Edhe frymën jepe, po mandatin mos!

March 5, 2016 22:53

Edhe frymën jepe, po mandatin mos!

 

E mbuloi zia,
qytetin dhe fshatin,
se xhaxha Saliu,
mund të lërë mandatin!

Më shumë nga të gjithë,
jam mërzitur unë,
se ikja e Salës,
do më prishte punë!

Do më prishte punë,
në vargjet e mia,
se të tillë mostër,
s’nxjerr më Shqipëria!

Ndaj dhe po i lutem,
plakut karagjos,
kapur nga ky ankth,
i them mos e mos!

Pi ndonjë ilaç,
të frenosh inatin,
ndale këtë gjëmë,
mos e jep mandatin!

Tani në finish,
mos u dorëzo,
edhe shpirtin jepe,
po mandatin jo!

Dhe pse çdo të Enjte,
Kuvendin baltos,
neve prapë të duam,
se je karagjos!

Edhe pse pëllet,
tamam si magjar,
dhe i kthen seancat,
në një Al Pazar!

Mos e lër mandatin,
o shoku Berishë,
se pa ty-Kuvendi,
do kthehet në kishë!

Mbrapa teje-paqja,
mund të mbretërojë,
por ama-PD-ja,
do mbetet pa gojë!

Ktheji në shaka,
fjalët që ke thënë,
se s’mund ta durojmë,
gjithë këtë gjëmë!

Le ta kemi jetën,
zi edhe më zi,
po ajo s’vlen fare,
kur s’ka xha Sali!

Kur s’ka xha Sali,
që na ulëret,
një Feniks që lindi,
nga hiri i vet!

Mos u tremb-o popull,
se s’është e vërtet’,
Sala pa të Enjten,
si bomba pëlcet!

Si bomba pëlcet,
nëse s’do të zbrazet,
unë që e njoh mirë,
ja kuptoj dhe nazet!

Nuk jepet kollaj,
biri i katundit,
në pod do ta japi,
dhe frymën e fundit!

Ndaj dhe kundërshtarët,
të mos mbajnë shpresë,
se në ballë të luftës,
Sala do të vdesë!

Në një zi për Salën,
nuk do kalojë vendi,
se as dhe me vinç,
s’shkulet nga Kuvendi!

Atë mandat kurrë,
nuk do ta dorëzojë,
se atë e ka,
edhe si mburojë!

Ndaj ju them-mos kini,
për të shpresa koti,
aty do të jetë,
sa ta heqë Zoti!

March 5, 2016 22:53
Komento

57 Komente

  1. Gava August 29, 22:04

    Forca Beno! Jepi co hahet….kermes!

    Reply to this comment
  2. rb August 29, 23:00

    Te pershendes me zemer!

    Reply to this comment
  3. lini August 29, 23:24

    Brilant A.Duka.Te lumte e mendja mos tu shterte kurre.Te faleminderit o poet i popullit.

    Reply to this comment
    • beso August 30, 06:16

      Po la Doktori mandatin
      na hoqet nga pushteti te gjatin…
      🙂

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit March 6, 17:38

        Se kush na dha lajmin
        te na prishe rehatin
        se gjasme Saliu
        desh te lere mandatin.

        Populli i shkrete
        do te vere kujen
        qysh do bejme ne
        pa Sali rremujen?

        Qysh do bejme ne
        pa Sali Mandaten
        qe per tym dhe sherr
        ka marre doktoraten?

        A ndofta gazetat
        me neve u tallen,
        qysh do bejme ne
        pa Sali rrumpallen?

        Tash qe u mesuam
        me kete zakon,
        pershesh pa Saliun
        nuk shkon qe nuk shkon

        Reply to this comment
  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. August 30, 01:46

    Te falenderoj o ANDON ZAKO CAJUPI i koheve moderne !

    Reply to this comment
  5. Fanolist August 30, 07:53

    Diktatoret e mbajne vehten per demokrate te mdhenj ; ky i mallkuari yne shtiret i mencur
    llomotit shume.
    Pershendetje Arben !

    Reply to this comment
  6. MEHMET SHEHU August 30, 07:55

    je me i madhi i te medhenjeve Beni hallall mendja e ndritur ,

    Reply to this comment
  7. ARUSHA August 30, 08:10

    ARBEN DUKA NJE FILLOZOF SHQIPTAR ME PERMASA BOTERORE , RESPEKT DHE DASHURI PER KETE ZOTNI QE NE SHQIPERINE SOT ESHTE VESHTIRE TE GJESH DY TE TILLE TOK

    Reply to this comment
  8. BE August 30, 08:21

    Assad & Berisha:
    Dy Doktorë; Dy Diktatorë; Dy Debila. Të lumtë pena Arben Duka!

    Reply to this comment
  9. arben August 30, 08:23

    Beni vetem poezite e tua na ngrene moralin dhe na rrisin shpresen. Te lumte

    Reply to this comment
  10. tironsirefugjat August 30, 08:52

    Arben ,burim i pashtershem ,i paster kristal,i shendetshem e i adhuruar ! Na i njom kto buz te etura ,na qeteson kte shpirt vullkan , qe ky kriminel ska te ndalur me bemat e tij ,na jep gezimin e dites ,na ben te presim bukurin e vargjeve aq ngushelluese !
    Te lumt ajo dor e ajo mendje flori….

    Reply to this comment
  11. maksi August 30, 09:03

    je nje mendje e ndritur dhe e kthjellet si uji i liqenit te pogradecit

    Reply to this comment
  12. dibrani August 30, 09:10

    bravo beno i ke rene pikes

    Reply to this comment
  13. dibrani August 30, 09:14

    ben te lutem mos i ndaj vjershat e tua edhe per shume kohe dhe pastaj mblidhi dhe bej nje liber me nje titull qe vetem ti e di se vjershat e tua te para i kemi harruar dota blejme pa hezitim

    Reply to this comment
  14. emily August 30, 09:23

    Poet ky ?

    Njeri i vrerit dhe i mllefit

    Reply to this comment
    • hirushja August 30, 11:45

      Ashtu eshte ne fakt.Here tjeter mos i lexo po hidhu andej nga sajtet qe te eksitojne ty me teper.

      Reply to this comment
    • ARUSHA August 31, 15:01

      Ky eshte Mjeranja Shqiperi

      qe qan e ofshan ne Poezi

      se bashku me Popullin e tij

      se skan as nji pik Mill ne Shtepi

      e si do i rrise e kullandrise ata femi ??

      Reply to this comment
  15. miridosti August 30, 09:25

    Pena top t,u befte o poetime popullor me enegji te pashtershme qe krijon poezi satirike te kesaj gjinie qe jo veten argeton njerezit por shpreh qendrimin me popullor ndaj shemtires qe ka mberthyer shume personazhete politikes shqiptare qe vertet jane bere per te qeshur e per te qare njekohesisht ,sa me keqardhje e them se figuren e s aliut e ke portretizuar ne menyre te perkryer per t,tua lene brezave si shemtine politike qe i ka sjelle kombit te vet kaq dhembje me krimet dhe korrupsionin familjar Figurat e Topallit,Berishes i ke skalitur me gjuhen e pasur te satires dhe me mire se ju askush nuk ka depertuar ne thelbin e karakterit dhe te personalitetit te dyre te deformuar si rezultat i formimit ideologjik komunist e te perdorur si nga regjimi i Enverit te cilit jo vetem qe i sherbyen me devotshmeri,por e moren e si model ne jeten e tyre

    Reply to this comment
  16. ska problem August 30, 09:41

    ke bere mire qe e ke kujtuar rastin e pilotit me avionin me lende kimike, une do te doja qe te botonit nje artikull me me shume informacion mbi kete rast

    Reply to this comment
  17. tata August 30, 10:08

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  18. shqipfolësi August 30, 10:10

    Thjesht të lumtë mëndja!
    Dhe faktet asnjëherë nuk duhen harruar. Dënimi i kësaj figure aspak të admirueshme për ne qytetarët, me doemos duhet bërë mbi bazën e fakteve si ky me pilotin, apo armatosja e hapja e depove në 97′, si dhe me të gjitha të tjerat që vijnë më pas, që ne i dimë dhe s’i dimë. Po sikur vetëm Gërdeci dhe 21 janari të ishin, do mjaftonte që dënimi të ishte kapital për të dhe të tjerët pas tij.

    Reply to this comment
  19. Dhimitraq Kristo August 30, 12:18

    Nje poezi tejet realiste dhe si kunderpergjigje ndaj deklaratave hipokrite te monstres se keqe,qe I ka sjelle te tilla deme shqiptareve,ndoshta me te medha se gjithe diktatoret e botes se bashku ne mbjelljen e fares se te keqes ne popull.Hesht,o I semure psikik,vrases dhe cinik.Me sa duket do t’i marre me te mire amerikanet dhe evropianet, se e ndjen se oret e kandilit I mbaruan dhe se shpejti do vihet ne banken e ta akuzuarve,prapa hekurave te burgut,aty ku realisht e ka vendin.

    Reply to this comment
  20. poshte saliu August 30, 14:44

    Urimet me te mira i pa vdekshem, por nuk mendoj se duhen te tjera fakte per te groposur kete kolere, kete malarje, kete m;;t bur serbo grek dhe po e perseris nqs qeveria e re nuk zbaton ligjet per kete dhe letyrat e tij, atehere do te duhet 1 revolucion rrenjesor mbare popullor, ose duhet te pranojme qe brez pas brezi jemi popull i nenshtruar.

    Reply to this comment
  21. demo August 30, 14:56

    Ky shkelqen kur ka objektiv Saliun! Saliu eshte bere si ajo kafsha e tmerrshme,qe ka rene ne grope te gelqeres dhe nuk del dot.Le te rrije aty gjersa te ngordhe!

    Reply to this comment
  22. Gramoz August 30, 15:26

    emili haja muuuuuutin benit fuck you

    Reply to this comment
  23. tol francezi it August 30, 15:27

    bravoooooo ARBEN per vargjet e tua,po thua te verteten per sa-lehun,masakratorin e popullit tone

    Reply to this comment
  24. Gramoz August 30, 15:34

    beni harova te te them nese nuk vjen ,,,,,,,zef ,,brozi ,,,,,,ne shqiperi sahalennuk e denon njeri ,,ai ja di telat dhe aq me mire qe tani eshte nenshtetas amerikan ate e denon vetem ky

    Reply to this comment
  25. tol francezi it August 30, 16:01

    ne mos drejtesia dhjere e shqiperise,ka plot hallexhinj popull qe sa-lehu u ka hyre ne hak,dhe sja falin,neqoftese se spaguan sali krimineli tani ,do paguajne femijet e tij ,niperit ,mbesat,ka bere poshtersira te medhaja legeni ,sma do mendja te shpetojne paq ai dhe familja e tij.drejtesia ndonjehere vonon po nuk haron.

    Reply to this comment
  26. qelbesira ne litar August 30, 16:12

    bravo o AR BEN DUKA JE FANTASTIK

    Reply to this comment
  27. sazan August 30, 16:14

    Sali kerma, katrani, shpirt ziu, maskarai, vrasesi, gjete dhe bere mallkuar qofsh

    Reply to this comment
  28. Kapedani August 30, 17:45

    Deri tani 30 komente.Te gjithe e pershendesin Benin se ka thene te verteten dhe vetem te verteten. Kunder kesaj te vertete nuk ka guxuar as nje demokrat te dale ne mbrojtje.
    Urime Benit si poet dhe ne radhe te pare si qytetar i mire.

    Reply to this comment
  29. linda August 30, 21:18

    SHUME SHUME E VERTET.BRAVO.DHE ME VJEN VERTET KEQ QE DHE POETI SKA SHPRESA KESHTU SI DHE NE QE SALIU DO TE SHKOJ PARA DREJTESISE,JE SHUME I MADH

    Reply to this comment
  30. kasandra August 30, 22:58

    Komplimente poetit te talentuar e kurajoz !!! E keni pershkruar PERBINDESHIN ashtu sic eshte ne te vertete , shpellar me duar te gjakosura.Drejtesia nuk do vonoje ,gjykim e denimmmmmm.

    Reply to this comment
  31. christjan August 31, 10:48

    Të gjith shqiptarët po presin pa durim që ky mostër sali të përgjigjet para drejtësis.bravo ti që e ke shkrua këtë.jan të gjitha të vërteta.

    Reply to this comment
  32. cuci August 31, 10:55

    nje mendje e ndritur qe shkelqen na ben te ndihemi krenar qe kemi nje poet si ty arben duka je i madh

    Reply to this comment
  33. gavrillo August 31, 20:15

    ec aty

    Reply to this comment
  34. aqifi August 31, 20:19

    E ke thene vete me keto bejtet e tua o Duke e nuk kam se cfar ti shoj ketyre “vargjeve poetike” te bukura.
    Thjeshte po te qaj hallin se ashtu si Meroja, po doli ne pension “Saliu”, mos humbasim nje poet te madh si ty.
    Pa hidhi syte se mos gjen ndonje “Sali” tjeter me te gjate, se ai ka materiale te bolleshme per bejtexhite.-

    Reply to this comment
  35. Fleks August 31, 21:31

    Diten qe prisnin Xhevdet Mustafen,u mor ne telefon nga vete Enver(komandanti i Dukes)i komanda e aviacionit ushtark dhe ju dha porosia qe te furnizoheshin me lenden helmuese luftarake dhe te qendronin gati per te sperkatur gjithe pyllin e Divjakes dhe rethinat pereth.

    Ndersa avioni qe u ngrit per rikonjicion ne 97-ten ish pa asnje lloj armatimimi konvencional apo LHL.Por kjo eshte nje peralla me kukulla humoristike e shpikur nga Beni i bejteve.

    Jo vetem kaq,por te gjitha gazetat boterore ta konfirmuan kete,dhe njekohesisht shtuan,se avinet u ngriten pas insistimit te vazhdueshem te vete piloteve qe te benin nje rokonjicion.
    Pasi e kishin ndare mendjen qe sapo te ngriheshin te kerkonin azil politik ne Itali,sikurse dhe vepruan.

    Prandaj kete peralle me kukulla qe te ngriheshin avione me LHL ne Shqiperine qe kish 7 vjet qe e kish permbysur sitemin monist,Beni tia thote femijeve te kopshtit nen 3 vjec,por qe dhe ato nuk e hane.

    Kur me pare Beni ka faktet e histori qe komandanti i tij Enveri urdheroi vertet nje gje te tille,por per fat nuk ndodhi.

    Keshtuqe,radhen tjeter,kur te na shkruash bejten tjeter,na shkruaj nje dy fjale per urdherin e vertet te komandanti z Beni,te cilen dhe po te duash nuk e mohon dot.

    Prandaj te rroje partia e te na rroje shume.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. March 6, 17:40

      @ Fleks! O avokat i Sali halese.i “diplomuar” nga shkollat e plepave te Durresit. Avioni me dy pilote, i ngarkuar me lhl cloracetofenon , cloropikrine dhe adamsit, ( per dijenine e injoranteve te sojit tend, lende helmuese luftarake qe verpojne ne sy por ne perqendrime te medha jane dhe mbytese) nuk jane shpikje e Arbenit, o hajvan me briere, por nje realitet kriminal i depunuar nga dy pilotete e arratisur ne Itali, pasi e hodhen ngarkesen ne kodrat e Delvines. Kjho ngarkese kriminale kishte destinacion jugun e Shqiperise dhe me sakt Uren e Mifolit ku ndodheshin protestuesit anti berishe. Per cilat gazete botrore e ke fjalen ti mor morr i bythes se Berishes?! Kush eshte ajo gazete qe konfirmon versionin tend te avokatit mjeran te djallit, perveç se RD dhe 55 e Fahri Balliut?
      Se fundmi, Te rroje populli dhe Shqiperia dhe kthefte patkonjte nga dielli Saliu dhe gjithe miqte e tij!

      Reply to this comment
  36. BLACK SWAN August 31, 21:42

    hem , ju ka rene zia ,po ju ngordh partia
    Sala me mandat pa mandat ,jua tregon mire arat juve
    aaaaa,ate qe e ka e ka …
    te kam thene une ,ju ne pushtet te prishni pune ,pa pushtet te hani menune ….

    Blushin , e rrahen Bibilushin e gjore , Qazua me rafte pika ,Sejdini qe nga koha e Tosit ,aty ka ngele
    cme degjuan veshet mor shoke ,ishte nevrikarur dhendri i Qazos , se i paska ber liber per gruan ….
    aman ,ma tregoni librin se une nuk e lexoj Benin ,qysh kur lexova Bashkimin per Mehmutin ,thashe “e mo varjua ketyre ,njeri tjetrin do hane ,dhe gjithe grate si grate e tyre i kane
    vershellejne rrofte partia dhe pse buk su ka femija
    kaq thashe une , merru pak me partine tende ,
    me Salen pa Salen ,filloni dorzimet , me vjen per te qare ,1 mil kokepalare …lere lere
    parrulla [amerikane ] eshte
    RRofte Sala ,Rrrofte LULI
    per juve
    TU RROJE RAMA QE JUA NGULI !

    Reply to this comment
    • intelektuallesha... March 5, 22:49

      Te paret e Rames,
      (Sot,Rame shpresa!)
      Ta kane futur ty,
      Qe nga, ’45.a…

      75. vite.
      zonje e kini brenda!
      edhe me s’iu del ,
      Jeni thare nga rrenja!…

      Po afrojne zgjedhjet
      Rama fiton paster!
      C’do me thuash neser
      Black,moj buze plasur?!

      Jo vec Amerika
      Dhe Evropa tere,
      U’a ka me te futur
      Ty dhe tendes, sere…

      Nejse,dilem prap
      moj zonja asgane
      Sa gati t’a kam
      dhe tjetren comage!…

      Reply to this comment
      • bam March 6, 00:51

        haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
        Nuk e di a je ti Arben qe je pergjigjur,apo redaksia……ONE BIG UP……SHKELQYER…

        ZOTI JU DHENT LUMTURI

        Reply to this comment
  37. hamiti September 1, 00:41

    ZOTI SALI ESHTE SI SKENDERBEU.UNE I KUNDERSHTOJ ATA QE THONE SE AI ESHTE SI KARI I KALIT TE SKENDERBEUT

    Reply to this comment
  38. Shendelli September 1, 09:24

    Bravo Arben Duka

    Reply to this comment
  39. White Swan March 6, 07:45

    Po ik o pirdhu se Skenderbu nuk ka pasur kale fare. Skenderbeu shkonte ne lufte me gomar. Qe nga ajo kohe gomari u be I famshem, sidomos ne krahinen e Pukes dhe Tropojes, e dalengadale u shndrua ne symbol te krahines qe sot perfaqesohet denjesisht nga nje tjeter gomar, me emrin Sali.

    Reply to this comment
  40. aqo March 6, 07:53

    Mos u merakosni se ” nuk ha mortja mut”

    Reply to this comment
  41. DEMOKRATI March 6, 08:33

    O Beno, ky kerriçi juaj sa po shkon dhe po i ngjan me shume gomarit tone demokrat. me duket se vijne nga e njejta stalle.Problemi me kerriçin tuaj te dashur do te jete qe pastaj nuk do kete njeri perballe dhe do beje edhe me shume gomarlleqe se deri me sot.

    Reply to this comment
  42. MeteH March 6, 08:33

    Ju lumt Arben Dyuka,
    O poeti yne,
    Poezit e tua,
    Sales i pret gjune.
    Nuk do ket ne bote,
    Si ky Sala jone,
    Qe arritjet tona,
    I shan e mallkon.
    Kto mallkime ben,
    Kur ai zbret nga kali,
    Kur eshte ne pushtet,
    Vringellin si kali.
    Kali i hazdisur,
    Vringellin me shume,
    Kur posht bishtit tij,
    Miza i fut hune.
    Un si çdo dite,
    Benin e lexoi,
    I uroj atij,
    Sa me gjate te rroi.

    Reply to this comment
  43. zeno sula March 6, 09:40

    Me Ramen ne krye, me qeveri te Rames, nuk do keni tjeter vec rrypin ne gop te nanes. Sa kohe me Ramen vazhdon qeveria, aq kohe e mileti ha kembet e tija. Vazhdoni me Ramen ore truthar, se ju ka mesu Enveri te hani vec bar. Barin dhe Ramen mos i ndani nga pjata, vjershat e Ben Dukes i mbani per prapa. Sot Rama me qeveri e Duka me vjersha, ju ngopin me bar se jeni Sylesha.

    Reply to this comment
  44. Rajmondi jo vlonjat March 6, 09:40

    Beno urime.Je teper objektiv ne pasqyrimin e realitetit.Aftesi te vecanta per tja lexuar mendimet e djallezuara xha Saliut dhe per ti shprehur ato me vargje.Nje bravo qe e meriton.Te lumte mendja dhe dora.Prisnja te lexoja dhe komentet e Kol.Pellumb ZAIMI i cili te adresohet me llagapin Ben Zagoria.TUNG.

    Reply to this comment
  45. perla March 6, 15:00

    Beni je fantaistik
    Fleksitt nuk i kuptova asgje nga ato qe ka shkruar

    Reply to this comment
  46. kris 1 March 8, 01:42

    Asgje sot nuk shkon tek hici,
    ngordh gomari ngelet krrici
    por sa te jete lista e shkrete
    Sala ngelet deputet
    Shkenca nuk eshte si me pare
    sot rilindin dhe gomare

    Reply to this comment
  47. jkris 1 March 8, 12:20

    Mos kij frike se sa te jete lista zgjedhore Saliu eshte ne parlament dhe jo ne pension.Sa te rroje Rama do te leshoje gjemba Saliu.
    Pra Arben e ke punen te sigurte.Topi bam e Mucua tutje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*