    Pasi tani shihet sa i vlen lekura sejcilit skalion,kr nenvizoj se si mjet transporti eni gomain me qira te LSI e 16-17 kembe qe e mban per kapitalli Meta.

    Per kte nuk na duhen me perarlla me kukulla humoristike te Dukes me rrokje,qe ka ditur vetem te vere ne loje te tjerete me rrokje rrokjesh.

    Se punet nuk behen me inate ,por me takate,kur qysh ne nisjei late Ministrine e Drejtesise……

    Reply to this comment
    • N.VJOSA August 5, 11:10

      Fleks,
      Ti qenke nje karabush qe nuk ke per tu korigjuar kurre.
      Te kam shkruar dhe here tjeter se je shume skolastik.
      Por e shoh se ti nuk je vetem skolastik, por i çakorduar totalisht !
      Ti Fleks mendon se gjerat jane ashtu siç mund ta rrotullosh gjuhen ti…
      Ketu me lart thua qe je dakord me Vezhguesin F.
      Por ky Komentues i talentuar dhe me koken plot, te ka diskretituar fare o Fleksi Saliut!
      Saliun e hodhi posht populli me voten e tij, spektakolare dhe ti i thuaj akoma Gjiganti Sali….(!)
      Saliu eshte kokrra e Kriminelit dhe ti vazhdon e mburr Saliun!….(!)
      Dhe së fundi, ti Fleks nuk do meritoje te pergjigjesha, por kete po e bej ne respekt te Lexuesit, se te merresh me budallalleqet e tua eshte humbje kohe.
      Te paste Partia dhe Salia Fleks…
      Dhe diçka tjeter.
      Duke dashur ta mbrosh, ti e diskretiton me keq Gjigantin Psikopat, paranojak dhe P r i m i t i v….

      Reply to this comment
      • xhebraili August 6, 11:17

        A njef zot, a e more azhendin e enverit per vizit n´austri. Ju puqen pipzat mo ska shka kut shkoj. Sa te gjithe e kan kuptu qe jeni pedera. Nuk duroni hic pluhun nvesh per njoni tjetrin.

        Reply to this comment
        • xhebraili August 6, 11:26

          A njef zot, a e more azhendin e enverit per vizit n´austri. Ju puqen pipzat mo ska shka kut shkoj. Sa te gjithe e kan kuptu qe jeni pedera. Nuk duroni hic pluhun nvesh per njoni tjetrin

          e kape ti po se kap une se jem bo drog bobi.

          Reply to this comment
  17. Gramoz August 4, 15:24

    po lereni mos u merni ME FLEKSI ai edhe vete nuk i kupton ato qe shkruan ky mark uk dhe ben cikago jane njeres te nje kallepi nuk meren vesh se c kombesi kane qe jane shqipfoles ,po s kane te bejne fare me kombin tone ,,,lerini te gllamisin mos shkateroni nervat me ta,,majaselli per keta njeres ka ndryshuar vendin ,,nga atje ku prek zakonisht u ka vajtur tek goja e me keta eshte fyerje ndaj vetevetes te besh koment larg nga keta

    Reply to this comment
  18. aqif thumbi August 5, 07:07

    o beni : te uroj qe ate thumbin qe ti perdor me terezi, mprehe mire dhe mos lere pa shpuar njeri nga gjykatsi e partiaku e deri te shoku SALI !

    Reply to this comment
  19. Labinot Fusha August 5, 07:24

    Te lumte pena si perhere o Arben Duka.Ne dreq te vene ata qe i lepihen politikes e politikanit se mjaft demi i sjellin vendit dhe njerezve te thjeshte.Pse mos te paska edhe per ta denime,apo jane te paprekshem.Shihni pasurine e tyre dhe i nxirrni vete konkluzionet.Ketu duhet qendruar fort se pari ndryshe s`ka e s`do te kete qetesi.E kam thene edhe here te tjera.

    Reply to this comment
  20. tik August 5, 09:22

    Folni kot. Rama nuk ka deshir me bo drejtsi.

    Reply to this comment
  21. pa interes August 5, 10:34

    je me te vertet i madh o Arben Duka!
    bravo,,,bravo,,,bravo,,,,,,!!!

    Reply to this comment
  22. fleks August 5, 13:16

    O Karabush N Vjosa!

    Kur do e kuptosh se je hipur tani ne shumekembeshin me qira me 17 kembe te LSI-se.

    Qe te thote cdo dite tyja si karabush qe je ,se nuk ke fituar as dhe nje deputet me teper se 4 vite me pare.

    Por karabushet duan shume kohe ti kuptojne gjerat,dhe pse sinjalet e para i more me avokat Spartak Ngjelen,qe pa autorizimin e lSI-se nuk behej kurre Minister i drejtesise.

    E mos harro o karabush te na besh pyetje si si e duam policine,si e duma turizmin,pra cfra uji ti japim gomereve.

    Po ti bej durim 2-3 muaj qe te kuptosh cdo te thote shumekebesh LSI.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA August 5, 14:49

      Fleks,
      Te paska djegur fort epiteti “karabush”!…
      Karabush zakonisht i thone nje kercelli te Qepes, qe dallohet nga te tjeret se eshte me i fryre, por brenda eshte bosh…
      Ti Fleks mos u merzit se te quaj une karabush, sepse je me te vertete karabush…
      Ja shiko dhe ketu ne komente, nuk ju pergjigjesh atyre çfare te kritikojne, por do te na mbushesh mendjen se kapitalizmi amerikan jetoka fundin e tij,…
      Te marrte dreqi o Fleks, na gajase me keto teorit e tua…
      Epo helbete, koke e madhe ti, pa ty bota nuk mund te eci dot para…
      Sa per Ngjelen mos i qaj hallin fare, se ai e gjen vet se çfare te beje….
      Po ty Fleks te ka mesuar xha Saliu te besh pak diversion dhe te nxitesh pakenaqsit e liderve te mazhorances!
      Te qan zemra qe ti shohesh te perçare!…Qe te fitoje Saliu!
      Kete shprese keni dhe me LSI -në!….
      Por ne lebrit themi:
      Njëhere zuri Buçja lepur!…
      Edhe Dhelpra ju qep Dashit prapa dhe nga qe i tundeshin Koqet, shpresonte shume se do ti binin dhe do ti priste dhelpra ne goje!…
      Mos shpreso Fleks, se as Rames as Metes, nuk kane per tu rene “Koqet”!….
      Perfitoj nga rasti Fleks te te pyes, si e kemi me shendet Gjigant Doktor Mortjen?…
      Thone se nga Vapa i ka rene damllaja dhe flet perçart?!….
      Me duket se u ka infektuar me kete semundje edhe ju, b…lëpirsit e tij, pamvarsisht se nje pjese po e braktisin si minjt qe braktisin anijen e mbytur, nje nga nje!…
      Vetem ty Fleks te paska mik per koke, por kujdes se mos te haje koken , se kur terbohet ai, nuk i njeh më qente e oborrit…

      Reply to this comment
  23. Vëzhguesi F. August 5, 15:32

    Hahahahahaa! Kam qeshur me lot. Me bukur, me qarte, me sakte se kaq, por dhe me kuptueshem nuk ka se si thuhet. me tepr prishet,Ky koment eshte brilant. Vete Fleksi duhet te pranoje me ne fund dhe te mos hedh ne tregun mediatik, pavarsisht imponimit per shak te kontrates, “mall” qe i ka kaluar me kohe afati skadences.Dhe nuk eshte thjeshte nje kompliment. Njesoj sikur te ishim perballe ne te njejten tavoline. Nje humor i holle laberie.Te pershendes shume i nderuar miku im.

    Reply to this comment
  24. Kuqeziu August 5, 15:46

    Vezhgues,labinot fusha,vjosa,gramoz,aqif thumbi,gim cami etj. Mos germoni halenë me shprese se do te gjeni “dhe” të paster. Ju germo,ajo kundermo ere m…! Te indoktrinuarit e saliut nuk ndryshojne. Janë té pakorigjueshëm. Jane pjesa më injorante e popullsisë,që ju bashkuan saliut sepse panë që shpellari reflektonte instiktet e trurit të tyre. Lerini te lehin. Ju i bini nje qeni që leh dhe ai egersohet më shume… Mos i bini, qe te marre vesh se nuk po ja var askush dhe ai do të pushojë. Mos i bini qe t’i duket vetja i parëndësishëm dhe do të na lërê rehat… U mbyt interneti me lehje…?

    Reply to this comment
  25. Fleks August 5, 20:27

    N Vjosa!

    Edio kaloi 8 vera te nxehta e opozite dhe nuk i ra damllaja e foli percart,se na paskesh qene ne opozite.

    E do i bie damllaja berishes qe eshte mesuar 18 ore non stop si sherbetor i shtetit e qytetarit.

    Nuk i ra damllaja Edit kur mbeti 8 vera te nxehta ne opozite parlamentare e dy vera te nxehta ne opozite lokale(humbi bashkine).

    E ku po i rru..t Berishes andej,kur e di qe PS tani leviz me autorizim te shumekembeshit me 17 kembe te LSi/se qe e mban per kapistalli Meta.

    4 here me te madhe ka llumin e LSI/se PS-ja sot,prandaj nuk behet me politika me rrokjet e Dukes.Rrokje pas rrokjes.

    kur nderkohe duhete te te shpegoj se nuk kam thene se ka perfunduar kapitalizmi ne Amerike,por eshte ne fazen pak a shume te plotesuar.

    Qe per nje vend si Shqipericka(Se Shqiperia eshte dicka me e madhe)duhet me shume eksperince faktine ne vendet qe jane ne fazen e mesme te kapitalizmit.

    Ti vete nuk arin ta mendosh kete por dhe kur ta thone,perseri e ke te veshtire.

    Megjithate mos haro te na pyesesh si e duam policine si e duma turizmin si e duam ate si e duma kete……cfar uji ti japim gomereve.

    Reply to this comment
  26. tironsirefugjat August 5, 21:57

    Fleks ,qenke kryenec si yt zot e i pandreqshem ,! Mbake shum ti, e te paska ushqyer mir ustai me bar te njom ! Tani qe ske te njom me, vur gjyslyk jeshile te hash te thatin per te njom !Te them te drejten pa ty ,si pun e kripes, do i kish hikur lezeti kesaj mezeje tashme ! Vazhdo qe te qeshim pakez se 8 vjet na e nxit jeten por sheh qe nuk u lodhem sa tju dergonim ne hale te qenve, pa cka se me sa kembe ju a kemi hipur ! Ske faj, je posht tani e kembet numuron e pret tu shkulesh patkojt,po jan shum o fleks e nuk te del koha po shko te ustai qe i kan ren e i ke gati dhe meri per relike qe ti varni te der e shtepis se mbase ju sjellin fat ty edhe ndonje tjetri si ty ! DHe mos ji kaq mosmirnjohes se ai Spartaku nuk do pyeste se cduhet te bej me ju ,si kta qumeshtoret te pa perlyer me bajga ter er te qelbur,por do ju kalonte ne mulli te vajit me gjith berthama

    Reply to this comment
  27. Shpetimi August 6, 10:59

    Panvaresishte nga kosideratet ,merite ,mllefet ,interesat konjukturale etj etj me gjuhen serioze te drejtesise Sali Berisha duhet te pergjigjet per akuzat jo te pakta por edhe irituese qe rendojne mbi mbi te .Drejtesia kudo nuk personifikohet nga emri i drejtuesit por nga vlerat e juridiksionit te saje . Eshte detyre e obligim mbar kombetar qe nje vrases , hajdut etj te ndeshkohet .

    Reply to this comment
  28. Rasimi August 6, 17:13

    Akuzat me 21 janar ishin per ilir meten.keshtuqe pavaresisht pavaresisht duhet te pergjigjetai qe shte akuzuar e jo Saliu.Saliun e ke njesh si gjithnje dhe nuk e prek dot kush

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin