Vargjet e Arben Dukës!

August 11, 2013 21:24

Vargjet e Arben Dukës!

Bisedë me Enver Hoxhën!

Botimet e reja,
ti nuk i ke parë,
se një librari,
ende s’ka në Sharrë!

Këtë vit na dolën,
edhe dy Fevzinj,
ndaj kemi për TY,
dy libra të rinj!

Të them të vërtetën,
unë s’i kam lexuar,
nja dy që s’të duan,
besoj i kanë shkruar.

Kur merr penën hasmi,
të shkruaj për ty,
s’ke pse të habitesh,
që do shkruaj zi!

Një ditë m’u shfaq njëri,
nga këta shkrimtar,
që dridhej i tëri,
si ndonjë qyqar!

Që thosh mbas çdo fjale:
“Mbase jam gabim,
po ky që kam shkruar,
është mendimi im..”

O idiot – i thashë,
pse mbi tokë rëndon,
historiani shkruan,
dhe aspak s’mendon!

Ai pasqyron,
ngjarjet dhe ndodhitë,
dhe s’i hyjnë në punë,
fare fantazitë.

Një plus një janë dy,
dhe në histori,
aksiomat s’kërkojnë,
kurrë fantazi.

Kurrë fantazi,
për t’u vërtetuar,
po këto s’i dinte,
historian’ i shquar.

Ka këtu me mijëra,
që u bëre mëmën,
dhe duan me shkrime,
të të bëjnë gjëmën!

Të të bëjnë gjëmën,
figurativisht,
se ti e ke mbyllur,
këtej sigurisht!

Mavria që thamë,
e thoshte me bindje,
se ti paske pasur,
katër ditëlindje!

Mendimi në tru,
feksi menjëherë,
po sikur të lindje,
vërtetë katër herë?

Po sikur të lindje,
vërtetë katër herë,
do kish Shqipëria,
nja katër Enverë!

Me katër Enverë,
do bëhej çudia,
se ti një i vetëm,
s’të nxë historia!

Po jo kjo që shkruajnë,
Fevzinj sharlatanët,
them kur të na sjellin,
veprat historianët!

Të t’i thonë të gjitha,
të bardhat-të zezat,
dhe pastaj gjykimet,
le t’i bëjnë brezat!

Jo asish që Zogun,
e nxorrën të pastër,
po as të ketë lindur,
veç në Gjirokastër!

Aty ku ka lindur,
Malua i përmëndur,
që me një roman,
vërtetë të ka gdhëndur!

Libri më i saktë,
që për ty është shkruar,
se Malua vërtetë,
të ka dashuruar!

Malua personazhet,
i bënte piktura,
ndaj librat e sotshëm,
janë karikatura!

Se “Dimrin” e shkroi,
vetëm më i miri,
tani mund të shkruaj,
çfardo lloj qafiri!

Unë o Komandant,
jam nga brez’i vjetër,
për ty më ngop “Dimri”,
s’lexoj libër tjetër.

S’dua libër tjetër,
ndaj tjetër s’kam zgjedhur,
kush shkruan paS “DIMRIT”,
zere se ka pjerdhur!

Po mund dhe të merrte,
formë të re metali,
nëse ndonjë libër,
do kish bërë Paskali!

Bilbil këngëtar,
s’do na hiqet bufi,
nëse dhe një libër,
shkruan Pëllumb Xhufi!

S’ka problem që ngjyrën,
si unë e kanë rozë,
por janë historianë,
nuk janë karagjozë!

Për këto që thamë,
kemi goxha fakte,
se dhe historia,
është një shkencë egzakte!

Këtë s’mund ta dijë,
këtu çdo idiot,
me shkencat egzakte,
askush dot nuk lot!

August 11, 2013 21:24
Komento

15 Komente

  1. andromeda August 11, 21:56

    Mire ia ke bere Blendi kellires, qe na u be dhe “historian” vec te tjerash…

    Reply to this comment
  2. fleks August 11, 21:57

    Sipas fakteve ekzakte te arkivave te Komitetit Qendror te PKSH-se:

    Me 14 mars 1948 Byroja Politike e Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Shqiperise me komanadnt Enverin mer vendimin;per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.

    Pra Shqiperia te behej Republike e Shtate e Jugosllavise.

    Te tjerat jane parrala me kukulla humoristike.

    Ja keto jane faktet e historise per keto lloj komandantesh te Dukes,qe ne kohen e Zogut e gjeten vendin me Republike Pluraliste Parlamentare qysh ne vitin 1920.

    E ne vitin 1945 e bene sistem monist,ku monarku Enver nuk ushkul nga karikja per 50 vjet.

    Se i ishin thare trute shqiptareve te tjere.

    Kur vete komandani i Dukes,pasi kish mbaruar nje lice te cale,shkoi ne France me burse shteti e nuk qe ne gjendje komandanti te merta as dhe nje provim.

    Sikur dhe nje provim te vetem.

    Ja ky ish komandanti i Dukes,calaman ne Lice e hicgje ne universitet,hic hic fare e do drejtonte shtetin e intelektualeve shqiptare qe kishin shelqyer ne universitete e Botes.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA August 12, 09:35

      O fleks,
      Mos je gje adoleshent ti?!…
      Apo je nga ata qe Komandant Enveri te ka bere mamane, siç shkruan Poeti ne metaforen e tij!…
      Çfare u ka zëne te shpifni keshtu xhanëm?!…
      Kaq te paditur i mendon ti shqiptaret!?…
      Kete vendim qe citon ti e ka sqaruar vet gjere e gjat EnverHoxha ne librin e vet “Titistet”, dhe nuk ka lene asnje ekuivok qe te shkruash ti broçkulla!…
      Dihet boterisht qe lufta e madhe antifashiste e popullit shqiptar ish e lidhur me aleatet e medhenj dhe ne Ballkan forca me e madhe antifashiste ishin partizanet e Jugosllavise se Titos!
      Enver Hoxha i ka spjeguar hollësisht mardheniet me jugosllavet , duke perfshire dhe nderhyrjet e tyre, plenumin e dyte te Beratit, dhe plenumin e 8-te , ne mos gaboj, duke i quajtur ato NJOLLE E ZEZE NE HISTORINE E PKSH-së!…
      Dhe nuk ka lene vend per spekullime adoleshentesh apo shpifsish si puna jote…
      Shqiperia nuk u bashkua kurre me Jugosllavine dhe kjo fale edhe daljes ne kohen e duhur te Letrave te Informebyrose, ose siç quhen ndryshe letrave te Stalinit, ku denohej Titua dhe deklarohej ndarja perfundimtare me të!…
      Por ti fleks, je aq i percipte dhe shpifarak ne ato qe shkruan, sa mendon se Opinioni Publik shqiptar eshte tufe delesh dhe nuk e di te Verteten!
      Lexo fleks dhe mos genje kaq trashe siç genjen Baca i Krimit dhe Hajduterise!
      Apo je dhe ti nje mashtrus e genjeshtar m i t o m a n, njelloj si Baca Sali Gjigant prej Leshi?!…
      Kthjelltesise se Poetit Arben Duka ti fleks me shpifjet e tua, nuk i prek dot asnje qime… ( veçse ne se ke deshire ti rruash ato te kembes se mesit…) Ti ndez diskutimin qe shqiptaret te kuptojne qarte kush jane Heronjt e Vertete dhe kush jane sharlatanet ….
      Fleks, hiqi syzet e opiumit te Sali Mashtrusgjigantleshit dhe do te shohesh qe Mali i Dajtit, qendron madheshtor prane Tiranes…

      Reply to this comment
  3. Gramoz August 11, 22:04

    no koment e pa besushme

    Reply to this comment
  4. Aliu August 11, 22:09

    E paske prishur paksa sot.Akoma sjane gjet varret e te pushkatuarve.Duhet te ftohet edhe me situata.Porperseri mendimin tend e resoektoj.

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA August 11, 22:48

    Perseri nje perle tjeter!
    Do na merziten ca nga ata qe “u ka bere mëmat”, por
    Historia keshtu e ka.Ajo nuk behet me sikur…
    Enver Hoxha eshte nje personalitet i Historise shqiptare, me emrin e te cilit lidhet nje nga aktet me te lavdishme te Historise moderne shqiptare, me e ndritura, me e lavdishmja, LUFTA E MADHE ANTIFASHISTE, QE E RADHITI SHQIPERINE ME FITIMTARET !…
    Nen urdherin dhe komanden e Enver Hoxhes dhane jeten bijt me te devotshem te Perendise sone Shqiperi !
    Nen urdherin dhe komanden e tij divizionet partizane çliruan atdheun dhe e perzune bishen fashiste kembakembes, deri ne malesite e thella te Jugosllavise. 450 djem e vajza shqiptare dhane jeten e tyre qe kombi shqiptar te korigjonte Historine dhe te bashkohej ne rastin me te volitshem qe do ta binte Historia…
    Por Historia nuk u ka buzeqeshur gjithnje shqiptareve.
    Shteti modern shqiptar, nen strategjine e Enver Hoxhes, e transformoi rrenjesisht Shqiperine gjysem feudale. Dhe deri ne vitet 70-te, Shqiperia jone njohu vetem rritje, ne cdo fushe, ne ekonomi, kulture, shendetsi, elektrifikim, shkollim,mbrojtje.
    Kurre ndonjehere Shqiperia nuk njohu ne Historine e saj nje rritje te tille. Mbas 1975-es, per shume gabime te udheheqes komuniste, vendi filloi te bjere deri sa nisi te fryje edhe per Shqiperine era e demokracise, e cila fatkeqsisht u udhehoq nga njerez primitiv, sa qe deri afro Çerek shekulli po vazhdon nje tranzicion i sterzgjatur.
    E pse duhet ta hedhe poshte Enver Hoxhen , populli shqiptar, tani qe po futet ne rrugen e demokracise se vertete?
    Jo. E. Hoxha eshte pjese e Historise shqiptare, arqitekti i saj per disa dhjetvjeçare.
    Nje rend i vertete demokratik, qe ka ne themel pluralizmin e ideve dhe lirine e mendimit nuk ka pse te kete frike nga vleresimi real i politikanve qe shkruan histori.
    Tendecat e Fezinjve per te nxire Historine, duke nxjerre ne drite vetem anet e errta te saj, duhen hedhur posht me neveri.
    Pranimi i EnverHoxhes, nuk ka per ta penguar kurre rrugen e drejte te popullit shqiptar drejt demokracive te perparuara perendimore.
    Çdo popull ka Historine e vet, ashtu siç eshte, me sukseset dhe deshtimet e veta.
    Poeti ne kete rast, per mendimin tim ka nje kthjelltesi per tu admiruar ne vleresimin e se kaluares, ashtu siç ka ndodhur.
    Dhe gjithnje me kerkesen per ta vleresuar çdo figure Historike brenda kohes dhe dinamikes se saj.

    Reply to this comment
  6. miri August 11, 23:03

    e bilbili laberise,na nxore mall e su lodhe kurrre.flm eshte pak.

    Reply to this comment
  7. shqiptar August 12, 11:25

    N. Vjosa ,desha edhe une ti kthej pergjigje Fleksit por nuk po ju bezdis se ja ke thene te gjitha. Por po i perseris dicka :po meqe qenka bashkuar me Jugosllavine pse nuk qendruan bashke ? Fleks mos beje sikur nuk di se si eshte e verteta. Ti e bene nga inati…

    Reply to this comment
  8. shqiptar August 12, 11:26

    Te lumte pena o A. DUKA!

    Reply to this comment
  9. ciko-nili August 12, 11:55

    Arben t’u betova
    Se une une pas “Clirimit”
    Do te them kush jam
    Dhe jo ciko-nili

    Por kur ti me shkruan
    Fjale per komandantin
    Disa langaraq
    Ma shtojne inatin

    Jo sepse e shajne
    Duan te degjohen
    Por shkurt po ju them
    Se arret qellohen

    Keta historiane
    S’jane asgje me pak
    Me kellqe si shtogu
    Si druri lofat

    Ai ishte burre
    Njehere lindi nana
    Te ligjve kufirin
    U’a vuri tek thana

    C’beri e ndertoi
    Gjithecka i la pas
    Jo si Zogu pules
    Qe iku me thas

    Te flase historia
    Vetem historianet
    Jo thjesht kujt i teket
    Me demek “hajvanet”

    Te flase historia
    Per ato c’ka beri
    Egjerat nga gruri
    Menjane ti leri

    Se po i vjen koha
    Jo si gjithe te tjereve
    Se ai jeton
    Ne mes te fukarenjve.

    Reply to this comment
  10. Gjaton Toroveci August 12, 13:49

    I lumte Arben Dukes! I pakompromentueshem, i palekundshem. Poezia e tij s’ka te share.Vargje qe te shpojne, te therin. Te krijon nje gjendje qe te qeshurat t’i nxjeresh si ulerima. E liga sado e fshehur qe te qendroje te njerzit, do ta nxjere suratin nepermjet kalemit te Benit. Vetem formen e vargjeve sikur ta ndryshonte ne te ardhmen. Ç’them keshtu dhe une? E di vete ai se çben. Persa i perket librit te Fevziut per Enver Hoxhen po te nisesh nga numuri i librave te shitur me ndihmen e nje televizionite fuqishem siç eshte KLAN, menjehere te shkon mendja se mund te fitonim nje nobelist, ndersa kur nuk botohet asnje analize per te e merr vesh qe libri eshte poshte mediokrit aq me teper qe pjese te librit kane dale genjeshtra fund e krye. Nuk mendoj se fitojme gje duke u bere pro Enverit ose kunder tij. Enver Hoxha nuk ka qene njeri i zakonshem, por nje dukuri(fenomen) thellesisht shqiptar me te mirat e te keqijat e tij. Ne keto te fundit hyn dhe shkaterimi i shume familjeve shqiptare te tradites qe kane bere palcen e kombit. Pra ashtu si toka permban ne vetvete shume metale e minerale nga dheu e plehu e deri te ari, uraniumi etj edhe shoqeria ka shtresezimet e saj te cilat te cilat jetojne te ndara, por ne harmoni me njera tjetren. Pikerisht ketu u suall edhe demi me i madh per periudhen qe po flasim ku u perzje i miri me te ligun, i pasuri me te varfrin etj pa pasur askush me nje fizionomi te veten. Ne kete drejtim roli i E.Hoxhes ka qene percaktues. Por une s’jam dakord qe çdo e lige e Shqiptareve t’i vishet atij. Pergjegjesi per ate kohe kush me shume e kush me pak ka pasur çdo shqiptar. Si te mire te tij une çmoj emancipimin e popullit, faktin qe e mbajti vendin jashte luftrave pavaresisht se krijoi nje ushtri relativisht te fuqishme te afte ndaj fqinjeve (ujqerve shekullore) per ta mbrojtur vendin si dhe politiken origjinale te neutralitetit aktiv.

    Reply to this comment
  11. nick August 12, 13:58

    Historiani i Halla(t)katur

    Ç’na u bë zakon duhani
    që përvit në çdo nëntor
    do dalë Pilo kapedani
    me volum të madh në dorë.

    Ja, tashti e mbajti vrullin
    e n’a solli libër tjetër,
    siç n’a dënd përvit me qullin
    këtë vit – një prrallë me mbretër.

    Vjet n’a foli për Enverin
    kurse sot për Ahmet mbretin
    helbete që t’i kthej nderin
    rrypit që pasoi Dovletin.

    Po ç’tu desh o Pilo ziu
    të n’a qokësh me përshesh,
    të n’a nxjerrësh xhin floriu
    mbretin që ushtar s’u vesh.

    Ti mor Pilo ke një cen
    siç t’a tha ajk’ e Poetit
    se në pamje dhe në gen
    je pilaf nga i Dovletit.

    Domosdo që ty mor trim
    pasuria t’a pa fatin,
    por në pamje dhe shkëlqim
    Zoti të ngjasoi hallatin.

    Ndaj o Pilo mos u lodh
    por mbaj nofkën që vu Duka,
    se mjafton dhe e ke boll
    që t’a hash siç hahet buka.

    Ti mor Pilo madhështori
    mos n’a ngri kështjell’ argjile
    se me llogje amatori
    historine e ben debile.

    Siç bën ti o Pilo djali
    e dimë librin dhe për mot.
    Sa të bjerë Sala nga kali
    s’do lësh rastin të shkojë kot.

    Jo mor Pilo, s’e kish keq
    kur të tha një fjalë Poeti,
    veç shakasë ti ngjake krejt
    me hallatin prej vërteti.

    Reply to this comment
  12. fleks August 12, 14:26

    Sipas fakteve ekzakte te arkivave te Komitetit Qendror te PKSH-se:

    Me 14 mars 1948 Byroja Politike e Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Shqiperise me komanadnt Enverin mer vendimin;per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.

    Pra Shqiperia te behej Republike e Shtate e Jugosllavise.

    Te tjerat jane parrala me kukulla humoristike.

    Ja keto jane faktet e historise per keto lloj komandantesh te Dukes,qe ne kohen e Zogut e gjeten vendin me Republike Pluraliste Parlamentare qysh ne vitin 1920.

    E ne vitin 1945 e bene sistem monist,ku monarku Enver nuk ushkul nga karikja per 50 vjet.

    Se i ishin thare trute shqiptareve te tjere.

    Kur vete komandani i Dukes,pasi kish mbaruar nje lice te cale,shkoi ne France me burse shteti e nuk qe ne gjendje komandanti te merte as dhe nje provim.

    Sikur dhe nje provim te vetem.

    Ja ky ish komandanti i Dukes,calaman ne Lice e hicgje ne universitet,hic hic fare e do drejtonte shtetin e intelektualeve shqiptare qe kishin shelqyer ne universitetet e Botes.

    Nuk ekziston asnje justifikim per nje vendism te tille o N Vjosa.

    Se sipas teje kete vendim Enveri e paska sqaruar ne librat e tij.

    Enveri e beri gjemen,e beri Shqiperine,me vendim te 14 Marsit 1948 te Birose Politike,republike te shtate te Jugosllavise.

    Por ish Tito ai,qe per fat nuk pati maredhenia te mira me diktatorin e Kaukazit Stalininin,e nuk beri bashkimin de fakto.

    Por sa per Enverin,komandantin e Dukes qe i beri gjemen shqiptareve,Shqiperia nuk do te ekzistonte me.

    Pasi komandanti i Dukes e shiti Shqiperine me vendimin e BYROSE POPLITIKE me firme dhe me vule e te protokolluar per zbatim.

    Prandaj te rroje partia e te na rroni ju me vendimin e dates 14 mars 1948 te shitjes se Shqiperise te ngjitur ne balle.

    Reply to this comment
    • deshmitari okular August 13, 11:00

      Fleks! Megjithese pak me lart miku im i nderuar, Neti Vjosa, ta ka dhene pergjigjen ne menyre te shkoqitur, ti si puna e atij çobanit qe nuk dinte por i binte fyellit vetem ne nje vrime, perserit ne menyre provokuese por mjaft trashe, te njejtat shpifje dhe spekulime te huazuara nga ata qe i kane sherbyer me devotshmeri UDB-es.
      Fleks! Je nje palopropogandist i mbeturinave zogiste. Qofsha i gabuar ne deduksionin tim, bazuar ne zhgarravino-komentet e tua, por me perafrohesh me nje ish poet deshtak, pjese e oborrit te Leka Zogut ati qe ka cofur. Shqiprine gjate shekullit te XX e nxuaren ne ankand dhe e shiten vetem dy persona. Esat Pashe Toptani qe shkoi ne ferr nga plumbat e Avni Rustemit dhe nipi i tij, monarku katundar i burgajetit, halldupi dhe kopuku Ahmet Zogu.
      Edhe pas 500 vjetesh kjo histori sa do te manipulohet nuk mund te ndryshoje.
      Maloku Sali Berisha donte te persriste te njetin veprim si dhe idhulli i tij Ahmet Zogu, ndaj mblodhi rreth vetes gjithe lumpenin e shoqerise shqiptare, sharlatane, hajdute, kriminele dhe kopuke, perverse dhe bashibuzuke, injorante dhe dallkauke. Nje prej ketyre je dhe ti Fleks apo “Flugër”.
      U mora me ty dhe nuk komentova per poezine e Dukes, sepse historia e vertete nuk ka nevoje per koment.

      Reply to this comment
  13. linda August 12, 20:44

    shume e bukur.te lumte pena dhe mendja.je i madh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*