Vargjet e Arben Dukës

November 13, 2012 11:42

Vargjet e Arben Dukës

Për Enverin dhe Blendi Fevziun

Shumë njerëz libra nxjerrin
Po ti djalë bëre çudinë
Vjet na ngope me Enverin
E sivjet me Pamvarësinë

Talent në të katra anët
Je i zgjuar, je kodosh
Fap, të gjithë historianët
Tok i hodhe në një kosh

Për 100 vjeçin Pavarësi
Që ti shkrove mes qederit
Mirë e dije o Fevzi
Se 50 janë të Enverit

Por dhe ti o Blend Fevziu
Që të ngasim muhabetin
Njëlloj si Doktor Saliu
Ca si shumë je marë me mbretin

Historia t’u bë meze
Por një gjë s’di për të tutë
Para gruas hungareze
Zogu kish’ një prostitutë

Kish rumunen grua tjetër
Katër vjet me të jetoi
I bëri dhe Papës letër
Po as Papa s’i martoi

Në arkiva kur ke parë
Domosdo ky fakt ka dalë
Po ti për Zogun e parë
Dot s’i shkruan këto fjalë

Ti vërtet je djalë i zgjuar
Por me porosira shkruan
Shkrove prapë ç’të ka kërkuar
Ai klan që të paguan

Neve jemi republikë
Perfeksioni i regjimit
E të gjithë tani kanë frikë
Të thonë datën e krijimit

Këtu rrot’ e historisë
Sidoqë të rrotullohet
Në 100 vjet të Shqipërisë
Gjysëm shekulli s’mohohet

Frymëzimin s’mund ta kemi
Nga furtunat e inatit
Që sërish o Blend mos themi
Atë punën e hallatit…

November 13, 2012 11:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*