Vargjet e Arben Dukës

December 17, 2012 13:01

Vargjet e Arben Dukës

Rikthimi i diktatorit

Ku një diktator,
Që ka rënë nga froni,
Është rikthyer prapë,
A mund ta tregoni?!

Asnjëri nga ju,
Nuk ka se ç’të thotë,
Se kjo nuk ka ndodhur,
Asgjëkund në botë!

S’ka ndodhur në botë,
Lindje e perëndim,
Po ama ka ndodhur,
Në atdheun tim!

Dhe që mos e zgjasim,
Me fjalë të kota,
Shqipëtarët kurrë,
S’kanë bërë si Bota!

Ne nuk jemi Botë,
Jemi Shqipëri,
Ku ra dhe u ngrit,
Prapë shoku Sali!

Berisha e hodhi,
Vendin në humnerë,
Në nëntëdhjet’ e shtatën,
Dhe vite të tjerë!

Sadami, Kadafi,
Nuk bënë më shumë,
Po i vunë përjetë,
Për të fjetur gjumë!

Edhe në Egjypt,
“Mbretit” i vunë kryq,
Gati njëqind vjeç,
Dhe është në gjyq!

Me Salinë e Parë,
U vranë mijëra vetë,
Ndaj nuk konceptohej,
Kthimi në pushtet!

Atë që gjithë vendin,
Me gjak e gjakosi,
Në pushtet sërish,
E solli Fatosi!

Të fitonte Sala,
Ishte e pamundur,
Po Fatosi bëri,
Gjithçka për të humbur!

Fatosi pa turp,
Krejt vëndin e talli,
Dhe Salinë e Dytë,
Këtu e ringjalli!

Kur për herë të dytë,
Diktatorët vinë,
Bëhen më të egër,
Për gjith’ njerëzinë!

Me Salinë e Parë,
Dhe Salinë e Dytë,
Gjak dhe vetëm gjak,
Na kanë parë sytë!

Rikthimi i Berishës,
Është një ditë e zezë,
Vendi u rikthye,
Sërish në varrezë!

Nanua që risolli,
Këtu diktaturë,
Veç për këtë krim,
S’duhet falur kurrë!

Neve shpejt harrojmë,
Po bota s’harron,
Sa të jetë Berisha,
BE s’na pranon!

Ata nuk e thonë,
Me zë të vërtetën,
Dhe pse i pashkruar,
Ky është kushti i vetëm!

December 17, 2012 13:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*