Vargjet e Arben Dukës

December 22, 2012 14:06

Vargjet e Arben Dukës

Fallco-fallco

Fallco-fallco vetëm fallco,
Vendi i vogël i shqiptarëve,
Nga patenta e shoferit,
Gjer tek grad’e shkencëtarëve!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Vend’i vogël i fenerëve,
Nga pëllitja e Saliut,
Gjer tek palla e gomerëve!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Vend’i vogël i orientit,
Nga surrat’ i kryepleqëve,
Te surrat’i Presidentit!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Djemtë-burrat, vajzat-gratë,
Fallco në seriozitet,
Fallco dhe kur bën gallatë!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Buzëqeshja në cep të gojës,
Fallco trimëri e çartur,
Fallco edhe kuajt e Trojës!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Vend’i vogël i shqiptarëve,
Që nga lehje Jozefinës,
Gjer tek lehja e zagarëve!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Vendi i Sali Pinokut,
S’është çudi po t’u fut mbrapa,
Edhe gishti ngrohtë i shokut!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Këtu Muhamet e Krisht,
Fallco krenari e kombit,
Dhe lavdia natyrisht!

Fallco-fallco vetëm fallco,
Edhe gazi, edhe zija,
Fallco solidariteti,
Dhe më fallco dashuria!

Fallcua ndrin pas çdo fytyre,
Tek dykëmbëshit e shkretë,
Veç urrejtja midis tyre,
Veç ajo është e vërtetë!

Vajton shpirti i poetit,
Shqipëria sa më dhëmbet,
Kullë e “ndritur” e pushtetit,
Se është fallco, ndaj do shëmbet!

December 22, 2012 14:06
Komento

1 Koment

  1. ELIOT January 27, 12:52

    Po ben DUKA ..VETEM PERUIDHA E DIKTATORIT ISHTE REALE JO FALLCO …KA QENE MBRAPA NGA CIVILIZIMI KY BENI I PARTISE BOLSHEVIKE …E LA MARKSI NE VITETE 1770 ….SI NUK E PAME NJE POEZI PER KRIMET JO FALLCO TE PARTISE ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*