Vargjet e Arben Dukës!

August 28, 2013 19:00

Vargjet e Arben Dukës!

Rrugët hapen… duke ecur

Kemi thënë-ky që po ikën,
ka ikur nga mëndja,
njëlloj si pas një cunami,
këtu do jetë gjëndja!

Gjithë sektorët strategjikë,
Sala i ka dhier,
ndaj në gjëndjen që kanë qënë,
urgjent duhen kthyer!

Natyrisht që shteti s’ngrihet,
për një ditë “hopa”,
po veç fitimet e naftës,
mbyllin goxha gropa!

Qeveria me magji,
s’e mbush portofolin,
pa e patur krejt në dorë,
të gjithë “Albpetrolin”.

Duhen ç’bërë hajdutëritë,
që ka bërë qafiri,
janë minierat e kromit,
asete floriri!

Duhen ç’bërë hajdutëritë,
që ka bërë qafiri,
edhe “CEZI” është i tepërt,
si hallkë zinxhiri!

Unë nuk e kuptova kurrë,
këtë mesele,
e blen korentin nga KESHI,
dhe na i shet ne?!

Fare artificialisht,
Çmimi na ngrihet,
Lepuri i madh i “CEZIT”,
nuk e dimë ku fshihet!

Unë s’jam ekonomist,
mbase s’jam korrekt,
po pse KESHI s’na e shet,
korentin direkt?!

Saliu dhe qëntë e rrugës,
i nxorri në shitje,
ndaj dhe shpesh “privatizimet”,
janë thjesht’ grabitje!

Nga i pari tek i fundit,
duhet të hetohen,
le t’na thonë Hugo Caves,
kur të shtetëzohen!

Ne e dimë që grykën kurrë,
s’mbyllin ato hale,
po ato do shiten prapë,
me vlerën reale.

Le ti thotë Sala “mavi”,
ngjyrës sonë rozë,
po kjo punë do patjetër,
njerëz kurajozë!

Ta lëmë në vetminë e tij,
kusarin e hershëm,
mrekullia mund të ndodhi,
vetëm me të ndershëm!

Ndaj dhe thashë që në fillim,
s’kemi për të ngecur,
gjithmonë rrugët kur mungojnë,
HAPEN DUKE ECUR!

Këtë gjë s’e shpika unë,
s’e shpika i pari,
që përpara dymijë vjetësh,
e ka thënë Cezari!

S’them që Rama është Cezari,
kjo si tepër del,
po Cezari mund të merret,
këtu si model!

August 28, 2013 19:00
Komento

14 Komente

  1. katarakti August 28, 20:09

    Shpresoj o Ben qe edhe Rama te mendoje si ty. Duhet nje dore e forte per te ribere Shqiperine. Dore e forte ishte edhe Berisha, por ai ishte per te bere familjen e tij dhe per te zhbere shtetin. Mendoj se Shqiperia ka nevoje edhe per nje te majte te se majtes qe ta shtyje me hosten Ramen qe te beje edhe ato gjera qe ndofta ai nuk qef t’i beje. Megjithate te presim dhe te shohim. Une sidoqofte kam shume besim te Edi, por e di qe do e kete te veshtire. Aq me shume qe Ilir Kokelopa nuk mund te konsiderohet kurre si aleat i besueshem. Po iu preken njerezit e tij ne administrate, po filloi procedimi per 21 janarin, ai kerciti dhe iku te Berisha. Prandaj mendoj se Rama do e kete shume te veshtire.

    Reply to this comment
  2. eduard August 28, 20:17

    Eehhhh babuc babuc,coja dhe Rames keto ti lexoj mbase mer me teper frymezim dhe fuqi ndershmerie

    Reply to this comment
  3. sazan August 28, 20:18

    Je shume i madh Arben Duka.

    Reply to this comment
  4. linda August 28, 20:23

    BRAVO SHUME E GJETUR.SHUME E DREJTE.TE LUMTE MENDJA

    Reply to this comment
  5. Bejtexhiu August 29, 09:17

    Kot me lodhesh, rri pa gjume,
    Ben, me degjo mua!
    K’tu askush se rruan shume
    Per bejtet e tua.

    Reply to this comment
  6. shqipfolësi August 29, 10:47

    Të vërtetat e aferave berishiane në kurriz të ekonomisë shqiptare do dalin vetëm kur të hapen dosjet e qeverisë. Të gjitha marrëveshjet, kontratat e firmosura, konçensionet, privatizimet, shitjet, pronat e gjithçka duhet të kalojë në sitën e ekspertëve. Pastaj ligji medoemos duhet të bjerë mbi përgjegjësit, pa përjashtim, kushdo qofshin ata. A do ketë këllqe për ta bërë këtë qeveria e re? Kjo mbetet për tu parë. Ne gjithsesi shpresojmë shumë në vendosjen njëherë e mirë të drejtësisë në sistemin shtetëror shqiptar.

    Reply to this comment
  7. ciko-nili August 29, 11:31

    Dite pas dite koha
    Po vjen per kusaret
    Para drejtesise
    Te vene te paret

    Ky popull lengon
    Krejt i poshteruar
    Puna e bere ne breza
    Jashte ka fluturuar

    Shiten dhane e moren
    E bene vendin kashte
    Euro e flori
    I degdisen jashte

    Ky popull kerkon
    Thelle nga gremina
    Te kthehet cdo gje
    Ku qe orgjina

    Nese do tu merren
    Ato c’kane kusaret
    Do nis rimekembja
    Per te gjithe shqiptare

    Po mbeten sic jane
    Edhe kete here
    Atehere do themi
    Ku je o Enver

    Ku je komandant
    Ngrehu nje sahat
    Keta lloj satrapesh
    Vec ti ju vjen hak.

    Reply to this comment
  8. liliana shkodrani August 29, 14:54

    KUR ISHIM KLANDESTINE

    Grup klandestinesh ishim ne
    Policia nga syte sna leshonte
    Ne syte na qeshnin
    Nje jete te re donim
    Arme deri ne dhembe
    Se di pse ata kishin
    Na dhane urdher te iknim ne
    Femijet me qumesht ne buze ishin
    Doren donin te na jepnin
    e
    Sa per ato armet ne kishim bere dhe zborin.

    Reply to this comment
  9. emily August 29, 15:04

    Rasti e solli te lexoj vargjet e dukes.
    Nuk me cuditin.
    Cudia eshte se quhet poet !!
    Poet te jete ai qe nxjerr vrer e mllef !!?

    Reply to this comment
  10. rebeli August 29, 15:25

    Me kete punen e CES -it e ke bitisur fare.Direkt vjedhje e popullit nga kasta ne pushtet.

    Reply to this comment
  11. liliana shkodrani August 29, 16:06

    emili ____________brava . e lexove kur ishim klandestine ,? jam une ajo.

    Reply to this comment
  12. pranvera August 29, 16:52

    Moj bejtexhie ti kot thua se se can njeri per bejtet e Bebnit po ti jo vetem qe e lexon por ste ze edhe gjumi se edhe I komenton dhe ajo klandestinja hahahh Mos jeni nga ato qe keni ikur me varke naten per te punuar naten se njerezit I bejne punet vetem naten

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*