Vargjet e Arben Dukës

January 15, 2013 11:37

Vargjet e Arben Dukës

S’jam poeti i shkalluar,
jam popull i zemëruar

Kush e rropi Shqipërinë?
Kush ia prishi bukurinë?
Kush si njerkës i vu’ pishën?
Ujqëria me Berishën!

Kush mor kush ia nxiu jetën?
Kush ia vrau të vërtetën?
Obobo sa keq e tretën!
Ky Sali me Ilir Metën!

Minjtë që dolën nga gjirizi,
Si njëfarë Shpëtim Idrizi,
Ja këta e veç këta,
Na u shpifën si damblla,

Ky Idrizi, një këllirë,
S’e sheh veten në pasqyrë?
Në ekrane seç na ngeli,
Muti që bëri Xhuveli!

Nuk kam asgjë personale,
Me këto të ndyra hale,
Po kur shoh, ah, poshtërsitë,
Më dalin rrufe nga sytë!

Kurrë Zoti mos e dhëntë,
Të bashkohemi me qëntë,
Qentë e qenve të pabesë,
Në një shtrat e në një thes!

Këtu s’mund të vijë e mira,
Po s’ikën ato fytyra,
Popull-po ke veshë dëgjo,
Këllirat mos i voto!

E marrin votën nga ty,
Pastaj bëjnë tregëti,
Dhe e çojnë sy më sy,
Drejt e tek shoku Sali!

Sali pordha goxha “burrë”,
Këtu s’ka fituar kurrë,
Po atij ia shtynë ditën,
Qentë që nga neve ikën!

Që të mos na zbrazet kupa,
Tani duhen shtatë lupa,
Të ketë veç idealista,
Kur të shkruhen ato lista!

Të jenë njerëzit më besnikë,
Që s’na lënë në mot të lig,
Që pështyjnë mbi miliona,
Dhe s’i shesin votat tona!

Të zhduket Xhuvelëria,
Siç kam thënë, kurvëria,
Kurvëria me Salinë,
Për të rrjepur Shqipërinë!

Ah e ah, që s’kam fuqi,
Që të vija pak drejtësi,
Pa mëshirë këta zuzarë,
Do t’i varja në litarë!

S’jam poeti i shkalluar,
Popull jam, i zemëruar,
Po jam popull me maraz,
Ndaj mbi qentë kobure zbraz!

January 15, 2013 11:37
Komento

15 Komente

  1. N.VJOSA January 15, 17:56

    Pershendetje o Bilbili Lunxherise dhe i mbare Shqiperise!
    Vargjet e tua per Politiken e dites ne Shqiperi,
    Jane Kushtrim dhe jane Flamur!
    Intelektuali i Vertete duhet ti thote popullit te vet te Verteten!
    Pershendetje Arben Duka, pershendetje gazetes “Dita”,
    Me pelqen shume kritika dhe motua e kesaj gazete te re, per te ndertuar Demokracine e Vertete ne Shqiperi!

    Reply to this comment
    • ergys January 15, 18:45

      Arben Duka je nje monument i gjalle ne jete, je nje drite e vertete .pa ty mengjesi ska kuptim, pa ty mendja nuk ka zgjim, je heroi i shpirtit tim. Te falenderoj nga zemra

      Reply to this comment
      • Illo January 15, 21:54

        T’u lumtë dora dhe mëndja , Arben i dashur,
        I pa lodhur ke qënë dhe mbetesh . I talentuar dhe jehonë e gjallë e ndjenjave të popullit .
        Pushka top ! Illo

        Reply to this comment
  2. SKENDER BEU I VJETER January 16, 01:25

    TE LUMTE GOJA ARBEN DUKA,LUMSHIN EDHE ATO CUKA,QE TE LINDEN TE BENE BURRE,FJALEN BOMBE DHE FLAMUR.KE KURAJO MENDJE TE HOLLE,E ZBRAZ FJALEN SI PISQOLLE,SI PISQOLL,PUSHK EHDE TOP,PLEHRAT PO I FUT NE GROPE.SE SALI,ILIR,NANUCE DHE DISA SURAT MAJUCE S’MERITOJNE TE KENE AS VARRE ,JO ME TE QUHEN SHQIPETARE.NDAJ TE GJITHE DUHET TE NGRIHEN TE VOTOJNE DHE TE MOS FSHIHEN,DHE NE VJEDHTE AJO KOKEMUSHKE,TI SULEN ME BOMBE ME PUSHKE,KUR BEHET VENDI SI QIVURI,ESHTE E DREJTE TE REMBEHET HURI.SE KADALE THONE AI I SHKRETI, NGA E KEQJA NGA XHENETI.

    Reply to this comment
  3. Ajtanka September 8, 08:34

    Te lumte Arben, si gjithnje vargje te goditura mire dhe bukur .

    Reply to this comment
  4. Jäger March 16, 15:21

    Te lumte Arben por me sa duket keta derrat qe ne i quajm politikane duan me shpulle fytyres se keto qe shkruan ti nuk jane aq te zgjuar sa ti kuptojne.

    Reply to this comment
  5. chanel June 13, 19:07

    Ky jo vetem eshte budalla……. por budallalekun don ta shese si art, apo veten si artist, mjer kush i shkon ketij deficenti mental mbrapa pastaj me ben pershtypje qe me vargje hiqet trim por kekon ti heqe geshtenjat e pjekura me duart e te tjereve nje spurthak eshte ky budalla katundi dhe nese ka shume katundi ky eshte ne pidestalin e budallejve te atij katundi

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi October 10, 12:09

      Zemerimi te ben poet ka thene dikush.Arben Duka zbraz zemerimin e tij dhe kjo eshte detyra qe ka. Poeti nuk ka dhe nuk mer pushken por penen. Tung !

      Reply to this comment
  6. lato June 13, 19:29

    Poeti lufton me vargje,Saliu lufton me mercenare,basha lufton me lulekuqe.

    Reply to this comment
  7. Marita Dhandili October 26, 08:41

    Z.Arben Duka!Vargje tuaja jane kushtrim per kere kohe qe jetojme .Ato shprehin edhe zemerimin tone.Populli ne ka sy e veshe te veproje.Ju lumte pena!Jeni atdhetar e intelektual i vertete jo sahanlepires.

    Reply to this comment
  8. OSMAN October 31, 10:35

    KUR LEXOJ VARGJET E ARBEN DUKES , MARR FORCE DHE MENDOJ SE AKOMA NUK KA VDEKUR SHQIPERIA.MUND TE JETE NGA TE VETMIT POET QE SHKRUAN VARGJET ME ZERIN QE I KUMBON NGA THELLESIA E SHPIRTIT.KY ESHTE PROTOTIPI I SHQIPETARIT QE KA MENDIMIN, KA FOCEN E FJALES QE THYEN CELIKUN, KRIJON ATE SITUATE REVOLTE, QE TE BEN PER TU HEDHE NE FLAKE DHE PER TE SHPORRUR , BANDAT E KRIMINELEVE ,HAJDUTEVE, MERCENAREVE ,PRASTOVE TE NDYRA TE KONTRABANDAVE DHE PER TI FLAKUR NE KOSHIN E PLEHRAVE, PSE JO KUSH TA KETE BER BORGJ, PLUMBI DO TE ISHTE PAK.PERSHEDETJE A.DUKES DUKE I URUAR SHENDET ,JETE TE GJATE DHE MUZE POETIKE, ME SARKAZMAT ME THERESE QE NJOHIM NE KETE SHEKULL.

    Reply to this comment
  9. beni February 20, 18:44

    je pasuri per kete toke te djegur more mjeshter i penes dhe i fjales ne rime dhe ne proze .Dhe duke qene i tillle ne publicistike flori kaluar floririt je(dhe sksa si te ishe ndryshe)ne planin njerezor intelektual ate kombetare si vizionare e kontributor ne demaskimin e kalbesirave qe mbajne ere kerrmash dhe inspirimin e shprtit te plagosur per zgjim dhe optimizem ne mbeshtetjen pa rezerva te pales qe perfaqson progresin dhe qe jane garanci dhe vlere e pa diskutueshme ne fitoren e kauzes se shumices se rreshtuar ne anen e duhur kohe dhe menyren e duhur .(ne anen e shuplakave ndaj pisllekut).

    Reply to this comment
  10. mos vidh vlera March 17, 16:18

    Te vrafte Zoti, o surrat plagjiat: ku i gjete elementet jo te tuat si universi i fjales; di sa vlej dhe nuk di te shitem shtrenjte; fjala do bluar ne moker nuk ka pse ta dije cdo medioker

    dhe kryesorja fjala e farfurinjte (fjale teper e rralle dhe konstrukt i gabuar por kryesorja i imituar dhe plagjiaruar-percudnuar. Zoti i madh te vrafte

    ty dhe te tjere minj halesh qe pergjoni vidhni dhe shfytyoni cdo gje
    te vrafte Zoti!

    Reply to this comment
  11. tomorri September 17, 18:10

    Shume poet ka pas shqiperia
    erdhen iken me jehona
    shkrije penen Arben Duka
    je poet i koheve toan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*