Vargjet e Arben Dukës

December 9, 2012 10:17

Vargjet e Arben Dukës

Ç’e do më pushtetin, o Sali Gazepi?!

Thua sa të rroj
S’e lëshoj pushtetin
Po neve me ty
Pamë kiametin

Tash s’të flet më koka
Të komandon xhepi
Ç’e do më pushtetin
O Sali Gazepi?!

Gjithë vendin e mole
Si një biçim lope
I paparë ti dole
Si, mor si s’u ngope?!

Po për ty ka vite
Që gjëmon fanfara
Vodhe edhe shite
Ç’të doli përpara!

Ç’e do më pushtetin
More burrë i rrjedhur
Apo të ka mbetur
Ndonjë gjë pa vjedhur?!

Ç’e do më pushtetin
O mendje roitur
Apo të ka mbetur
Ndonjë gjë pa shitur?!

Ç’e do më pushtetin
O Sali o lumë
Apo je pishman
Që s’vrave më shumë?!

Ti duhet të ikje
jo ditën po natën
se ke në kurriz
gjithë nëntdhjet’e shtatën

Punon kuturu
Mendja e të marrit
Ke në shpinë Gërdecin
Vrasjet e Janarit

Ti je një mallkim
Për Atdheun tonë
Kush ka sy të sheh
Kush ka veshë dëgjon

Po votove prapë
Pa vrarë atë mëndje
Vetes do t’i hapësh
Gropë me dorën tënde

Më shumë se Pinokut
Hunda i është rritur
Ç’e do më pushtetin
Ky burrë i goditur?!

Pse s’del në pension
O xhaxha Salia
Të bien rehat
Ti dhe Shqipëria!

December 9, 2012 10:17
Komento

1 Koment

  1. Zani Burimi December 9, 18:41

    Arben Dukës!

    Nuk del në pension
    Sali mavria,
    veç me revolucion
    Ikën kok’e tija.

    I duhet rënë në kokë
    Salës me një dru
    Atë bashkë me shokë
    T’i shembim në hu.

    Me vargje, o Dukë,
    S’ia ndjen Salës shumë,
    Skot’ e tij do zhdukë,
    Veç satira s’ bën punë!

    Ty, o Arben burri,
    Te paça, o trim,
    Nga xheneti ka dalë huri
    Kështu thotë populli im!

    Te paça sa malet,
    O Arben miku,
    Na i lehtëson hallet,
    Po… ç’ka thën’ Namiku?

    Malok i vërtetë
    Nuk zbret vetë nga kali,
    Nuk ikën pra vetë,
    E do kokës abdalli!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*