Vargjet e Arben Dukës!

September 8, 2013 11:31

Vargjet e Arben Dukës!

Nëpër rrjetat e kujtimit…

(Lirike)

 

Eja mike, se u ngrysëm,

u sos vaji i kandilit,

siç e sheh mbeti përgjysëm,

këngë e bukur e bilbilit.

 

Ejamike, se u sosëm,

syri na u vesh me mjegull,

këmbët na u plevitosën,

porsi rrush i tharë në pjergjull.

 

Eja, kthejmë kokëm mbrapa,

të shohim rininë e tretur,

kur të hedhim ato hapa,

të kuptojmë ç’na ka gjetur.

 

Këmba-këmbës, dora-dorës,

gjer këtu ne erdhëm tok,

cipë e bardhë e dëborës,

ngriu akull përmbi flokë.

 

E ç’të themi, e ç’të shkruajmë,

e ç’të themi tani tjetër,

dalim si gjahtarë të gjuajmë,

kujtime nga kohë e vjetër…

 

Kemi shkuar pa dyshim,

ditë e net romantike,

kur në qiell plot shkëlqim,

dridhej hëna si kaike.

 

Atë hënë që rrotullohej,

s’e shihja në qiellin blu,

e shihja si pasqyrohej,

e dridhej në sytë e tu.

 

E shikoja dhe s’kuptoja,

në ato netë me fantazi,

s’dija kur i krahasoja,

kush ish hëna e kush ti.

 

Mbaj mënd që i kam thënë,

në ato netë me frymëzime:

“Je e bukur, o moj Hënë,

e bukur si mikja ime!..”

 

Jo moj jo, se nuk u ngrysëm,

kemi ende për të thënë,

kënga s’mbetet kurrë përgjysëm,

kur atë e ndrit një hënë.

 

Nëpër rrjetat e kujtimit,

në rrjeta si peshku s’kapem,

ti je zanë e frymëzimit,

unë jam djalë e kurrë s’plakem.

 

Ende larg janë ditëzezat,

larg e larg sa s’sheh syri,

unë me shpirt ngrita për brezat,

këto kroje prej floriri.

 

Kur brezat aty të pinë,

do jem në të madhin gjumë,

por ata duhet ta dinë,

se i kemi dashur shumë.

 

 

 Stamboll-Tiranë 2004-2013.

 

September 8, 2013 11:31
Komento

15 Komente

  1. pelivan September 8, 14:35

    Them se lirikat e tua,
    jane,si thelleza gushti…
    si lotet buze qerpiku,
    renur gushes,te Lasgushi….

    Tre element,ka humori!
    Te shperthej’ “bombe”,nga brenda,
    (eshke,sterrall dhe hurori)
    dhe nje fill’ qe fshik te zemra…

    Reply to this comment
    • Fred.Dibrani.Hamburg September 8, 18:55

      I nderuar Arben
      Na ke dhene shume force dhe kenaqesi duke lexuar poezit tuaja prej kaq shume kohe.
      Ju lutem pranoni kete poezin time si dhurate dhe njekohosisht si koment ndaj poezise tuaj per Janullatosin e cila ka shokuar dhe ka ngjallur shume kritika.

      Luani s’behet mi.

      Dhe Burri i mençur thone gabon,
      gabimi eshte veper njeriu.
      Por Luani s’behet mi,
      dhe Duka s’eshte Fahri Balliu.

      Un nuk kam asgje me greket,
      as me Krye Peshkop Janullatosin.
      Ato nuk e di çfar duan??
      te vdekurit tane pse i zhvarosin??

      Un nuk jam Orthodoks,
      as katolik s’jam,as mysliman.
      Por besoj tek nji Zot i Madh,
      qe njerzimin se perçan.

      Sot pas njezet e ca,vitesh
      me Kisha e Xhamia jemi lartesuar,
      por urrejtja mes shqiptaresh,
      vjen çdo dite e tu u shtuar.

      Nga Athina na e prune,
      Krye Peshkop Janullatosin.
      se e vjetra,Patriark-Stambollit,
      frike ka nga pasardhsit e Nolit.

      Shqiptari tradit e ka
      mikun e mir ne krye t’vendit ul,
      ja jep besen,me gjak e mbron
      e ben vella per jet e mot.

      Janullatosin pas kaq vitesh
      kam mesuar qe ta dua,
      ndaj s’dua qe Ai te iken,
      por te flasi shqip me mua.

      Reply to this comment
  2. L. September 8, 15:18

    O bilbil, plakur nuk jemi!…

    Ti këndosh mikes së vjetër,
    Si këndon bilbili degës;
    Si tani të duket tjetër,
    Sepse s’merr ngjyrën e shegës…?

    Ti. bilbil, i plakur malit;
    Ke zili zockat e reja;
    Nuk ke frikë se gur i zallit,
    Të godet porsi rrufeja?..

    Bilbileshën që e more,
    E ke plakur gjer në gene,
    Rininë e saj si harrove,
    Kur e quaje:” ti,moj qene?!”

    O bilbil, plakur nuk je,
    Gjer sa ngrihet bilbilushi,
    Keq vërtet do të qe,
    Të ish tharë verig e rrushit!…

    Gjersa ka edhe viagër,
    Ka penis me bateri,
    Futu me kokë n’atë zgavër,
    Nxirre gjuhën dhe lëpi…

    Ska bilbil të plakur fare,
    Mos shijojë vlerën e femrës,
    Mos këndojë në ato male,
    Ku digjet, flakë, pulsi i zemrës!…

    Reply to this comment
  3. pelivan September 8, 16:02

    O DITA! Perse u dashka te n’a hapni barkun!…

    Reply to this comment
  4. lumo September 8, 16:07

    Thote Beni se u plakem
    dhe kjo eshte e vertete
    Tek na shohin si u mpakem
    sa shpejt ikerka kjo jete.

    Por ne jeten sic e deshem
    do ta duam gjer ne fund
    Mike, bashke lozem e qeshem
    ne qytet a ne katund

    Ndene fiq e ndene dardhe
    poshte lendines mbushur bar
    Tatepjete u rrukullisem
    teksa puthjet ndiznin zjarr

    Syte pothuaj nuk dallonin
    dhe ndonjerin ne pergjim
    Le te thoshin cfare te donin
    Humbur ne-ne perqafim

    Cna ngacmove o Ben Duka
    me kete lirike te bukur
    te qemtojme vitet qe iken
    si pellumba e si flutur…

    Reply to this comment
  5. pelivan September 8, 16:46

    O, desha te theme,qe kur kendon bilbili,turtulli bene mire te mbaj vesh….

    Reply to this comment
  6. studenti September 8, 20:53

    Përjetova shpirtërisht një marrdhenie jetesore qe Z.Duka na e jep tërë hijeshi,prandaj më lejoni të perifrazoj me thjeshtësi ndjesinë njerëzore që mund të shprehet vetëm me poezi.

    Poezia është oshëtimë e vilmit dhe e prehjes,
    gjithanshmërinë e botës e rrok në një figurë,
    ajo është aftësia njerëzore që di të fshehtën,
    vesën e lotit ta kthejë në gaz dhe në furtunë.

    Eshtë magjia e fjalës, ritmi, melodia e lirës,
    gurgullima e moteve nëpër lumin e kujtesës,
    përmes zhurmës nga koh’ e egër e errësirës,
    na sjell dritën e syve, zërin, kuptimin e jetes.

    Poezia është afshi i kënaqësisë dhe trazimit,
    është tharmi i shpirtit që pëjetsisht e ruajmë,
    fuqia e padukshme e heshtjes e shpërthimit,
    kur hareja a trishtimi na kanë bërë të vuajmë.

    Reply to this comment
  7. linda September 8, 21:29

    SA E BUKUR ME PREKU,ME TE VERTET VJEN NJE DITE,KUR SDO JEMI ME ,DHE KJO NA BEN TE TRISHTE.POR ESHTE E VERTET.PO JETA KESHTU E KA.

    Reply to this comment
  8. Vëzhguesi F. September 8, 22:13

    Arben Duka! Ke bere nje poezi, qe natyrisht perveç dedikimit, ka dhe nje frymezim. Jo vetem Esenini, por dhe Agolli me turkeshen dhe i madhi Poradec, them se jane piknisja e muzes tende per kete lirike mjaft te bukur. Ndersa per mikun tim L. do te thoja se kete here, ose do kete rrekellyre jo nje por disa gota, ose ka harruar se kete faqe nuk e lexojne vetem adoleshente.
    Ndersa poezia e studentit, me nje stil modern, do te thoja se e zbukuron kete faqe.

    Reply to this comment
  9. Akrobati September 8, 23:05

    Pelivan , ti s’ke te drejte
    Beni eshte nga ato vise
    gjemimi i kenges me i rende
    behet me kthys e me iso

    Reply to this comment
  10. bravo September 8, 23:38

    Nje cajup I mrekullushem I diteve tona.
    Te lumte

    Reply to this comment
  11. pelivan September 9, 12:15

    Ore Gjimnastikant(Akrobat),perse e ke fjalen?! une s’flas per mikun tim bilbilin Duka, por per dik,qe s’di te qendroj as ne vendin e turtullit…. pra,ky L… Gjithesesi, do doja te shoh ndonje poezi tjeter te Studentit…

    Reply to this comment
  12. ciko-nili September 9, 12:28

    Pene si e Lazgushit. Lirike erotike e spikatur kush nuk i kendoi dashurise. e ku ka me e bukur se ajo, por vjen nje dite qe sejcili i kthehet kujteses dhe behemi nostalgjik per rinine tone. Sejcili ka jetuar kohen e vet te bukur, te paperseritshme dhe te pa krahasueshme. E megjithate mendja dhe zemra nuk heshtin, te tjerat le te pushojne.

    Mike me vetull më trete
    Të dua të gjithë për vehte
    Të dua ç’janë për njerinë
    Gush e gjoks, faqe synë

    I dua ti mbaj me vehte
    Sot këtu dhe ku të vete
    Ti shijoj dhe kur je larg
    Si tani por edhe plak

    Se kjo jetë gënjeshtare
    Vjen një ditë mbaron për fare
    Sa je gjallë bëhu bujare
    Në zemër mbamë “ilegale”

    Reply to this comment
  13. sofika September 9, 13:25

    Miqesisht

    Vargjet e tua Lumo poeti
    shkumbezojne si dallge deti
    Frymezim vargjet e Benit
    si per ty dhe per Studentin

    Ciko-nili vargje nur
    pena mos te shterofte kurre

    Reply to this comment
  14. MALI September 9, 21:33

    Te falenderoj pa fund

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*