Vargjet e Arben Dukës

December 25, 2012 11:17

Vargjet e Arben Dukës

PD-ja me Salë

Gallatë Shqipëria,
Hiç s’e di njeri,
Nis-mbaron PD-ja
te shoku Sali!

Gallatë kjo PD-ja
Me trimat e saja,
Njëri është Saliu,
Domethënë maja!

Ai është maja,
Gjithë aty e panë,
Krejt o krejt i vetëm,
Njeri nuk ka pranë!

Nga maja gjer poshtë,
Tremijë vende bosh,
Veç aty të dytin,
Dhe mund ta shikosh!

Në majë është Sala,
Nga gjithë më i gjalli,
Tremijë shkallë më poshtë,
Mund të jetë Topalli!

Mund të jetë Topalli,
Mund të jetë Bujari,
Me distancë të madhe,
Nga maja-i pari!

Sala majë PD-së,
Me shpatë e me heshta,
Që të gjithë nga lart,
I duken si pleshta!

Ashtu janë vërtet,
Ulin kokën-heshtin,
S’ka zë kundër Salës,
Se të shtyp si pleshtin!

Sala majë PD-së,
Shumë larg janë skalionet,
Se i vetëm ka,
të gjitha funksionet!

Kryetar Kuvendi,
President punon,
Me një dorë të hekurt,
Çdo  gjë kontrollon!

Sala rri në majë,
Zgjuar kurdoherë,
Të gjithë rrotull tij,
Nuk kanë asnjë vlerë!

Kjo është situata,
Që mileti di,
Me Salën në majë,
S’ka demokraci!

Kjo është situata,
Pak a shumë kritike,
Pa Salën në majë,
S’ka “Demokratike”!

Ç’kusur ka mileti
I varfër në zi
Paguan Kuvend
Edhe Qeveri

Paguajmë veç Salën
Dhe kursejmë ca lekë
Se të tjerët janë
Patate dhe qepë

December 25, 2012 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*