Vargjet e Arben Dukës!

September 15, 2013 14:41

Vargjet e Arben Dukës!

Ç’pati LDK-ja?!…

 

Mbase edhe Rama,

e ka ditur mirë,

se aty do kishte,

mision të vështirë.

 

Dhe aty shqiptarë,

janë si ne njëlloj,

një qëllon tek gozhda,

tjetri tek potkoj!

 

Të gjithë kokë më vete,

dhe aty janë bërë,

dot me një fjalim,

s’i kënaq të tërë.

 

Unë me interes,

Ramën e dëgjova,

s’besoj se problemi,

ka qënë tek Rugova!

 

Aty disa syresh,

thjeshtë gjetën sebepin,

“halli” kryesor,

ka qënë me Rexhepin!

 

E dimë të gjithë,

nga A-ja tek ZH-ja,

që Qosen e Madh,

s’e do LDK-ja.

 

Kunjën me Rexhepin,

ata e kanë pasur,

se aty “gandizmin”,

Ai s’e ka dashur.

 

Aty me “gandizmin”,

Qosja kurrë s’ka qënë,

çlirimin e lidhte,

veç me UÇK-në.

 

S’i ul dhe s’i shtoj,

vlerat e Rugovës,

por s’erdh nga “gandizmi”,

Liri e Kosovës!

 

Erdhi nga bejejat,

nga një luftë e ndritur,

s’ka pse LDK-ja,

të jetë e mërzitur!

 

Rama nuk ka bërë,

as mini gabim,

që Qosen e Madh,

pati referim.

 

E ka ditur mirë,

edhe këtë risk,

ndaj për asnjë çast,

s’e pa punën pisk.

 

Ikën disa syresh,

po s’ndodhi rrebesh,

tani LDK-ja,

nuk ka ndonjë peshë.

 

Që ikën nga salla,

s’qe një punë me mënd,

veç vetes së tyre,

s’turpëruan kënd!

 

Mund dhe të tregonin,

pak respekt për mikun,

dhe jo të zbulonin,

kësisoj “armikun”!

 

Inatin e Qoses,

e derdhën mbi Ramën.

tani ky “armik”,

përfaqëson Tiranën.

 

Them direkt me Ramën,

asnjë gjë nuk kishën,

po mbase s’ja falin,

që zhduki Berishën!

 

Berisha për ta,

qe A-ja dhe ZH-ja,

ndaj kot që po pyes:

“Ç’pati LDK-ja?!”

 

A.Duka

September 15, 2013 14:41
Komento

17 Komente

  1. andi September 15, 16:53

    Nuk eshte vec ajo o Poet me mend. Dicka eshte e lidhur dhe me UDB ne. Me Sali Berishen e sheptor te tjeret, qe ne Beograd u terheqin freret. Se per Serbine eshte nje humbje e madhe ti iki Saliu me keto kunalle. Se ne Shqiperi e Kosove ma shum UDB ja Serbe ka ba aqe shume pun. I ruan ajo lidjet edhe e i financon, jo pse i don fort por per pune te pista ajo i shfrytzon. UDB ja mire huqin jua din, shpellaret me pare e me pak levdim i ka gjithmon gati per te ba e perhap tym.

    Reply to this comment
  2. linda September 15, 16:58

    si gjithmon ne shqiptaret do ta tregojme veten qe jemi te liq e smiranjoz.kur nuk duam njeri tjetrin ,pse mendojme te na duan te tjeret.mua rama me pelqen shume per vizionin qe ka .suksese.dhe ty arben te lumte mendja e ndritur

    Reply to this comment
  3. katarakti September 15, 18:45

    Eshte e çuditshme se si disa vargje shpjegojne me mire se nje referat i tere.

    Reply to this comment
  4. Radio September 16, 07:51

    Bravo Beni!!!

    Reply to this comment
  5. Gege Kosova September 16, 08:49

    Po mire kush ishte berisha, Pse LDK dhe ndonje kosovare respekton kete nejri>Pse.Berisha dhe PD jane subjekti me inkriminues ne rajon.Aty jane zhvilluar gjitha llojet e krimit,Vrasje,krimi i organizuar ekonomik dhe vjdhja.Po kush eshte berisha per kosovaret, njeriu qe nuk njohu UCK,Njeriu qe nuk njohu pavaresine e Kosoves, njriu qe ndihmoi serbine dhe Miloshin, me dwerivate, kur ishte ne Bllokade nga bota, qe te na vrsite e ndiqte me lehte, njeriu qe bashkpunoi m serbine dhe bizneset permes fazliqeve ia dergoi serbise.Njeriu qe vrau veprimtaret atdhetare shqipitare nga Kosova, Njeriu ndoqi per burgim Adem Jasharin, Njeriu qe asnje cent nuk djuroi per Kosoven, pervec 400 mije eurot per Gracanicen, e pasluftes,Nuk ndertoi se paku nje shkolle apo ambulace fshati me 50-70 mije euro.Njeriu qe vazhdimisht flliq gojen dhe ndoqi rehatine politike shqiptare, Njeiu qe as rugoves nuk i foli 5-6 vitet e paraluftes, njeriuu qe genjen gjithmone dhe ate qe flet nuk e mendon e as nuk e zbaton.Njeriu qe eshte antikosovare i perbetuar eshte nje riciklim nga komuniti i keq ne demokrat genjeshtar e gojeflliqur.Kosovaret me se paku duhet ta ndjejne afersine ndaj ketij dhe sojit te tij.Nuk po ia permendi fare Akademikun e madh rexhep Qosja, qe vertet vlen sa gjithe Akademia e Kosoves, eshte njeri institucion, Njeri Parti.

    Reply to this comment
  6. kastrioti September 16, 11:24

    Qosiqit poulli ne Kosov ja ka tregu venin e ka denu ne menyren me te mire qe nuk I ka mar as 0.5% te votav e ju thurni vargje se gjithmon eshte keshtu qenin e keq gjithmon kojshia e ushqejn se ju doket I mire

    Reply to this comment
    • feniks September 16, 14:05

      O kastrioti serb!
      Meso nje fjale nga une:
      -NE NJE FSHAT MBUSHUR PLOT ME BUDALLENJ,AI ME I MENCMI QUHET ME BUDALLI!!!
      Keshtu ndodh edhe me ju!!!
      Ku eshte i MADHI REXHEP QOSJA,ku jeni ju shpellaret e vegjel???

      Reply to this comment
    • ai September 17, 08:30

      Me sa duket (nese eshte e sakte shifra 0.5%),fatkeqesisht vetem kaq njerez te mencur paska ne Kosove! 🙁

      Reply to this comment
  7. Njeriu realist. September 16, 11:39

    Mos e vere pseudonimin “kastrioti” se e ke gojen me m…..t or shqiptar i rrjedhur dhe injorant ashtu siç te deshe shpellari Berisha.

    Reply to this comment
  8. ferdinant September 16, 15:29

    dhe mendimin per kosovaret e dha shoku arben ,dhe at njesoj si neve jane njeri i bie gozhdes tjetri patkoit te shikojme se si do te jene ata te brukselit se mos dalendonje kunder kryeministrit se gati e ka ka kalemin arbeni dhe ……

    Reply to this comment
  9. lisdushku September 16, 16:08

    Rexhep Qosja ishte ai burre qe denoncoi represionin serb mbi kosove pas demostratave te 81-shit.Me emrin e Rexhep Qoses u ngriten studentet e dhjetorit per demokraci.Organi i pare i Partise se studenteve u pagezua nga Rexhep Qosja me emrin atehere te nderuar Rilindja Demokratike.Sigurimi i shtetit coi atje sali berishen me horrat e tij per tu rrembyer studenteve partine,per te perdhosur idealet e Rexhep Qoses,ne sherbim te bulatoviqit,milloshevicit,arkanit,faslicit.Te them te drejten u qorruam ato dite te para te vitit 1991 nga mbiemri berishe,por nje mendje e ndritur pa.Nje mendje e ndritur na ndricoi mendjen me fjalet lapidare:

    Reply to this comment
  10. lisdushku September 16, 16:11

    NUK KA MA ZI SE KOMUNISTAT ANTIKOMUNISTE- Rexhep Qose

    Reply to this comment
  11. Gjergji September 16, 17:00

    Kur lexon artikullin e oficerit qe ka mare ne mbrojtje objektet e Ministrise se Mbrojtjes me 14 shtator 1998 dhe meson qe bashkepunetor i Sali Berishes ne ate grusht shteti, ishin kosovaret dhe forcat e Bujar Bukoshit, kupton gjithcka.
    Keta tipa kosovaresh, jane fatkeqesia e Kosoves dhe automatikisht dhe e Shqiperise.
    Do te ishte mire qe ketyre tipave tju tregohet vendi,sepse jane ata qe vijne ne Shqiperi dhe votojne si mercenare per malokun e tyre.

    Reply to this comment
  12. shqipfolësi September 16, 17:16

    Bravo z. Duka! jeni i paarritshëm! I mrekullueshëm! Një gurrë e pashtershme e mençur!
    I madhi REXHEP QOSJA, nuk mund të zbehet kurrë as nga LDK-ja e as nga mizat që vërtiten rreth b…thës së kalit të ngordhur.
    Gjuha e pastër dhe ndërgjegja qytetare e këtij intelektuali të madh, që thotë gjithnjë të vërtetën në dritë të diellit, pa iu spërdredhur gjuha në gojë, e vendos atë në ato maja që rrallë burra të tjerë shqiptarë qëndrojnë sot e kësaj dite.
    O njerëz, mësohuni të respektoni të vërtetat kundrejt gënjeshtrave meskine banale dhe harbute! Askush nuk e uli apo fyu figurën e Rugovës. Vepra e tij mbetet atje ku është, në histori. Rama bile bëri homazhe në varrin e tij! Çfarë prisnit ju tjetër, që ta ngjallte me frymën e magjisë hyjnore?! Krenohuni me figurat madhore dhe respektojini sa janë gjallë. Kërkoni mend dhe këshilla prej tyre. Kjo është në nder të çdo burri që mendon dhe punon me mençuri për vendin e vet.
    Por poeti ka shumë të drejtë, si gjithnjë. Tjetër kund fle lepuri. Veprimi i LDK-së, ishte një gjest në koordinim të plotë me partinë e gremisur të “gjyshit tonë demonkrat” në Tiranë.
    Por ne themi Bravo z. Rama! E keni nisur me këmbë të mbarë dhe kështu vazhdoni! Popullin e keni me vehte!

    Reply to this comment
  13. tironsirefugjat September 16, 20:30

    Arben ,kan shteruar ma fjalet e medha per madheshtin tende ! Je gjigand jo vetem per nga shkrimi por edhe kurajo e pozicionit qe ke mar! Nje poet i madh reh me pulsin e popullit dhe cdo dit behesh aq i dashur e i afert me ne ! Vargjet e tua jan melodia e bukur e diteve dhe sinteza mgjarjeve qe jetojm ! Vargjet e tua ,pastrojn, kthellojn sepse jan te thjeshta te kuptushme, me pesh, qe ben te shkruhet me germa te arta ne kte histori te re qe sovrani zgjodhi te hecim

    Reply to this comment
  14. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. September 17, 02:32

    I MADHI ARBEN DUKA !
    Me nje poezi disa vargjeshe ke thene me shume se nje shkrimtar ,qe pavaresisht perkatesise politike ,nuk do ti thoshte keto qe ke thene ti as me nje ROMAN VOLUMINOZ 3 VOLUMESH PREJ 1500 FAQESH .
    Po , je i madh se RUGOVA NGELET NE FUND TE FUNDIT NJE agjent i vjeter i U.D.B-se ,pavaresisht se kete nuk do qe t’a kaperdije L.D.K-ja !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*