Vargjet e Arben Dukës

January 26, 2013 12:16

Vargjet e Arben Dukës

Sytë e dashurisë
(një pauzë që dashuria e meriton)

U këput një yll,
Që nga lart na ra,
U këput një yll,
E më nuk u pa!

U këput një yll,
Mes për mes u nda,
U këput një yll,
E më nuk u pa!

Vetëm unë e dija,
Pse u nda ashtu,
Ranë gjysmat e yllit,
Në dy sytë e tu!

Ti në gjithë botën,
Shkrepje – vetëtije,
Nga një yll i vetëm,
Seç u bënë dy yje!

Ma jep njërin mua,
Të bëhem si ty!
Ti thua – s’i dua,
T’i fal që të dy!

T’i fal me t’vërtetë,
Dhuratë dashurie,
Se jam yll dhe vetë,
Dhe pa ata yje!

M’i fale të dy,
Ata yje blu,
Prapë mbetën të njëjtë,
Të dy sytë e tu!

Misterin e dritës,
Vetëm ti e dije,
Në mesin e ditës,
Shkrepën katër yje!

Shkrepën katër yje,
Plot me kaltërsi,
Dy në sytë e tu,
Dy në sytë e mi!

Dhe në fund të botës,
Të dalloj unë ty,
Dhe ti si pasqyrë,
I ke sytë e mi!

Flasin edhe flasin,
Sytë e dashurisë,
Veç ata ia dinë,
Gjuhën Perëndisë!

January 26, 2013 12:16
Komento

1 Koment

  1. Illo January 26, 16:36

    T’u lumtë dora dhe mëndja . Ndjenja e kthjelltë e dashurisë njerëzore , tyj të ka frymëzuar në menyrë të përherëshme . Je njeri me ndjenjë , pastaj je poet . Do marrëzisht njeriun dhe Shqipërinë . T’u lumtë dora dhe mëndja . Illo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*