Vargjet e Arben Dukës!

September 6, 2013 15:58

Vargjet e Arben Dukës!

Berisha punoi “kundër” së djathtës…

 

Një gjë shumë të vogël,

ne e quajmë mickë,

dhe grupim’i djathtë,

tash është një grupickë!

 

Saliu me listat,

bëri goxha qoka,

dhe ja ësht’ i gatshëm,

të fluturoj’ Ndoka.

 

Dhe meqë pushteti,

nga vëndi lëvizi,

gati për t’ia mbathur

është edhe Idrizi.

 

Këta tash’ menderen

Kanë kthyer nga Rama,

që Salën më keq,

ta përlajë flama.

 

Vetëm Kaçi s’ikën,

ka marrë edhe tesër,

ballë për ballë të majtës,

do ta shohim nesër.

 

Kurkund nuk i dolën,

Kaçit llogaritë,

dhe s’ishte i mprehur,

hiç për opozitë.

 

Atje ku shkon Kaçua,

e them përsëri,

humbja vetëm humbja,

është një siguri.

 

Të thashë që në Maj,

o Sali katrani,

do humbësh me mijra,

veç nga Kaç Islami.

 

Po ti asnjëherë,

nuk dëgjon or mik,

ndaj dhe veten tënde,

rrahe me kamxhik.

 

Nga Ilir Rusmaili,

s’kishe më të zgjuar,

ndaj fshirjen e tij,

kurrë s’e kam kuptuar.

 

Rusmaili me hundë,

i kapte formulat,

Kaçua s’dallon dot,

as gjelat nga pulat!

 

Sikur të më jepnin,

një ton me flori,

unë për Nardi Ndokën,

s’do hiqja njeri.

 

Them se vetë PD-së,

ja ke bërë me hile,

dhe për t’u rrëzuar,

punove kastile.

 

Me këtë variant,

askush nuk ka dalë,

po mua më duket,

i vërtetë o Salë.

 

Në një çast të kapi,

ty idealizmi,

dhe t’u neverit,

përeth servilizmi.

 

Mbase t’u ngulit,

një mendim si kunjë,

kur të gjithë i shihje,

rreth e rreth në gjunjë!

(Pjesa e Dytë)

 

 

Ti që veten dije,

nga soji i kreshnikëve,

mbase dhe ta shpifi,

tufë e zvarranikëve.

 

Mbase para syve,

çdo gjë të është shëmbur,

ç’vlerë ka të jesh njëshi,

mbi njerëz të trëmbur.

 

Shëmbuj si ky yti,

edhe mund të gjejmë,

po njerëzit e trëmbur,

me shpirt të urrejnë.

 

Për të gjithë ata,

gati shkrive jetën,

dhe një çast kuptove,

se ishe i vetëm.

 

Jo më kot ti merrje,

çdo përgjegjësi,

se ato veç teje,

s’i merrte njeri.

 

Asnjë nga ministrat,

në kurthe s’të ngeci,

tani veç mbi ty,

rëndon gjithë Gërdeci.

 

Askush s’pipëtinte,

vetëm ti i pari,

ndaj vetëm mbi ty,

rëndon gjithë Janari.

 

Të ish mbushur mëndja,

se bëje çudira,

ata të lanë vetë,

të bësh marrëzira.

 

Marrim Pollo kuqin,

një ministrin tënd,

emri s’do t’i dali,

kund në asnjë vënd.

 

Po dhe Nokë ministrin,

që shumë pranë e mba,

njeri s’do ta ngasi,

se është budalla.

 

Kemi Ridvan Boden,

s’e kap dot në faj,

është i rafinuar,

gjurmë s’lë kollaj.

 

Kemi edhe Bumçen,

që shkoi ku e vunë,

po që për njëmijë vjet,

s’i hap vetes punë.

 

Kemi dhe të tjerët,

që hëngrën nga ty,

po gjithë rrufetë,

do të vinë tek ty.

 

Të gjitha rrufetë,

do të vinë tek ty,

se të hedhësh firma,

e ke si hobi.

 

E ke si hobi,

dhe të tutë e thanë,

po firmat e tua,

kanë bërë hatanë.

 

Nga pasion i madh,

më kanë thënë për besë,

shpesh herë hedh tre firma,

vetëm në një shkresë.

 

E kam një mendim,

ndofta të gabuar,

them kundër të djathtës,

me qejf ke punuar.

 

Me qejf ke punuar,

kundër gjithë trutharëve,

sepse të thërriti,

kushtrimi i të parëve.

  

A. Duka

 

September 6, 2013 15:58
Komento

14 Komente

  1. sazan September 5, 15:57

    Duka i madh

    Reply to this comment
  2. Gramoz September 5, 19:04

    we love you arben

    Reply to this comment
  3. linda September 5, 20:27

    BRAVO JE SHUME I MADH

    Reply to this comment
  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. September 6, 01:35

    Po pse vazhdon qe te merresh akoma me kete LLUM o ARBEN !

    Reply to this comment
  5. lumi September 6, 05:18

    Areben.mos u plaksh kurr.

    Reply to this comment
  6. gozhda September 6, 05:26

    gjenial z.duka.

    Reply to this comment
  7. fleta September 6, 06:10

    me gjithe ato arritje ne te gjitha lemenjte dhe me dy legjislacione te permbushura plotesisht ishte e pritshme humbja e salos.eshte tjeter tematike se a ja ka patur me hile te djathteve sala.sala eshte njeriu qe e nxjerr tjetrin ne prite.por eshte rrethuar gjithashtu nga horra te cilet kane pasur qellimin ne mos i rrembejme shume i rrembejme pak.kete pune e kane bere dhe te majtet.dashuria e nanos me idrizin eshte njelloj si dashuria e salos me xhuvelin,meten etj.por keto o i dashur beni behen per te miren e shqiperise prandaj nga prostitucioni politik ti mos u ligeshto.

    Reply to this comment
  8. lisdushku September 6, 10:18

    le po,kur te ben karshillek ty nje doc i docave nje kelysh sigurimi nga plerat e sigurimit shtetit,nje tekstexhi i konvertuar ne rebel demokratiks,i jati dhe xhaxhai docit burgosen bashkefshataret ne kampet e internimit ne tepelene .Si shpjegohet qe gjithe maloket e sigurimit te shtetit jane me sali berishen?

    Reply to this comment
  9. Skrapari September 6, 19:34

    Natyrisht per kete Soj Saliu eshte sot poet I gjithe populli shqiptar,por ti Z.Arben Duka ,me gjith se nuk te njohf ,je poet mbi poeter.Ti or mik vellai te qendis ne leter.Qendisje te tilla ,zor se I ben tjeter.Faleminderit .Me gjith se jam shume larg vendit tim, do ta quaja kenaqesi te pija nje kafe me ju I nderuar shqiptar I vertete.

    Sot historia jone njeh dy Salinj:Si Sali berisha ,ish dhe nje Protopape,Por sali Berisha I vuri Kapak.

    Reply to this comment
  10. Fanolist September 7, 07:57

    Te lumte Arben , perpara …

    Reply to this comment
  11. rb September 7, 08:17

    Ashtu siç futi ndene sqetull gjithe institucionet e gjithe pergjegjesite, ashtu duhet te pergjigjet edhe per krimet. T’ u dale per zot budallalleqeve. Le te vazhdoje “trimerine” qe e karakterizon. Ai i beri ai duhet te pergjigjet.

    Reply to this comment
  12. aqif thumbi September 7, 08:27

    QOFTE E PA SHTERSME BOJA E KALEMI TEND O ARBEN DUKA.

    Reply to this comment
  13. aqif thumbi September 7, 08:29

    MES MBAHET GJARPERI NE GJI
    AQE MBAHET SALIU NE QEVERRI.

    Reply to this comment
  14. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. September 8, 01:49

    Duam te tjera o ANDON ZAKO CAJUPI i diteve tona !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*