Vargjet e Arben Dukës

November 9, 2012 14:09

Vargjet e Arben Dukës

Më mirë djepja të jetë bosh
Se sa brenda një kodosh

“Eni-eni ju o shokë
Mbledh’të jemi kokë më kokë..”
Por ata, – unë do të thosha
Nuk janë shokë, po janë kodosha

Ata janë të gjithë Salinj
Në mos janë më të këqinj
Se ata janë besëprerë
S’duhen qasur as në derë

Ju ka zënë histerija
Që t’ju ngjitet LSI-ja
Po ju erdhi zoti Metë
Zër’ se erdhi Sala vetë

Është logjikë prej të marri
Ng’ai Metë u bë Janari
Kush dy gramë i ka në kokë
Metën s’mund ta quaj shokë

Dhe sikur Meta të vijë
Askush mendjen s’do t’ia dijë
Mbrapa shpine ta ngul thikën
Të merr votat edhe ikën

Kush ka ikur nëpër vapë
S’ka problem të iki prapë
Futet dhe në bythë të djallit
I ka plasur cip’e ballit

“Eni- eni ju o shokë”
Ju pret Meta me një bllok
Mund t’ia fusë Gjykata kot
Por at’bllok nuk ia heq dot

Kush i mençur është dhe trim
Nga ky Meta s’pret shpëtim
Më mirë djepja të jetë bosh
Se sa brenda një kodosh

Mos kërkoni, mos e prisni
Se votuesit çorodisni
Më keq ua nxini jetën
Se u nxini të vërtetën

Se u nxini të vërtetën
Ju fitoni dhe pa Metën
Pa ndihmën e skraparlliut
Pjellë e keqe e Saliut

November 9, 2012 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*