Vargjet e Arben Dukës

December 20, 2012 15:23

Vargjet e Arben Dukës

Mos harroni

Po doni ta bëjmë,
Shqipërinë vërtetë,
Duhet mos harroni,
Kurrë shokun Metë!

Po doni që jeta,
Mos ju bëjë veç zborë,
Mos harroni Metën,
Me një bllok në dorë!

Mos harroni kurrë,
Shokun Ilir Meta,
Se nga ai bllok,
U vranë katër veta!

Do harronit veten,
Sikur ta harronit,
Ai është Mamuthi,
I gjithë korrupsionit!

S’dua t’i kujtoj,
Fare tradhëtinë,
Se emër të dytë,
Ka veç Babëzinë!

Këtu kemi qenë,
Po s’e kemi ditur,
Që qe LSI-ja,
Kaq e babëzitur!

Me Salinë i polli,
Fati në kamare,
Dhe e bëri vjedhjen,
Politikë zyrtare!

U shastis komplet,
Truri i Arben Dukës,
Kur vodhën ata,
Dhe gramët e bukës!

Dy tremijë në punë,
Po e mjelin lopën,
Treqind mijë të tjerëve,
Këta u bënë gropën!

Treqind mijë të majtë,
Keq u prenë në besë,
Sepse LSI-ja,
Mund të qe një shpresë!

E kishim një shpresë,
Po ishim gabuar,
Tash ajo dhe Meta,
Krejt ka degraduar!

Mos harroni Metën,
Ju more shqiptarë,
Se po e harruat,
Prapë do ketë të vrarë!

Se po e harruat,
Prapë do ketë të vrarë,
Dhe do të kaloni,
Të tjerë Janarë!

Sa gjynah që është,
Meta nga Skrapari,
Skrapari për besën,
Ka pas qenë i pari!

Skrapari ka qenë,
Kështjellë socialiste,
Se do ta mirr Sala,
Mendja kujt s’ia priste!

Mos harroni Metën,
Janari ju flet,
Sa të vejë guri,
Në vendin e vet!

Mos harroni Metën,
Plagët që iu dhëmbin,
Sa të vijë Skrapari,
Këtu ku ka vëndin!

Se i rrjedh në deje,
Gjak i partizanit,
I Riza Cerovës,
Dhe i Kahremanit*!

* Kahreman Ylli – Hero i Popullit

December 20, 2012 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*